88 SHQIP
Treguesi i kapacitetit të mbetur të
baterive
Vetëm për kuti baterie me llambë
►
Fig.5:
1.
Llambat treguese
2.
Butoni i kontrollit
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
Llambat treguese
Kapaciteti i
mbetur
Ndezur
Fikur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
SHËNIM:
Në varësi të kushteve të përdorimit dhe
të temperaturës së ambientit, treguesi mund të
ndryshojë paksa nga kapaciteti aktual.
SHËNIM:
Llamba e parë e treguesit (në fund majtas)
do të pulsojë kur sistemi i mbrojtjes së baterisë është
në punë.
Sistemi i mbrojtjes së pajisjes/
baterisë
Pajisja dhe bateria janë të pajisura me një sistem
mbrojtjeje. Ky sistem ndërpret automatikisht energjinë
në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e pajisjes dhe
baterisë. Pajisja do të ndalojë automatikisht gjatë punës
nëse pajisja ose bateria janë vendosur sipas një prej
kushteve të mëposhtme.
•
Mbrojtja nga mbingarkesa: Kur pajisja ose bateria
vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të
tërheqë një rrymë më të lartë nga normalja, pajisja
fiket automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Në këtë
situatë, fikeni pajisjen dhe ndaloni përdorimin që
shkaktoi mbingarkesën e pajisjes. Pastaj ndizeni
pajisjen për ta rinisur.
•
Mbrojtja ndaj mbinxehjes: Kur pajisja ose bateria
është e mbinxehur, pajisja ndalon automatikisht.
Lëreni pajisjen të ftohet përpara se ta ndizni
sërish.
•
Mbrojtja nga mbishkarkimi: Kur kapaciteti i
baterisë ulet, pajisja ndalon automatikisht. Nëse
pajisja nuk funksionon edhe kur përdoren çelësat,
hiqni kutinë e baterisë nga pajisja dhe karikojeni
atë.
Mbrojtjet nga shkaqe të tjera
Sistemi i mbrojtjes është menduar edhe për shkaqe të
tjera që mund ta dëmtojnë pajisjen dhe i lejon pajisjes
të ndalojë automatikisht. Ndërmerrni të gjitha hapat e
mëposhtëm për të zgjidhur rastet, kur pajisja ka arritur
në ndalim të përkohshëm apo ndërprerje të punës.
1. Fikeni pajisjen dhe pastaj rindizeni për të rifilluar.
2. Karikoni bateritë ose ndërrojini me bateri të
karikuara.
3. Lëreni pajisjen dhe bateritë të ftohen.
Nëse nuk vini re ndonjë përmirësim me rivendosjen e
sistemit të mbrojtjes, kontaktoni qendrën vendore të
shërbimit të Makita.
Përdorimi i pajisjes me burimin
elektrik të lidhur me kordon
Përpara se të përdorni burimin e energjisë të lidhur me
kordon, lexoni udhëzimet dhe shënimet e kujdesit në të.
PARALAJMËRIM:
Kur e përdorni pajisjen me
burimin elektrik me tel, vendoseni burimin elektrik
me tel në sipërfaqe të qëndrueshme.
Ky aparat
përdoret në pozicionin të palëvizshëm. Përdorimi i
burimit elektrik me tel që e mbani në shpinë mund të
shkaktojë aksident me rrëzim.
PËRDORIMI
Përgatitja
Kur e përdorni pajisjen për herë të parë, ose pas
një periudhe të gjatë magazinimi, kryeni hapat e
mëposhtëm.
1.
Hiqni të gjitha materialet e paketimit nga pajisja.
2.
Pastroni brendësinë e ibrikut dhe filtrit. Mund të
ketë papastërti, si p.sh. pluhura mbi to.
Shihni kapitullin “MIRËMBAJTJA” për mënyrën e
pastrimit.
Vlimi i ujit
KUJDES:
Vloni vetëm ujë. Mos vloni gjë tjetër
përveç ujit.
KUJDES:
Mos e vii pajisjen në një vend të
paqëndrueshëm, vend ku kalojnë shpesh njerëz
apo vend ku mund ta arrijnë fëmijët.
Përndryshe
pajisja mund të bjerë aksidentalisht dhe të shkaktojë
lëndime.
KUJDES:
Kur e mbyllni kapakun, shtyjeni
kapakun në mënyrë të sigurt dhe vendosni
butonin e siguresës së derdhjes në pozicionin e
mbyllur.
Ndryshe mund të ndodhin lëndime në rast
aksidentesh me rrëzim.