19
ALBANIAN
ALBANIAN (Udhëzimet origjinale)
PARALAJMËRIM
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeçare e lart
dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, shqisore ose mendore,
ose që u mungon përvoja dhe njohuria, nëse janë nën mbikëqyrje
apo kanë marrë udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të
pajisjes dhe kuptimin e rreziqeve të mundshme. Fëmijët nuk duhet
të luajnë me pajisjen. Pastrimi dhe mirëmbajtja nga përdoruesi nuk
duhet të kryhet nga fëmijë pa mbikëqyrje.
SPECIFIKIMET
Modeli
CL072D
CL102D
Kapaciteti
me një qeskë pluhuri
0,50 L
me një paketë prej letre
0,33 L
Përdorim i vazhdueshëm
I lartë
Afërsisht 8 min
Afërsisht 12 min
Afërsisht 13 min
I ulët
Afërsisht 16 min
Afërsisht 24 min
Afërsisht 21 min
Gjatësia e përgjithshme
984 mm
Pesha neto
1,0 kg
1,1 kg
Kutia(të) e baterisë
BL7010
BL0715
BL1013
Tensioni nominal
DC 7,2 V
D.C. 10,8 V
• Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet e përmendura këtu mund të
ndryshojnë pa njoftim paraprak.
• Specifikimet dhe kutia e baterisë mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
• Pesha me kutinë e baterisë sipas procedurës EPTA 01.2003
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet e përdorura për
pajisjen. Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre
përpara përdorimit.
Lexoni manualin e përdorimit.
Ni-MH
Li-ion
Vetëm për vendet e BE-së
Mos i hidhni pajisjet elektrike ose paketën
e baterisë së bashku me mbeturinat e
shtëpisë!
Në përputhje me Direktivën Evropiane
për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe
elektronike, për bateritë dhe akumulatorët
dhe mbetjet nga bateritë dhe akumulatorët
dhe implementimin e tyre në përputhje me
legjislacionin kombëtar, pajisjet elektrike,
bateritë dhe paketën(at) e baterisë që kanë
arritur fundin e jetëgjatësisë së tyre duhet
të mblidhen veçmas dhe të dorëzohen në
një objekt riciklimi që nuk dëmton mjedisin.
Përdorimi i synuar
Vegla është synuar për mbledhjen e pluhurit të thatë.
E RËNDËSISHME
UDHËZIMET E SIGURISË
Kur përdorni një pajisje elektrike, duhen zbatuar
masat e kujdesit paraprak, duke përfshirë sa vijon:
LEXONI TË GJITHA UDHËZIMET
PARA PËRDORIMIT TË PAJISJES.
PARALAJMËRIM – Për të pakësuar rrezikun nga
zjarri, goditja elektrike apo lëndimi:
1.
Mos e ekspozoni në kohë me shi. Të ruhet në
ambiente të brendshme.
2.
Mos lejoni të përdoret si lodër. Nevojitet
vëmendje e kujdesshme kur përdoret nga ose
në afërsi të fëmijëve.
3.
Të përdoret vetëm sipas udhëzimeve të këtij
manuali. Përdorni vetëm pjesët shtesë të
rekomanduara nga kompania prodhuese.
4.
Mos përdorni bateri të dëmtuar. Nëse pajisja
nuk funksionon siç duhet, është përplasur,
dëmtuar, lënë në ambiente të jashtme ose ka
rënë në ujë, dërgojeni në një qendër shërbimi.
5.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura.
Summary of Contents for CL072D
Page 2: ...1 2 1 2 1 2 1 1 2 1 2 1 1 Fig 1 Fig 2 Fig 3 Fig 4 Fig 5 Fig 6 Fig 7 Fig 8 2 ...
Page 3: ...1 2 1 2 3 1 1 1 Fig 9 Fig 10 Fig 11 Fig 12 Fig 13 Fig 14 Fig 15 Fig 16 3 ...
Page 4: ...1 2 1 2 3 1 1 Fig 17 Fig 18 Fig 19 Fig 20 Fig 21 Fig 22 Fig 23 Fig 24 4 ...
Page 5: ...1 1 2 3 1 2 1 2 3 Fig 29 Fig 25 Fig 26 Fig 27 Fig 28 Fig 30 Fig 31 Fig 32 5 ...