
155 SHQIP
SHQIP (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIM
•
Për përdoruesit në Evropë: Kjo pajisje mund të përdoret nga
fëmijë të moshës 8 vjeçare e lart dhe persona me aftësi të
kufizuara fizike, shqisore ose mendore, ose që u mungon
përvoja dhe njohuria, nëse janë nën mbikëqyrje apo kanë
marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes dhe
kuptimin e rreziqeve të mundshme. Fëmijët nuk duhet të luajnë
me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk duhet
të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
•
Për përdoruesit në zona ndryshe nga Evropa: Kjo pajisje nuk
është prodhuar për t’u përdorur nga persona (duke përfshirë
fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore, ose
të cilëve u mungon përvoja dhe njohuria, nëse nuk janë nën
mbikëqyrje ose udhëzuar për përdorimin e kësaj pajisjeje nga
një person përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të
mbikëqyren për t’u siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
SPECIFIKIMET
Ky ventilator është i pajisur me kontroll me 3 shpejtësi, lëvizje të kokës së ventilatorit dhe funksione të
kohëmatësit me fikje automatike. Furnizimi me energji mund të bëhet me kutinë e baterisë Makita ose
përshtatësin AC.
Modeli:
DCF301
Tensioni nominal
D.C. 14,4 V / 18 V
Përshtatësi AC
Hyrja
100 – 240 V, 50 / 60 Hz, 1,2 A maks.
Dalja
12 V, 3,5 A
Përmasat (GJ x T x L)
261 x 439 x 602 mm
Pesha neto (pa kutinë e baterisë)
3,8 kg
•
Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të
ndryshojnë pa dhënë njoftim.
•
Specifikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Kutia e aplikueshme e baterisë dhe karikuesi
Kutia e baterisë
Modeli D.C.14,4 V
BL1415N / BL1430B / BL1440 / BL1460B
Modeli D.C.18 V
BL1815N / BL1820B / BL1830B / BL1840B / BL1850B / BL1860B
Karikuesi
DC18RC / DC18RD / DC18RE / DC18SD / DC18SE / DC18SF /
DC18SH
•
Disa prej kutive të baterive dhe karikuesve të renditura më lart mund të mos jenë të disponueshme në varësi të
zonës ku ju banoni.
PARALAJMËRIM:
Përdorni vetëm kutitë e baterisë dhe karikuesit e listuar më lart.
Përdorimi i
karikuesve dhe kutive të tjera të baterisë mund të shkaktojë lëndim dhe/ose zjarr.
Summary of Contents for DCF301
Page 2: ...1 3 2 4 6 5 7 8 9 Fig 1 2 1 Fig 2 1 2 Fig 3 1 Fig 4 2 ...
Page 3: ...90 90 90 45 Fig 5 1 Fig 6 1 Fig 7 Fig 8 1 Fig 9 3 ...
Page 4: ...4 1 Fig 10 Fig 11 ...
Page 230: ...230 ...
Page 231: ...231 ...