13
Më pas rrotulloni levën mbërthyese në pozicionin
fillestar për ta siguruar.
Lironi levën tjetër mbërthyese duke përsëritur të njëjtën
procedurë.
Ndërkohë që tërhiqni letrën abrazive për të ruajtur
tendosjen e duhur, futni dhe siguroni skajin tjetër të
letrës abrazive ndërmjet një mbërthyesi dhe një pllake
tjetër dhe ktheni levën mbërthyese në pozicionin fillestar.
Për të hequr letrën, lironi mbërthyesin si më lart.
Për letër abrazive të tipit konvencional me vrima të
shpuara paraprakisht (të disponueshme në treg):
Fig.4
Shtypni levën mbërthyese 1 dhe me levën mbërthyese
të shtypur rrëshqiteni atë drejt veglës 2 dhe mbërthyesi
do të lirohet.
Futni skajin e letrës ndërmjet një mbërthyesi dhe pllakës
duke bashkërenditur skajet e letrës në mënyrë të
njëtrajtshme dhe paralele me pjesët anësore të bazës.
Më pas rrotulloni levën mbërthyese në pozicionin
fillestar për ta siguruar.
Lironi levën tjetër mbërthyese duke përsëritur të njëjtën
procedurë.
Ndërkohë që tërhiqni letrën abrazive për të ruajtur
tendosjen e duhur, futni dhe siguroni skajin tjetër të
letrës abrazive ndërmjet një mbërthyesi dhe një pllake
tjetër dhe ktheni levën mbërthyese në pozicionin fillestar.
Vendosni pllakën e perforimit (aksesor opsional) mbi
letër në mënyrë që udhëzuesi i pllakës së perforimit të
jetë e puthitur me pjesët anësore të bazës. Shtypni
pllakën e perforimit për të bërë vrima në letër.
Për të hequr letrën, lironi mbërthyesin si më lart.
Për letër abrazive me sistem me kapje me vrima të
shpuara paraprakisht (aksesor opsional):
KUJDES:
•
Përdorni gjithmonë letra abrazive me sistem me
kapje. Mos përdorni letër abrazive të ndjeshme
ndaj trysnisë.
Fig.5
Hiqni pllakën për tipin konvencional të letrës abrazive
nga vegla me anë të një kaçavide. Instaloni pllakën për
letrën abrazive me sistem me kapje (aksesori opsional)
në vegël. Shtrëngoni vidën fort për të siguruar pllakën.
Fig.6
Hiqni gjithë pluhurin ose materialet e huaja nga pllaka.
Vendosni letrën në pllakë duke bashkërenditur vrimat në
letër me ato në pllakë.
Fig.7
KUJDES:
•
Kur hiqni pllakën, unaza O mund të bjerë nga
vegla. Nëse kjo ndodh, ktheheni unazën O në
pozicionin fillestar dhe më pas instaloni pllakën.
Qesja e pluhurave (aksesor opsional)
Fig.8
Vendosni qesen e pluhurit në vrimën ku shkarkohet
pluhuri. Vrima ku shkarkohet pluhuri është në formë
hinke. Kur vendosni qesen e pluhurit shtyjeni me forcë
drejt vrimës ku shkarkohet pluhuri deri në fund për të
parandaluar rënien e saj gjatë punës.
Për rezultate më të mira, boshatisni qesen e pluhurit kur
ajo është gjysmë e mbushur, duke e goditur lehtësisht
për të derdhur sa më shumë pluhur të jetë e mundur.
Instalimi i filtrit (aksesor opsional)
Fig.9
Sigurohuni që logoja në buzë të kartonit dhe logoja në
kutinë e pluhurit të jenë nga e njëjta anë dhe më pas
instaloni filtrin duke përshtatur buzën e kartonit në
kanalin e secilit ilik lidhës.
Fig.10
Sigurohuni që logoja në buzë të kartonit dhe logoja në
hundëzën e pluhurit të jenë nga e njëjta anë, më pas
instaloni hundëzën e pluhurit në kutinë e pluhurit. Heqja
e kutisë së pluhurit dhe filtrit.
Fig.11
Hiqni hundëzën e pluhurit duke shtypur dy shulet.
Fig.12
Hiqni në fillim filtrin duke shtrënguar pak anën e logos
në buzën e kartonit dhe më pas duke shtyrë buzën e
kartonit nga poshtë për ta nxjerrë nga iliku lidhës i kutisë
së pluhurit.
PËRDORIMI
Punime smerilimi
Fig.13
KUJDES:
•
Asnjëherë mos e vini veglën në punë pa letrën
abrazive. Kështu mund të dëmtoni seriozisht
pllakën.
•
Asnjëherë mos ushtroni forcë të tepërt në vegël.
Presioni i tepërt mund të ulë efikasitetin e
smerilimit, mund të dëmtojë letrën abrazive ose të
shkurtojë jetëgjatësinë e veglës.
Mbajeni veglën fort. Ndizni veglën dhe prisni derisa ajo
të marrë shpejtësinë e plotë. Më pas vendoseni veglën
me ngadalë në sipërfaqen e materialit. Mbajeni pllakën
ngjitur me materialin dhe ushtroni presion të lehtë mbi
vegël.