81 ALBANIAN
ALBANIAN (Udhëzimet origjinale)
SPECIFIKIMET
Modeli:
AN454
Presioni i ajrit
0,49 - 0,83 MPa (4,9 - 8,3 bar)
Kunji
Lloji
Gozhdë me gjerdan në tel (gozhdë për çati)
Gjatësia
19 mm - 45 mm
Diametri
3,05 mm
Kapaciteti i gozhdëve
120 copë.
Vaji i veglës pneumatike
ISO VG32 ose ekuivalenti
Diametri minimal i tubit
6,5 mm
Përmasat (GJ x T x L)
256 mm x 117 mm x 271 mm
Pesha neto
2,4 kg
•
Për shkak të programit tonë të vazhdueshëm të kërkim-zhvillimit, specifikimet që jepen këtu mund të ndryshojnë pa dhënë njoftim.
•
Specifikimet mund të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Simbolet
Pjesët në vazhdim tregojnë simbolet e përdorura për pajisjen.
Sigurohuni që merrni vesh kuptimin e tyre përpara përdorimit.
Lexoni manualin e përdorimit.
Mbani syze mbrojtëse.
Mbani mbrojtëse për veshët.
Vegla ka aftësinë të punojë në regjimin e
aktivizimit me kontakt.
Mos e përdorni mbi skela dhe shkallë.
Përdorimi i synuar
Vegla përdoret për punë të brendshme paraprake si
rregullimi i trarëve ose trungjeve të dyshemesë dhe për
punët inkuadruese në banesat me dru 2″ x 4″.
Vegla është vetëm për përdorim profesional me volum
të lartë. Mos e përdorni atë për qëllime të tjera. Ajo
nuk është projektuar për të ngulur kunja direkt mbi një
sipërfaqe të fortë si çeliku apo betoni.
Zhurma
Niveli tipik i zhurmës A, i matur sipas
ISO11148-13(EN12549):
Niveli i presionit të zhurmës (L
pA
) : 102 dB (A)
Niveli i fuqisë së zhurmës (L
WA
) : 113 dB (A)
Pasiguria (K): 1,5 dB (A)
SHËNIM:
Vlerat e deklaruar totale të emetimeve
të zhurmës janë matur sipas një metode standarde
testimi dhe mund të përdoren për të krahasuar një
vegël me një tjetër.
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara të emetimeve të
zhurmës mund të përdoren për një vlerësim paraprak
të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
Mbani mbrojtëse për
veshët.
PARALAJMËRIM:
Emetimet e zhurmës gjatë
përdorimit aktual të veglës elektrike mund të
ndryshojnë nga vlerat e deklaruara në varësi të
mënyrave sesi përdoret vegla, veçanërisht nga
lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
Vërtetoni që masat e
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët
e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është
e fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e
përdorimit).
Dridhja
Vlera totale e dridhjeve e përcaktuar sipas
ISO11148-13(ISO8662-11):
Emetimi i dridhjeve (a
h
) : 5,7 m/s
2
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve janë
matur sipas një metode standarde testimi dhe mund
të përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve mund
të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.