17
SQ
Mbajtja e ushqimeve në mënyrë të
efektshme
•
Mbajini ushqimet e ngrira ose ushqimet e ftohura
brenda enëve të mbyllura.
•
Kontrolloni datën e skadencës dhe etiketën
(udhëzimet e ruajtjes) para se të vendosni
ushqimet në pajisje.
•
Mos i mbani ushqimet për periudha të gjata (më
shumë se 4 javë) nëse prishen lehtë në
temperaturë ambienti.
•
Vendosini ushqimet e ftohura ose ushqimet e
ngrira brenda secilit frigorifer ose ngrirës
menjëherë pasi t'i keni blerë.
•
Mos ngrini përsëri çfarëdo ushqimi që është
shkrirë më parë. Ngrirja përsëri e ushqimeve që
janë shkrirë tashmë pakëson shijen dhe vlerat
ushqyese.
•
Mos i mbështillni dhe ruani ushqimet me gazetë.
Materiali i printimit të gazetës ose substancave të
tjera të huaja mund njollosë dhe të ndotë
ushqimet.
•
Mos e mbushni pajisjen tepër. Mbushni më pak
se 70 % të hapësirës. Ajri i ftohtë mund të mos
qarkullojë mirë nëse pajisja mbushet tepër.
•
Lërini ushqimet e nxehta të ftohen para se t’i
vendosni. Nëse vendoset tepër ushqim i ngrohtë
brenda, temperatura e brendshme e pajisjes
mund të rritet dhe të ndikojë negativisht në
ushqimet e tjera të ruajtura në pajisje.
•
Nëse vendosni një temperaturë tepër të ulët për
ushqimet, ato mund të ngrijnë. Mos vendosni
temperaturë më të ulët se temperatura që duhet
për t’i ruajtur ushqimet mirë.
•
Mbajeni gjithmonë pajisjen të pastër.
•
Nëse në pajisje ka ndarje të ftohjes, mos i ruani
perimet dhe frutat që kanë përmbajtje më të lartë
lagështire në të (në ndarjen e ftohjes) pasi ato
mund të ngrijnë për shkak të temperaturës më të
ulët.
•
Në rast të një ndërprerjeje të energjisë, telefononi
kompaninë e energjisë elektrike dhe kërkoni
kohëzgjatjen e ndërprerjes.
−
Ju duhet të shmangni hapjet e derës për sa
kohë që është shkëputur furnizimi me korrent.
−
Me kthimin e fuksionimit normal të furnizimit me
energji, kontrolloni gjendjen e ushqimit.
Kapaciteti maks. i ngrirjes
•
Funksioni Ngrirje Eksprese e cakton ngrirësin në
kapacitetin maksimal të ngrirjes.
•
Në përgjithësi kjo zgjat deri në 24 orë dhe fiket
automatikisht.
•
Nëse do të përdoret kapaciteti maksimal i ngrirjes,
Ngrirja Ekspres duhet të ndizet për 2 orë para se
prodhimet e freskëta të vendosen në pjesën
ndarëse të ngrirësit.
Ruajtja maksimale
•
Për të pasur një qarkullim më të mirë të ajrit,
hiqni prodhuesin e lëvizshëm të akullit.
•
Nëse do të ruhen sasi të mëdha ushqimesh,
akullbërësi i lëvizshëm mund të nxirret nga pajisja
dhe pastaj ushqimi mund të vendoset direkt te
raftet e ngrirësit te pjesa ndarëse e tij.
Summary of Contents for GTF744BLPZD
Page 35: ...Memo ...
Page 36: ...Memo ...
Page 71: ...Бележка ...
Page 72: ...Бележка ...
Page 107: ...Poznámky ...
Page 108: ...Poznámky ...
Page 143: ...Υπόμνημα ...
Page 144: ...Υπόμνημα ...
Page 179: ...Notas ...
Page 180: ...Notas ...
Page 215: ...Note ...
Page 216: ...Note ...
Page 251: ...Bilješka ...
Page 252: ...Bilješka ...
Page 287: ...Megjegyzés ...
Page 288: ...Megjegyzés ...
Page 323: ...Promemoria ...
Page 324: ...Promemoria ...
Page 359: ...Белешки ...
Page 360: ...Белешки ...
Page 395: ...Circular ...
Page 396: ...Circular ...
Page 431: ...Memo ...
Page 432: ...Memo ...
Page 467: ...Poznámky ...
Page 468: ...Poznámky ...
Page 503: ...Obvestilo ...
Page 504: ...Obvestilo ...
Page 539: ...Shënime ...
Page 540: ...Shënime ...
Page 575: ...Beleške ...
Page 576: ......