291 ALBANIAN
Instaloni fletët e prerësit duke ndjekur procedurën e
mëposhtme:
1.
Çmontoni fletët e vjetra të prerësit nga aksesori.
SHËNIM:
Për detaje, referojuni seksionit për
çmontimin e fletës së prerësit.
2.
Instaloni fletën e re të sipërme në mbajtës.
Fleta e sipërme ka të dalë në njërën anë. Sigurohuni që
të vendosni fletën e sipërme në mënyrë të tillë që ana
e dalë (me shenjë shigjete) të jetë përballë kutisë së
ingranazhit.
►
Fig.21:
1.
Fleta e sipërme
2.
Kutia e ingranazhit
3.
Pjesa e dalë
Bashkërenditni vrimat ovale në fletën e sipërme me
kunjat. Rrotullojeni fletën e sipërme në drejtim të
akrepave të orës ndërkohë që e shtyni poshtë derisa
kunjat të mbajnë fletën e sipërme.
►
Fig.22:
1.
Fleta e sipërme
2.
Mbajtësi (për fletën e
sipërme)
3.
Kunji
VINI RE:
Sigurohuni që ta poziciononi fletën
e sipërme në mënyrë të tillë që të gjitha fletët të
mbajnë fletën e sipërme.
3.
Instaloni fletën e re të poshtme në mbajtës.
Vendoseni fletën e sipërme në mënyrë të tillë që ana
me shenjën e shigjetës të jetë përballë mbajtësit
dhe bashkërenditni vrimat ovale në fletë me kunjat.
Pas kësaj, rrotullojeni fletën e poshtme në drejtim
të akrepave të orës derisa kunjat të mbajnë fletën e
poshtme.
►
Fig.23:
1.
Fleta e poshtme
2.
Mbajtësi (për fletën e
poshtme)
3.
Kunji
VINI RE:
Sigurohuni që ta poziciononi fletën
e poshtme në mënyrë të tillë që të gjitha fletët të
mbajnë fletën e poshtme.
4.
Vendoseni fletën e poshtme (me mbajtësin) në
fletën e sipërme ndërsa bashkërenditni kunjin e boshtit
me atë të mbajtësit.
►
Fig.24:
1.
Fleta e poshtme
2.
Mbajtësi (për fletën e
poshtme)
3.
Boshti
4.
Fleta e sipërme
5.
Vendosni rondelën e morsës në mbajtës ndërkohë
që bashkërenditni kunjin e boshtit me atë të rondelës
së morsës. Pas kësaj, shtrëngoni bulonin me dorë
përkohësisht.
►
Fig.25:
1.
Buloni
2.
Rondela e morsës
6.
Bashkërenditni vrimat në fletët e poshtme dhe të
sipërme dhe futni çelësin fiso hekzagonal. Pas kësaj,
shtrëngoni fort bulonin duke përdorur çelësin me tub
ndërkohë që çelësi fiso hekzagonal është futur në
vrimë.
►
Fig.26:
1.
Çelësi me tub
2.
Çelësi fiso hekzagonal
SHËNIM:
Referojuni seksionit për çmontimin e fletëve
të prerësit për mënyrën e bashkërenditjes së vrimave
të fletës së sipërme dhe të poshtme.
7.
Hiqni çelësin fiso hekzagonal dhe më pas
vendosni kapakun e fletës në fletët e prerësit.
Lubrifikimi i pjesëve lëvizëse
VINI RE:
Ndiqni udhëzimin për shpeshtësinë
dhe sasinë e grasos që aplikohet.
Ndryshe,
lubrifikimi i papërshtatshëm mund të dëmtojë pjesët
lëvizëse.
Kutia e ingranazhit:
KUJDES:
Mos aplikoni graso kur kutia e
grasos është e nxehtë.
Kutia e nxehtë e grasos
mund të shkaktojë djegie.
Hiqni bulonin e hyrjes në kutinë e ingranazhit duke
përdorur çelësin me tub.
Aplikoni graso (Shell Alvania 2 ose ekuivalentin e saj)
në kutinë e ingranazheve përmes vrimës së grasos
rreth çdo 50 orë pune.
►
Fig.27:
1.
Vrima e grasos
Aksi i transmisionit:
Aplikoni graso (Shell Alvania 2 ose ekuivalentin e saj)
në aksin e transmisionit rreth çdo 30 orë pune.
►
Fig.28
SHËNIM:
Grasoja origjinale Makita mund të blihet
nga shitësi juaj lokal i Makita.
Magazinimi
PARALAJMËRIM:
Ndiqni paralajmërimet
dhe masat paraprake në paragrafin për
paralajmërimet e sigurisë dhe në manualin e
përdorimit të njësisë elektrike.
Vendosni kapakun e fletës kur nuk e përdorni këtë
aksesor.
►
Fig.29:
1.
Kapaku i fletës
Gjatë magazinimit të këtij aksesori veçmas nga njësia
elektrike, vendosni kapakun në fund të tubit.
►
Fig.30
KUJDES:
Mos e mbështesni aksesorin te
ndonjë objekt tjetër, si p.sh. në mur.
Aksesori mund
të bjerë papritur dhe të shkaktojë lëndime personale.