30 ALBANIAN
Regjimi i shpimit
KUJDES:
•
Shtypja e tepërt e veglës nuk do të shpejtojë
shpimin. Në fakt, shtypja e madhe do të dëmtojë
majën e puntos, zvogëlon efikasitetin e veglës
dhe shkurton afatin e përdorimit të veglës.
•
Gjatë depërtimit të puntos në anën e kundërt
të objektit mbi vegël/majë ushtrohet një forcë e
madhe shpuese. Mbajeni veglën fort dhe bëni
kujdes kur puntoja fillon të depërtojë përmes
objektit që po punohet.
•
Një punto e ngecur mund të hiqet thjesht duke
vendosur çelësin e ndryshimit në rrotullimin
e anasjelltë për ta nxjerrë jashtë. Megjithatë,
vegla mund të dalë papritmas nëse nuk e mbani
fort.
•
Siguroni gjithmonë që objektet më të vogla të
përpunohen në morsë ose pajisje të ngjashme
për shtrëngim.
•
Mos e tërhiqni vazhdimisht këmbëzën e çelësit
kur motori të jetë i bllokuar. Kjo mund ta dëmtojë
veglën.
Për të shpuar në dru arrihen rezultate më të mira me
përdorimin e puntove për dru me vidë udhëzuese. Vida
udhëzuese lehtëson shpimin sepse tërheq majën në
materialin e punës.
Për të shpuar në metal, për të parandaluar daljen e
majës kur bëni një vrimë, bëni një shenjë me bulino dhe
çekiç në vendin ku do të shpohet. Në vendin e shënuar
vendosni majën dhe filloni shpimin.
Gjatë shpimit të metalit përdorni lubrifikuesin për prerje.
Përjashtim bën shpimi i hekurit dhe i bronzit, të cilët
duhet të shpohen në të thatë.
SHËNIM:
•
Zgjidhni shpejtësinë që i përshtatet ngarkesës
së punës. Shpimi mbi kapacitetin e lejuar mund
të dëmtojë veglën.
Kapaciteti i shpimit
Shpejtësi e
lartë
Shpejtësi e
ulët
Çelik
shpimi
6,5 mm
Çelik
shpimi
Dru
Dru
12 mm
10 mm
21 mm
Regjimi i kaçavidës
KUJDES:
•
Rregulloni numrin në ekranin LED në nivelin e
përshtatshëm të forcës shtrënguese për punën
tuaj.
•
Sigurohuni që puntoja futet drejt në kokën
e vidës ose vida dhe/ose puntoja mund të
dëmtohet.
•
Mbajeni veglën fort. Gjatë prerjeve ose
rishtrëngimit mund të ketë forcë të papritur
përdredhjeje dhe kjo mund t’ju përdredhë kyçin.
Vendosni majën e kaçavidës në kokën e vidës dhe
ushtroni presion në vegël. Ndizni veglën ngadalë dhe
më pas rrisni gradualisht shpejtësinë.
SHËNIM:
•
Kjo vegël punon me friksion elektronik. Vegla
ndalon automatikisht kur friksioni hyn në
punë. Për të vazhduar punën lëshoni një herë
këmbëzën e çelësit.
•
Gjatë vendosjes së vidave në dru, shponi
paraprakisht vrima pilot për të bërë vidhosjen
më të lehtë dhe për të parandaluar çarjen e
materialit të punës. Shikoni tabelën.
Diametri nominal i vidës për dru (mm) Madhësia e rekomanduar e vrimës drejtuese (mm)
3,1
2,0 - 2,2
3,5
2,2 - 2,5
3,8
2,5 - 2,8
4,5
2,9 - 3,2
4,8
3,1 - 3,4
5,1
3,3 - 3,6
5,5
3,7 - 3,9
5,8
4,0 - 4,2
6,1
4,2 - 4,4
SHËNIM:
•
Shihni tabelën e mëposhtme për lidhjen
ndërmjet numrit të cilësimit të rrotullimit dhe
shpejtësisë së rrotullimit shtrëngues.
Shpejtësia e rrotullimit shtrëngues ndryshon
në varësi të materialeve. Kryeni një shtrëngim
testues për të arritur rrotullimin e dëshiruar
përpara përdorimit.
Shkalla e forcës shtrënguese
Numri në
ekranin
LED
1
3
5
7
9
E ulët (1)
E lartë (2)
Afërsisht 2,9 N.m.
(Afërsisht 25,5 Kgf-cm)
Afërsisht 4,6 N.m.
(Afërsisht 46,9 Kgf-cm)
Afërsisht 8,1 N.m.
(Afërsisht 82,6 Kgf-cm)
Afërsisht 10,0 N.m.
(Afërsisht 102,0 Kgf-cm)
Afërsisht 11,5 N.m.
(Afërsisht 117,3 Kgf-cm)
Afërsisht 1,1 N.m.
(Afërsisht 11,2 Kgf-cm)
Afërsisht 2,0 N.m.
(Afërsisht 20,4 Kgf-cm)
Afërsisht 3,0 N.m.
(Afërsisht 30,6 Kgf-cm)
Afërsisht 4,0 N.m.
(Afërsisht 40,8 Kgf-cm)
Afërsisht 5,8 N.m.
(Afërsisht 59,1 Kgf-cm)