26
19.
Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin,
flanxhën (sidomos sipërfaqen e instalueshme)
ose dadon e bllokimit. Dëmtimi i këtyre
pjesëve mund të shkaktojë thyerjen e diskut.
20.
Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
21.
Përpara se të përdorni veglën mbi një material
aktual, lëreni të punojë për ca kohë. Tregoni kujdes
për dridhjet ose lëkundjet që dëshmojnë për një
instalim të gabuar ose një disk jo në ekuilibër.
22.
Përdorni sipërfaqen e specifikuar të diskut për
të kryer lëmimin.
23.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
24.
Mos e prekni materialin e punës menjëherë
pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe
mund t’ju djegë lëkurën.
25.
Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin
dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini
dhe ruajini disqet me kujdes.
26.
Mos përdorni unaza zvogëluese ose reduktorë për
të përshtatur disqet abrazive me vrimë të madhe.
27.
Përdorni vetëm flanxha specifike për këtë vegël.
28.
Për veglat që do të punojnë me disqe që kanë
vrimë të filetuar, sigurohuni që fileta në disk të
jetë aq e gjatë sa të pranojë të gjithë boshtin.
29.
Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
30.
Tregoni kujdes, sepse disku vazhdon
rrotullimin edhe pasi të jetë fikur vegla.
31.
Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës
qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.
32.
Mos e përdorni veglën mbi materiale që
përmbajnë asbest.
33.
Kur përdorni disk prerës, gjithmonë punoni
me mbrojtësen e diskut që mbledh pluhurin
siç kërkohet nga rregullat vendase.
34.
Mbi disqet prerës nuk duhet të ushtrohet
forcë anësore.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin (të
fituara nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e
rregullave të sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi
mund të shkaktojnë dëmtime personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Bllokimi i boshtit
Fig.1
KUJDES:
•
Mos e aktivizoni kurrë bllokimin e boshtit kur
boshti është në rrotullim. Vegla mund të dëmtohet.
Shtypni bllokimin e boshtit për të parandaluar rrotullimin
e boshtit gjatë instalimit apo heqjes së aksesorëve.
Veprimi i ndërrimit
Fig.2
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse çelësi i rrëshqitjes
aktivizohet saktë dhe nëse kthehet në pozicionin
"FIKUR" kur shtypet pjesa e pasme e çelësit të
rrëshqitjes.
Për ta ndezur veglën, rrëshqitni çelësin e rrëshqitëses
drejt pozicionit "I (NDEZUR)". Për punë të
vazhdueshme, shtypni pjesën e përparme të çelësit të
rrëshqitëses për ta bllokuar.
Për ta ndaluar veglën, shtypni pjesën e pasme të çelësit
të rrëshqitjes dhe rrëshqiteni drejt pozicionit "O
(FIKUR)".
Llamba e treguesit
Për modelet 9561CVR, 9562CVR, 9564CVR,
9565CVR
Fig.3
Për modelet 9561CR, 9562CR, 9564CR, 9565CR
Fig.4
Llamba sinjalizuese ndizet me ngjyrë të gjelbër kur
pajisja vihet në prizë. Nëse llamba sinjalizuese nuk
ndizet, kablloja kryesore ose kontrolluesi mund të ketë
defekt. Kur llamba sinjalizuese është ndezur por vetë
pajisja nuk niset edhe pse ajo është ndezur, karbonçinat
mund të jenë konsumuar ose kontrolluesi, motori ose
çelësi i ndezjes/fikjes mund të ketë defekt.
Mbrojtja ndaj rindezjes aksidentale
Vegla nuk ndizet kur çelësi është në bllokim edhe kur
vegla është e vënë në prizë.
Në këtë kohë, llamba sinjalizuese pulson me dritë të
kuqe dhe tregon se pajisja mbrojtëse ndaj rindezjes
aksidentale është aktivizuar.
Për ta anuluar mbrojtjen ndaj rindezjes aksidentale,
ktheni çelësin rrëshqitës drejt pozicionit "O (FIKUR)"
dhe më pas lëshojeni.