21
ALBANIAN
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1.
Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht. Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe
ngarkoni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së pajisjes.
2.
Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht. Mbingarkimi shkurton
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë.
3.
Ngarkojeni baterinë në temperaturën e dhomës
në 10 °C - 40 °C. Lëreni kutinë e nxehtë të
baterisë të ftohet përpara se ta ngarkoni atë.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së
baterisë
Për modelin CL072D
►
Fig.1:
1.
Kutia e baterisë
2.
Butoni
Për modelin CL102D
►
Fig.2:
1.
Kutia e baterisë
2.
Butoni
•
Fikeni gjithnjë veglën përpara se të fusni ose të
hiqni bateritë.
•
Për të hequr baterinë, tërhiqeni atë nga vegla
ndërkohë që shtypni butonat nga të dyja krahët e
folesë së baterisë.
•
Për të vendosur kutinë e baterisë mbajeni në
mënyrë të tillë që pjesa e përparme e kutisë së
baterisë të hyjë në vrimën e mbajtëses së baterisë
dhe të rrëshqasë në vend. Futeni gjithmonë
deri në fund, derisa të kërcasë dhe të bllokohet
në vend. Në të kundërt, ajo mund të bjerë
aksidentalisht nga vegla duke ju lënduar juve ose
personat pranë jush.
•
Mos përdorni forcë gjatë instalimit të kutisë së
baterisë. Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni
siç duhet.
Sistemi i mbrojtjes së baterisë
Pastruesi është i pajisur me sistemin e mbrojtjes, i cili
ndërpret automatikisht energjinë në dalje për jetëgjatësi
më të madhe shërbimi.
Pastruesi fiket gjatë punës kur pastruesi dhe/ose
bateria gjenden në situatën e mëposhtme. Kjo
shkaktohet nga aktivizimi i sistemit të mbrojtjes dhe nuk
tregon problem të pastruesit.
•
Kur pastruesi është i mbingarkuar:
Në këtë moment, lëshoni çelësin, eliminoni
shkaqet e mbingarkimit dhe më pas tërhiqeni
çelësin sërish për ta rindezur.
•
Kur ulet kapaciteti i mbetur i baterisë:
Ringarkoni kutinë e baterisë.
Veprimi i ndërrimit
►
Fig.3:
1.
Butoni HIGH/LOW
2.
Butoni OFF
Për ta ndezur pastruesin, thjesht shtypni butonin "E
LARTË/E ULËT". Për ta fikur, shtypni butonin "FIKJE".
Për të ndryshuar shpejtësinë e pastruesit, shtypni
butonin "E LARTË/E ULËT". Shtypja e parë e këtij
butoni shërben për shpejtësinë e lartë dhe shtypja e
dytë për shpejtësinë e ulët dhe më pas, çdo shtypje e
këtij butoni përsërit me alternim ciklin e shpejtësisë së
lartë/ulët.
Llambushka e rrymës së baterisë
►
Fig.4:
1.
Llambushka e rrymës së baterisë
•
Kur kapaciteti i mbetur në bateri është i ulët,
llambushka e rrymës së baterisë vezullon.
•
Kur kapaciteti i mbetur i baterisë ulet akoma më
shumë, vegla fiket gjatë punës dhe llambushka
e rrymës së baterisë ndriçon për rreth dhjetë
sekonda. Në këtë moment, hiqni kutinë e baterisë
nga vegla dhe ngarkojeni.
SHËNIM:
•
Koha në të cilën llambushka e rrymës së
baterisë fillon të vezullojë ose të ndriçojë varet
nga temperatura në vendin e punës dhe gjendja
e kutisë së baterisë.
MONTIMI
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur
dhe kutia e baterisë të jetë hequr përpara se të
kryeni ndonjë punë në vegël.
Flakja e pluhurit
KUJDES:
•
Boshatiseni pastruesin para se të mbushet plot
ose nëse dobësohet fuqia e thithjes.
•
Sigurohuni që të boshatisni edhe pluhurin
brenda pastruesit. Moskryerja e kësaj mund
të shkaktojë bllokimin e filtrit sfungjer dhe
dëmtimin e motorit.
•
Kurrë mos e flakni ndaluesin e pluhurit pasi
duhet të përdoret sa herë që përdoret qesja e
pluhurit ose paketa prej letre.
►
Fig.5:
1.
Kapaku i përparmë
2.
Butoni
1. Shtypni butonin për të hapur kapakun e përparmë.
Hapja e tij derisa të dëgjohet një klikim mundëson
ndalesë pozitive në atë pozicion.
►
Fig.6:
1.
Kapaku i përparmë
2.
Nyja e kapakut të
përparmë
SHËNIM:
•
Pastruesi është i ndërtuar në mënyrë të tillë që
kapaku i përparmë të hiqet kur provoni ta hapni
me forcë kapakun e përparmë në një kënd më
të madh se 90°. Nëse kapaku i përparmë hiqet,
futeni te nyja e kapakut të përparmë.
Summary of Contents for CL072D
Page 2: ...1 2 1 2 1 2 1 1 2 1 2 1 1 Fig 1 Fig 2 Fig 3 Fig 4 Fig 5 Fig 6 Fig 7 Fig 8 2 ...
Page 3: ...1 2 1 2 3 1 1 1 Fig 9 Fig 10 Fig 11 Fig 12 Fig 13 Fig 14 Fig 15 Fig 16 3 ...
Page 4: ...1 2 1 2 3 1 1 Fig 17 Fig 18 Fig 19 Fig 20 Fig 21 Fig 22 Fig 23 Fig 24 4 ...
Page 5: ...1 1 2 3 1 2 1 2 3 Fig 29 Fig 25 Fig 26 Fig 27 Fig 28 Fig 30 Fig 31 Fig 32 5 ...