27
MIRËMBAJTJA
SQ
Shënime për pastrimin
•
Kur hiqni një raft ose sirtar nga brenda pajisjes,
hiqni të gjitha ushqimet e vendosura nga rafti ose
sirtari për të parandaluar lëndimet ose dëmtimet
në pajisje.
−
Përndryshe, mund të ndodhin lëndime për
shkak të peshës të ushqimeve të vëna.
•
Nëse pastroni hapësirat e jashtme të ajrimit të
pajisjes duke përdorur fshesë me korrent, atëherë
duhet të hiqet kodroni i energjisë nga priza për të
shmangur çdo shkarkesë statike që mund të
dëmtojë pjesët elektronike ose të shkaktojë
goditje elektrike.
•
Nxirrini raftet dhe sirtarët dhe lajini me ujë dhe
pastaj thajini mirë para se t’i vendosni përsëri.
•
Fshijeni rregullisht gominën e derës me një leckë
të butë të njomë.
•
Spërkatjet dhe njollat e koshit të derës duhet të
pastrohen pasi mund të komprometojnë aftësinë
ruajtëse të koshit dhe mund të dëmtohet.
•
Pas pastrimit, kontrolloni nëse është dëmtuar,
gërryer ose nuk është futur mirë kablli i energjisë.
•
Mbajini të pastra hapësirat e ajrimit jashtë
pajisjes.
−
Hapësirat e ajrimit të bllokuara mund të
shkaktojnë zjarr ose dëmtim të pajisjes.
•
Lustrimi sipërfaqeve metalike të jashtme të lyera
ndihmon në parandalimin e gërryerjes. Mos i
lustroni pjesët plastike. Lustrojini sipërfaqet
metalike të paktën dy herë në vit me një pastë
pajisjesh (ose pastë makinash). Aplikojeni pastën
me një leckë të pastër, të butë.
•
Kur pastroni brenda ose jashtë pajisjes, mos e
fshini atë me furçë të ashpër, pastë dhëmbësh,
apo materiale që mund të ndizen. Mos përdorni
agjentë pastrimi që përmbajnë substanca të
ndezshme.
−
Kjo mund të shkaktojë çngjyrosje ose dëmtimin
e pajisjes.
−
Substancat e ndezshme: alkool (etanol,
metanol, alkool izopropil, alkool izobutil, etj),
hollues, zbardhues, benzen, lëng i djegshëm,
abraziv, etj
•
Për pjesën e jashtme të pajisjes, përdorni një
sfungjer të pastër ose leckë të butë dhe
detergjent të butë me ujë të ngrohtë. Mos
përdorni pastrues gërryes ose të fortë. Thajeni
mirë me leckë të butë.
•
Mos i pastroni asnjëherë raftet ose mbajtëset në
lavastovilje.
−
Pjesët mund të deformohen për shkak të
nxehtësisë.
•
Nëse pajisja ka një llambë LED, mos e hiqni
kapakun e llambës në ndonjë provë për të
riparuar ose rregulluar. Ju lutem kontaktoni një
qendër informacioni për klientin të LG Electronics.
Pastrimi i koshit të derës
Heqja e koshit të derës të frigoriferit/
ngrirjes
Mbajini të dyja anët e koshit dhe ngrijeni duke e
ngritur lart.
Summary of Contents for GTF744BLPZD
Page 35: ...Memo ...
Page 36: ...Memo ...
Page 71: ...Бележка ...
Page 72: ...Бележка ...
Page 107: ...Poznámky ...
Page 108: ...Poznámky ...
Page 143: ...Υπόμνημα ...
Page 144: ...Υπόμνημα ...
Page 179: ...Notas ...
Page 180: ...Notas ...
Page 215: ...Note ...
Page 216: ...Note ...
Page 251: ...Bilješka ...
Page 252: ...Bilješka ...
Page 287: ...Megjegyzés ...
Page 288: ...Megjegyzés ...
Page 323: ...Promemoria ...
Page 324: ...Promemoria ...
Page 359: ...Белешки ...
Page 360: ...Белешки ...
Page 395: ...Circular ...
Page 396: ...Circular ...
Page 431: ...Memo ...
Page 432: ...Memo ...
Page 467: ...Poznámky ...
Page 468: ...Poznámky ...
Page 503: ...Obvestilo ...
Page 504: ...Obvestilo ...
Page 539: ...Shënime ...
Page 540: ...Shënime ...
Page 575: ...Beleške ...
Page 576: ......