14
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
NJOFTIM:
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe BESUESHMËRINË,
riparimet, inspektimet dhe zëvendësimet e
karbonçinave dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër
duhen kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të
Makita-s, duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të
Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Letër abrazive (me vrima të shpuara paraprakisht)
•
Letër abrazive me sistem me kapje
•
Pllakë perforimi
•
Pllaka mbështetëse (për t’u përdorur me letër
abrazive të llojit me sistem me kapje)
•
Pllaka mbështetëse (për t’u përdorur me letër
abrazive të llojit konvencional)
•
Qese e pluhurit
•
Kutia e pluhurave
•
Filtri
•
Tubi
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.