30
•
Freni i ndalimit funksionon siç duhet;
•
Kapaku i fletës dhe i rrotës udhëzuese të jetë
vendosur siç duhet;
•
Zinxhiri të jetë mprehur dhe tendosur në
përputhje me rregulloret;
14.
Mos e ndizni sharrën me zinxhir me kapak të
vënë.
Ndezja e sharrës me zinxhir me kapak të
vënë mund të sjellë kërcimin e kapakut përpara
duke shkaktuar lëndim të personit dhe dëmtimin e
objekteve rreth përdoruesit.
Paralajmërimet kryesore specifike të sigurisë
të sharrës me zinxhir me dorezë
1. Kjo sharrë me zinxhir është krijuar veçanërisht
për përkujdesjen dhe operacionet e pemëve.
Sharra me zinxhir synohet të përdoret vetëm nga
përdoruesit e trajnuar. Zbatoni të gjitha udhëzimet,
procedurat dhe rekomandimet nga organizata
profesionale përkatëse. Në të kundërt mund të
ndodhin aksidente fatale. Rekomandohet që
gjithmonë të përdorni një platformë me ngritje
(makinë me kovë, ashensor) për të sharruar
pemët. Teknikat e përdorimit në gjendje të varur
me litar janë tepër të rrezikshme dhe kërkojnë
trajnim special. Përdoruesit duhet të jenë të
trajnuar dhe të familjarizohen me përdorimin e
pajimeve të sigurisë dhe teknikat e ngjitjes.
Gjithmonë përdorni rripat, litarët dhe kllapat
përkatëse kur punoni nëpër pemë. Gjithmonë
përdorni pajime shtrënguese sipër përdoruesin
edhe sharrën.
2. Kryeni pastrimin dhe mirëmbajtjen para
magazinimit në përputhje me manualin e
përdorimit.
3. Siguroni pozicionimin e sigurt të sharrës me
zinxhir gjatë transportimit të makinerisë për të
shmangur derdhjen e karburantit apo vajit,
dëmtimin e veglës dhe lëndimet personale.
4.
Mos e rimbushni vajin e zinxhirit afër zjarrit. Kurrë
mos pini duhan kur mbushni vajin e zinxhirit.
5. Rregulloret kombëtare mund të kufizojnë
përdorimin e sharrës me zinxhir.
6. Nëse pajisja përplaset fort ose bie, kontrolloni
gjendjen e saj para se të vazhdoni punën.
Kontrolloni kontrollet dhe pajisjet e sigurisë për
keqfunksionim. Nëse ka dëmtime ose dyshoni për
dëmtime, dërgojeni për inspektim dhe riparim në
qendrën e autorizuar të shërbimit.
7.
Mbajeni sharrën fort pa lëvizur për të mënjanuar
rrëshqitjen (lëvizjen rrëshqitëse) ose kërcimin e
sharrës kur filloni një prerje.
8.
Në fund të prerjes, bëni kujdes të ruani ekuilibrin
tuaj si pasojë e “rënies”.
9.
Llogarisni edhe drejtimin dhe shpejtësinë e erës.
Shmangni tallashin dhe blozën e vajit të zinxhirit.
Pajisje mbrojtëse
1.
Për të shmangur lëndimet në kokë, sy, dorë ose
këmbë, si dhe për të mbrojtur dëgjimin gjatë
vënies në punë të sharrës me zinxhir duhet të
përdorni pajisjet e mëposhtme mbrojtëse:
−
Rrobat duhet të jenë të përshtatshme, pra,
duhet të jenë të puthitura pas trupit, por jo aq
sa t'ju pengojnë. Mos mbani bizhuteri ose
mos vishni rroba që mund të ngecin nëpër
shkurre dhe degë pemësh. Nëse keni flokë
të gjatë, gjithmonë mbani një rrjetë flokësh!
−
Kur punoni me sharrën me zinxhir është e
domosdoshme të mbani një helmetë
mbrojtëse.
Helmeta mbrojtëse
duhet të
kontrollohet në intervale të rregullta për
dëmtim dhe duhet të ndërrohet pas
maksimumi 5 vjetësh. Përdorni vetëm
helmeta mbrojtëse të miratuara.
−
Ekrani mbrojtës i fytyrës
i helmetës
mbrojtëse (ose syzet) ju mbrojnë nga tallashi
dhe ashklat e drurit. Gjatë përdorimit të
sharrës me zinxhir mbani gjithmonë syze
mbrojtëse ose ekran mbrojtës për fytyrën për
të parandaluar lëndimet në sy.
−
Mbani
pajime mbrojtëse nga zhurmat
(kufje, tapa veshësh etj.).
−
Xhaketa mbrojtëse
përbëhet nga 22 shtresa
najloni dhe e mbron përdoruesin nga prerjet.
Gjithmonë duhet të mbahet veshur kur punoni
në platforma në lartësi (makina me kovë,
ashensor), që nga platformat e montuara mbi
shkallë apo kur ngjiteni me litar.
−
Struktura mbrojtëse dhe kominoshet
kanë
përbërje najloni me 22 shtresa dhe mbrojnë
nga prerjet. Ne e rekomandojmë shumë
përdorimin e tyre.
−
Gjatë përdorimit të sharrës me zinxhir duhet
të mbahen gjithmonë
doreza të veçanta
me
lëkurë të trashë, të cilat janë pjesë e
pajimeve të rekomanduara.
−
Gjatë përdorimit të sharrës me zinxhir duhet
të mbani veshur
çizme sigurie
ose
këpucë
sigurie
të pajisura me shollë kundër
rrëshqitjes, majë çeliku dhe pajime mbrojtëse
për këmbën. Këpucët e sigurisë të pajisura
me një shtresë mbrojtëse mundësojnë
mbrojtje nga prerjet dhe garantojnë një
bazament të sigurt. Për të punuar në pemë,
çizmet e sigurisë duhet të jenë të posaçme
për teknikat e ngjitjes.
Dridhja
1.
Individët me probleme në qarkullimin e gjakut që i
ekspozohen dridhjeve të tepërta mund të pësojnë
dëmtime të enëve të gjakut ose në sistemin nervor.
Dridhjet mund të shkaktojnë simptomat e mëposhtme
në gishta, duar ose kyçe: “Përgjumje” (mpirje), therje,
dhimbje, një ndjesi shpuese, ndryshim të ngjyrës së
lëkurës ose të vetë lëkurës.