45 SHQIP
9.
Njësia me valë mund të prodhojë fusha
elektromagnetike (EMF), por që nuk janë të
dëmshme për përdoruesin.
10.
Njësia me valë është një instrument i saktë.
Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
njësinë me valë.
11.
Shmangni prekjen e terminalit të njësisë me
valë me duar të zhveshura apo me materiale
metalike.
12.
Hiqeni gjithmonë baterinë në produkt kur
instaloni njësinë me valë në të.
13.
Kur hapni kapakun e folesë, shmangni vendin
ku pluhuri dhe uji mund të hyjnë në fole.
Mbajeni hyrjen e folesë gjithmonë të pastër.
14.
Vendoseni gjithmonë njësinë me valë në
drejtimin e duhur.
15.
Butonin e aktivizimit të lidhjes me valë në
njësinë me valë mos e shtypni fort dhe/ose me
objekt me majë të mprehtë.
16.
Gjatë përdorimit mbyllni gjithmonë kapakun e
folesë.
17.
Mos e hiqni njësinë me valë nga foleja ndërsa
vegla po furnizohet me energji.
Në të kundërt,
mund të shkaktohet keqfunksionim i njësisë me
valë.
18.
Mos e hiqni etiketën në njësinë me valë.
19.
Mos vendosni etiketa në njësinë me valë.
20.
Mos e lini njësinë me valë në një vend ku mund
të gjenerohet elektricitet statik apo zhurmë
elektrike.
21.
Mos e lini njësinë me valë në një vend ku i
nënshtrohet nxehtësisë së lartë, si p.sh. në një
makinë të parkuar nën diell.
22.
Mos e lini njësinë me valë në një vend me
pluhur ose grimca të vogla apo në një vend ku
mund të gjenerohet gaz gërryes.
23.
Ndryshimi i papritur i temperaturës mund të
vesojë njësinë me valë. Mos e përdorni njësinë
me valë derisa vesa të jetë tharë plotësisht.
24.
Kur pastroni njësinë me valë, fshijeni lehtë
me një leckë të butë e të thatë. Mos përdorni
benzinë, hollues, graso përcjellëse apo të
ngjashme.
25.
Gjatë ruajtjes, vendoseni njësinë me valë në
kasën e dhënë ose në një enë pa elektricitet
statik.
26.
Në folenë e veglës mos vendosni pajisje të
tjera të ndryshme nga njësia me valë “Makita”.
27.
Mos e përdorni veglën me kapakun e folesë të
dëmtuar.
Uji, pluhuri dhe papastërtitë që hyjnë në
fole mund të shkaktojnë keqfunksionim.
28.
Mos e tërhiqni dhe/ose rrotulloni kapakun e
folesë më shumë seç nevojitet.
Rivendoseni
kapakun nëse hiqet nga vegla.
29.
Ndërroni kapakun e folesë nëse humbet apo
dëmtohet.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se ta rregulloni apo t’i kontrolloni
funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se
të instaloni ose hiqni kutinë e baterisë.
KUJDES:
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e
baterisë kur montoni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe e kutisë së baterisë
mund të bëjë që t’ju rrëshqasin nga duart dhe të
shkaktojë dëmtim të veglës dhe të kutisë së baterisë,
si dhe lëndim personal.
►
Fig.1:
1.
Treguesi i kuq
2.
Butoni
3.
Kutia e baterisë
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla ndërsa
rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni gjuhëzën
e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe rrëshqiteni
për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të kërcasë dhe të
bllokohet në vend. Nëse shikoni treguesin e kuq në anën e
sipërme të butonit, ajo nuk është e bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë
e baterisë derisa treguesi i kuq të mos duket.
Në
të kundërt, ajo mund të bjerë aksidentalisht nga vegla
duke ju lënduar juve ose personin pranë jush.
KUJDES:
Mos e vendosni me forcë kutinë e
baterisë.
Nëse kutia nuk hyn lehtë, nuk po e futni siç
duhet.
Treguesi i kapacitetit të mbetur të baterive
Shtypni butonin e kontrollit në kutinë e baterisë për
të treguar kapacitetin e mbetur të baterisë. Llambat
treguese ndizen për pak sekonda.
►
Fig.2:
1.
Llambat treguese
2.
Butoni i kontrollit
Llambat treguese
Kapaciteti i
mbetur
Ndezur
Fikur
Duke pulsuar
75% deri
100%
50% deri 75%
25% deri 50%
0% deri 25%
Ngarkojeni
baterinë.
Llambushka
mund të ketë
keqfunksionuar.
Summary of Contents for 0088381722087
Page 2: ...1 2 3 Fig 1 1 2 Fig 2 1 Fig 3 1 Fig 4 1 Fig 5 Fig 6 1 3 2 Fig 7 2 ...
Page 5: ...1 1 4 4 2 3 Fig 22 1 1 4 4 2 3 Fig 23 1 Fig 24 1 Fig 25 2 1 Fig 26 Fig 27 Fig 28 Fig 29 5 ...
Page 6: ...Fig 30 Fig 31 Fig 32 1 Fig 33 1 4 2 3 Fig 34 2 3 1 Fig 35 1 Fig 36 6 ...
Page 7: ...1 1 2 2 Fig 37 Fig 38 1 Fig 39 1 2 Fig 40 1 Fig 41 1 Fig 42 7 ...