22
ALBANIAN
Zhurma
Niveli tipik i zhurmës A, i matur sipas EN62841-1:
Modeli DUB185
Niveli i presionit të zhurmës (L
pA
) : 83 dB (A)
Niveli i fuqisë së zhurmës (L
WA
) : 94 dB (A)
Pasiguria (K): 3 dB (A)
Niveli tipik i zhurmës A, i matur sipas EN50636-2-100:
Modeli DUB186
Niveli i presionit të zhurmës (L
pA
) : 82,5 dB (A)
Pasiguria (K): 2,3 dB (A)
Niveli i fuqisë së zhurmës (L
WA
) : 92,4 dB (A)
Pasiguria (K): 2,8 dB (A)
SHËNIM:
Vlerat e deklaruar totale të emetimeve të
zhurmës janë matur sipas një metode standarde testimi dhe
mund të përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara të emetimeve të zhurmës
mund të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
Mbani mbrojtëse për veshët.
PARALAJMËRIM:
Emetimet e zhurmës gjatë
përdorimit aktual të veglës elektrike mund të ndryshojnë
nga vlerat e deklaruara në varësi të mënyrave sesi përdoret
vegla, veçanërisht nga lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
Vërtetoni që masat e sigurisë për
mbrojtjen e përdoruesit bazohen në vlerësimin e ekspozimit
ndaj kushteve aktuale të përdorimit (duke marrë parasysh të
gjitha pjesët e ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e
fikur dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Dridhja
Vlera totale e dridhjeve (shuma e vektorit me tre akse)
përcaktohet sipas EN62841-1:
Modeli DUB185
Regjimi i punës: punë pa ngarkesë
Emetimi i dridhjeve (a
h
) : 2,5 m/s
2
ose më pak
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
Vlera totale e dridhjeve (shuma e vektorit me tre akse)
përcaktohet sipas EN50636-2-100:
Modeli DUB186
Regjimi i punës: punë pa ngarkesë
Emetimi i dridhjeve (a
h
) : 2,5 m/s
2
ose më pak
Pasiguria (K): 1,5 m/s
2
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve janë
matur sipas një metode standarde testimi dhe mund
të përdoren për të krahasuar një vegël me një tjetër.
SHËNIM:
Vlerat e deklaruara totale të dridhjeve mund
të përdoren për një vlerësim paraprak të ekspozimit.
PARALAJMËRIM:
Emetimet e dridhjeve gjatë
përdorimit aktual të veglës elektrike mund të ndryshojnë
nga vlerat e deklaruara në varësi të mënyrave sesi përdoret
vegla, veçanërisht nga lloji i materialit të punës që përdoret.
PARALAJMËRIM:
Vërtetoni që masat e
sigurisë për mbrojtjen e përdoruesit bazohen në
vlerësimin e ekspozimit ndaj kushteve aktuale të
përdorimit (duke marrë parasysh të gjitha pjesët e
ciklit të funksionimit si ato kur pajisja është e fikur
dhe punon pa prerë ashtu edhe kohën e përdorimit).
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specifikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura më
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Udhëzimet e sigurisë të fryrëses me
bateri
PARALAJMËRIM:
Lexoni të gjitha
paralajmërimet dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e paralajmërimeve dhe udhëzimeve
mund të rezultojë në goditje elektrike, zjarr dhe/ose
lëndim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për të ardhmen.
Trajnim
1.
Lexojini udhëzimet me kujdes. Njihuni
me komandat dhe përdorimin e saktë të
makinerisë.
2.
Mos i lejoni asnjëherë fëmijët, personat me
aftësi të kufizuara fizike, ndijore ose mendore,
ose me mungesë përvoje dhe njohurish, apo
njerëzit që nuk i njohin udhëzimet, të përdorin
makinerinë. Rregullat vendore mund të
kufizojnë moshën e përdoruesit.
3.
Mos e përdorni kurrë pajisjen nëse ka njerëz
pranë, sidomos fëmijë apo kafshë shtëpiake.
4.
Kini parasysh se përdoruesi është përgjegjës
për aksidentet ose rreziqet që mund t’u
ndodhin personave të tjerë ose pronës së tyre.
Përgatitja
1.
Gjithmonë vishni këpucë të përshtatshme dhe
pantallona të gjata gjatë përdorimit të pajisjes.
2.
Mos vishni rroba të gjera apo bizhuteri që
mund të futen në vrimën e hyrjes së ajrit.
Mbajini flokët e gjatë larg vrimave të hyrjes së
ajrit.