35
SHQIP
ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
•
Lavatriçja juaj është e pajisur me një sistem automatik të monitorimit të gabimeve për të zbuluar dhe diagnostikuar
problemet në një fazë të hershme. Nëse lavatriçja juaj nuk funksionon mirë ose nuk funksionon fare, kontrolloni të
mëposhtmet para se të telefononi shërbimin:
Diagnostikimi i Problemeve
Simptomat
Arsyeja
Zgjidhja
Zhurmë kërcitjeje dhe
kërkëllitjeje
Objekte të huaja si monedha ose gjilpëra
mund të kenë mbetur në pompë ose
kazan.
•
Ndalojeni lavatriçen, kontrolloni kazanin dhe filtrin
e shkarkimit.
•
Nëse zhurma vazhdon pasi lavatriçja të ketë
rifilluar, telefononi qendrën e shërbimit të
autorizuar.
Zhurmë e fortë
Ngarkesat e rënda të larjes mund të
krijojnë zhurmë të fortë. Kjo zakonisht
është normale.
•
Nëse zhurma vazhdon, lavatriçja ka mundësi të
mos jetë në ekuilibër. Ndalojeni dhe shpërndani
mirë ngarkesën e larjes.
Zhurma dridhjeje
A janë hequr të gjithë bulonat e transportit
dhe mbajtësi i kazanit?
•
Nëse nuk janë hequr gjatë instalimit, shikoni
udhëzimet e instalimit për heqjen e bulonave të
transportit.
A qëndrojnë fort mbi tokë këmbët?
•
Ngarkesa e larjes mund të jetë e shpërndarë jo
mirë në kazan. Ndalojeni lavatriçen dhe përhapni
mirë ngarkesën e larjes.
Rrjedhje uji
Tubat e hyrjes ose tubi i shkarkimit është
liruar te rubineti ose lavatriçja.
•
Kontrolloni dhe shtrëngoni lidhjet e tubit.
Tubat e shkarkimit të shtëpisë janë
bllokuar.
•
Zhbllokoni tubin e shkarkimit. Kontaktoni me
hidraulikun nëse është e nevojshme.
Shkumë e tepërt
•
Detergjenti i tepërt ose i papërshtatshëm mund
të shkaktojë formim të tepërt të shkumës e cila
mund të rezultojë në rrjedhje uji.
Nuk hyn ujë në lavatriçe ose
hyn ngadalë
Furnizimi me ujë nuk është i përshtatshëm
në atë vend.
•
Kontrolloni një rubinet tjetër në shtëpi.
Rubineti i furnizimit me ujë nuk është
plotësisht i hapur.
•
Hapeni plotësisht rubinetin.
Tubi(at) e hyjrjes të ujit janë përdredhur.
•
Drejtoni tubin.
Filtri i tubit(ave) të hyrjes janë bllokuar.
•
Kontrolloni filtrin e tubit të hyrjes.
Uji në lavatriçe nuk zbrazet
ose zbrazet me ngadalë
Tubi i shkarkimit është përdredhur ose
bllokuar.
•
Pastroni dhe drejtoni tubin e shkarkimit.
Filtri i shkarkimit është bllokuar.
•
Pastroni filtrin e shkarkimit.