37 SHQIP
12.
Mos u përpiqni të rrëzoni një pemë derisa të keni
kuptuar rreziqet dhe se si t’i shmangni ato.
Mund
të ndodhin lëndime të rënda ndaj përdoruesit ose
personave rrotull gjatë rrëzimit të një peme.
13.
Shkaqet dhe parandalimi i forcave zmbrapsëse
të punëtorit:
Forcat zmbrapsëse mund të ndodhin kur pjesa e
përparme ose maja e shufrës udhëzuese prekin
një objekt ose kur druri afrohet dhe bllokon
zinxhirin e sharrës në pikëprerje. Në disa raste,
kontakti me majën mund të shkaktojë një reagim
të kundërt të papritur, duke e goditur shufrën
udhëzuese lart dhe drejt punëtorit. Bllokimi i
zinxhirit të sharrës përgjatë shufrës udhëzuese
mund ta kthejë shufrën menjëherë mbrapa drejt
punëtorit. Secili prej këtyre reagimeve mund t’ju
shkaktojnë humbjen e kontrollit të sharrës, gjë e
cila mund të rezultojë në lëndim të rëndë personal.
Mos u mbështetni vetëm në pajisjet mbrojtëse
të integruara në sharrë. Si përdorues i sharrës
me zinxhir, duhet të ndërmerrni disa hapa që të
shmangni aksidente ose lëndime gjatë prerjeve.
Zmbrapsja është rezultat i keqpërdorimit dhe/ose
procedurave ose kushteve të pasakta të përdorimit
të sharrës me zinxhir dhe mund të shmanget duke
marrë masat e mëposhtme parandaluese:
•
Mbajeni sharrën me zinxhir të shtrënguar,
duke i vendosur gishtat rreth dorezave
të saj dhe të dyja duart mbi sharrë,
dhe poziciononi trupin dhe krahun në
mënyrë që të mund t’i rezistoni forcave
zmbrapsëse.
Nëse merren masat e duhura
parandaluese, punëtori mund t’i kontrollojë
forcat zmbrapsëse. Mos e lëshoni sharrën
me zinxhir.
►
Fig.1
•
Mos e kaloni dhe mos prisni mbi lartësinë
e shpatullave.
Kjo ndihmon parandalimin
e kontaktit të pasynuar me majën dhe
mundëson kontroll më të mirë të sharrës me
zinxhir në situata të papritura.
•
Përdorni vetëm shufrat udhëzuese dhe
zinxhirët e sharrës të specifikuar nga
prodhuesi.
Shufrat udhëzuese dhe zinxhirët
e sharrës jo të duhur mund të shkaktojnë
këputjen e zinxhirit dhe/ose zmbrapsje.
•
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit mbi
mprehjen dhe mirëmbajtjen e zinxhirit të
sharrës.
Ulja e nivelit të matësit të thellësisë
mund të shkaktojë zmbrapsje të tepërt.
14.
Ndiqni të gjitha udhëzimet kur pastroni materialet
e ngecura, kur magazinoni ose i kryeni shërbimin
sharrës me zinxhir. Sigurohuni që çelësi të jetë i
fikur dhe të jetë hequr paketa e baterisë.
Aktivizimi
i papritur i sharrës me zinxhir gjatë pastrimit të
materialit të ngecur ose shërbimit mund të rezultojë
në lëndime të rënda personale.
RREGULLA TË TJERA SIGURIE
1.
Përpara se të filloni punën, kontrolloni që
zinxhiri i sharrës punon siç duhet dhe që
gjendja e tij është në përputhje me rregullat e
sigurisë. Veçanërisht kontrolloni që:
•
Freni i zinxhirit funksionon siç duhet;
•
Freni i ndalimit funksionon siç duhet;
•
Kapaku i fletës dhe i rrotës udhëzuese të jetë
vendosur siç duhet;
•
Zinxhiri të jetë mprehur dhe tendosur në
përputhje me rregulloret.
2.
Mos e ndizni sharrën me zinxhir me kapak të
vënë.
Ndezja e sharrës me zinxhir me kapak të
vënë mund të sjellë kërcimin e kapakut përpara
duke shkaktuar lëndim të personit dhe dëmtimin e
objekteve rreth përdoruesit.
3.
Shmangni mjediset e rrezikshme. Mos e
përdorni veglën në vende të lagështa ose të
lagura dhe mos e ekspozoni ndaj shiut. Uji që
hyn në vegël mund të rrisë rrezikun e goditjeve
elektrike.
4.
Mos e hidhni baterinë(të) në zjarr. Ajo mund
të shpërthejë. Kontrolloni kodet vendore për
udhëzime të mundshme të veçanta të hedhjes.
5.
Mos e hapni dhe mos e shformoni baterinë(të).
Elektroliti i çliruar është gërryes dhe mund
të dëmtojë sytë ose lëkurën. Ai mund të jetë
toksik nëse gëlltitet.
6.
Mos e karikoni baterinë në shi ose në vende të
lagura.
Pajisje për mbrojtje personale
1. Rrobat duhet të jenë të puthitura pas trupit, por të
mos pengojnë lëvizjen.
2. Vishni rrobat e mëposhtme mbrojtëse gjatë punës:
•
Helmetë sigurie të testuar, nëse rreziku
paraqitet nga degë që bien ose ndonjë gjë e
ngjashme;
•
Maskë për fytyrën ose syze mbrojtëse;
•
Mbrojtëse të përshtatshme për veshët (kufje
të mëdha, tapa të zakonshme ose elastike
për veshët). Analiza "Octave" e markës sipas
kërkesës.
•
Doreza sigurie të qëndrueshme prej lëkure;
•
Pantallona të gjata prej materiali të fortë;
•
Rroba pune mbrojtëse prej materiali
rezistues ndaj prerjes;
•
Këpucë ose çizme me shuall jo të
rrëshqitshëm, me maja çeliku dhe prej
materiali izolimi rezistues ndaj prerjes;
•
Maskë për frymëmarrjen kur kryhen punë që
prodhojnë pluhur (p.sh. prerja e drurëve të
thatë).
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të fituara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Summary of Contents for DUC405
Page 2: ...Fig 1 2 1 18 3 4 5 6 11 13 15 12 19 7 8 10 17 9 14 16 Fig 2 1 2 3 Fig 3 1 2 Fig 4 2 ...
Page 3: ...1 2 Fig 5 1 Fig 6 2 1 Fig 7 2 3 1 2 3 1 Fig 8 1 Fig 9 1 Fig 10 3 ...
Page 4: ...1 2 3 4 Fig 11 1 Fig 12 1 2 3 Fig 13 1 Fig 14 1 2 3 Fig 15 1 Fig 16 1 2 Fig 17 Fig 18 4 ...
Page 5: ...Fig 19 Fig 20 Fig 21 Fig 22 A B A B Fig 23 Fig 24 2 1 2 45o 1 45o Fig 25 1 2 2 3 3 Fig 26 5 ...
Page 7: ...Fig 35 Fig 36 2 1 Fig 37 1 2 Fig 38 1 2 Fig 39 7 ...
Page 146: ...146 ...
Page 147: ...147 ...