![Makita BO3710 Instruction Manual Download Page 12](http://html.mh-extra.com/html/makita/bo3710/bo3710_instruction-manual_231462012.webp)
12
31.12.2013
000331
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB021-3
PARALAJMËRIME PËR
SIGURINË E SMERILUESIT
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin (të
fituara nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin
me përpikëri të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
Nëse e përdorni pajisjen në mënyrë të pasigurt ose jo siç
duhet, mund të pësoni dëmtim të rëndë personal.
1.
Përdorni gjithmonë syze sigurie të mëdha ose
të vogla. Syzet e zakonshme ose syzet e diellit
NUK janë syze sigurie.
2.
Mbajeni fort pajisjen.
3.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
4.
Kjo pajisje nuk është rezistente ndaj ujit, kështu që
mos përdorni ujë mbi sipërfaqen e materialit të punës.
5.
Ajrosni siç duhet mjedisin e punës kur kryeni
veprime smerilimi.
6.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të jenë
toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen e
pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
7.
Përdorimi i kësaj vegle për të smeriluar disa produkte,
bojëra dhe drurë mund ta ekspozojë përdoruesin ndaj
substancave të rrezikshme që përmbajnë pluhur.
Përdorni mbrojtëse të përshtatshme për frymëmarrjen.
8.
Sigurohuni që nuk ka krisje ose thyerje te
mbështetësja përpara përdorimit. Krisjet ose
thyerjet mund të shkaktojnë lëndim personal.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund të
shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni çelësin. Lëshoni
çelësin për ta ndaluar.
Për përdorim të vazhdueshëm, tërhiqni çelësin dhe më
pas shtypni butonin e bllokimit.
Për ta ndaluar veglën nga pozicioni i bllokimit, tërhiqni
plotësisht çelësin dhe më pas lëshojeni.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Vetëm për BO3711
Fig.2
KUJDES:
•
Nëse vegla përdoret vazhdimisht në shpejtësi të
ulëta, motori do të mbingarkohet dhe do të nxehet.
•
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 5 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
5 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
Shpejtësia e veglës mund të rregullohet pa fund nga
4000 deri në 11 000 orbita për minutë duke e kthyer
diskun e rregullimit të shpejtësisë në një numër të
caktuar nga 1 deri në 5. Shpejtësia më e lartë përfitohet
kur disku kthehet në drejtim të numrit 5, shpejtësia më e
ulët përftohet kur ai kthehet në drejtim të numrit 1.
Përzgjidhni shpejtësinë e përshtatshme për llojin e
punës.
MONTIMI
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se të bëni ndonjë punë
mbi të.
Instalimi ose heqja e letrës abrazive.
Për letër abrazive të tipit konvencional me vrima të
shpuara paraprakisht (pajisje standarde):
Fig.3
Shtyni poshtë levën mbërthyese (1 në figurë) dhe me
levën mbërthyese të shtypur, rrëshqiteni atë drejt veglës
(2 në figurë) dhe mbërthyesi do të lirohet.
Futni skajin e letrës ndërmjet mbërthyesit dhe pllakës
duke bashkërenditur vrimat në letër me ato në pllakë.