32
ALBANIAN
Për ta ndaluar veglën, shtypni pjesën e pasme të çelësit
të rrëshqitëses, më pas rrëshqiteni drejt pozicionit “O
(FIKUR)”.
►
Fig.5:
1.
Çelësi me rrëshqitje
Funksioni i ndryshimit automatik të
shpejtësisë
►
Fig.6:
1.
Treguesi i regjimit
Gjendja e treguesit të
regjimit
Regjimi i funksionimit
Regjimi i shpejtësisë së lartë
Regjimi i forcës së lartë
rrotulluese
Kjo vegël ka “regjimin e shpejtësisë së lartë” dhe
“regjimin e forcës së lartë rrotulluese”. Ajo e ndryshon
regjimin e punës në mënyrë automatike në varësi të
ngarkesës së punës. Kur treguesi i modalitetit ndizet
gjatë punës, vegla është në modalitetin e forcës
rrotulluese të lartë.
Funksioni parandalues për rindezjen
e paqëllimshme
Edhe nëse kutia e baterisë është vendosur në vegël me
çelësin e rrëshqitjes në pozicionin “I (NDEZUR)”, vegla
nuk ndizet.
Për të ndezur veglën, në fillim rrëshqitni çelësin e
rrëshqitjes drejt pozicionit “O (fikur)” dhe më pas
rrëshqiteni në pozicionin “I (ndezur)”.
Funksioni elektronik i kontrollit të
rrotullimit
Vegla dikton elektronikisht situatat kur disku apo
aksesori mund të kenë rrezik të lidhen. Në raste të tilla,
vegla fiket automatikisht për të evituar rrotullimin e
mëtejshëm të boshtit (nuk parandalon zmbrapsjen).
Për ta rindezur veglën, fikeni përpara, eliminoni
shkakun e rënies së beftë të shpejtësisë së rrotullimit
dhe ndizeni veglën.
Veçoria e ndezjes së ngadaltë
Veçoria e ndezjes së ngadaltë redukton reagimin gjatë
ndezjes.
Freni elektrik
Freni elektrik aktivizohet pas fikjes së veglës.
Freni nuk funksionon kur nuk ka furnizim me energji,
p.sh. kur bateria hiqet aksidentalisht, me çelësin ende
të aktivizuar.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t’i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi i mbajtëses (dorezës)
anësore
KUJDES:
Sigurohuni gjithnjë që mbajtësja
anësore është instaluar siç duhet përpara
përdorimit.
Vidhoseni mirë mbajtësen anësore në pozicionin e
veglës siç tregohet në figurë.
►
Fig.7
Instalimi ose heqja e mbrojtëses
së diskut (për disk me qendër
të shtypur, disk me kënd, disk
fleksibël, disk me furçë me tela /
disk prerës smeril, disk diamanti)
PARALAJMËRIM:
Kur përdorni disk me qendër
të shtypur, disk me kënd, disk fleksibël ose disk me
furçë me tela, mbrojtësja e diskut duhet të përshtatet në
vegël në mënyrë të tillë që ana e mbyllur e mbrojtëses
të jetë gjithmonë e drejtuar nga përdoruesi.
PARALAJMËRIM:
Kur përdorni disk smeril
prerës / diamanti, sigurohuni të përdorni vetëm
mbrojtësen e posaçme të diskut të projektuar për
përdorim me disqe prerëse.
(Në disa vende të Evropës, kur përdorni disk
diamanti, mund të përdorni mbrojtësen e zakonshme.
Ndiqni rregullat e shtetit ku ndodheni.)
Për vegla me mbrojtëse disku të llojit
me vidë bllokuese
Montojeni mbrojtësen e diskut me të dalat e rripit të
mbrojtëses së diskut të bashkërenditur me dhëmbëzat
e kutisë mbajtëse. Në vijim rrotullojeni mbrojtësen
e diskut në kënd të atillë që të mund ta mbrojë
përdoruesin sipas punës që kryhet. Sigurohuni që ta
shtrëngoni mirë vidën.
Për ta hequr mbrojtësen e diskut, ndiqni procedurën e
anasjellë të instalimit.
►
Fig.8:
1.
Mbrojtësja e diskut
2.
Kutia mbajtëse
3.
Vida
Për vegël me mbrojtëse disku të llojit
me levë mbërthyese
Lironi vidën dhe pastaj tërhiqeni levën në drejtimin e
shigjetës. Montojeni mbrojtësen e diskut me të dalat
e rripit të mbrojtëses së diskut të bashkërenditur me
dhëmbëzat e kutisë mbajtëse. Në vijim rrotullojeni
mbrojtësen e diskut në kënd të atillë që të mund ta
mbrojë përdoruesin sipas punës që kryhet.