09
Kërkesat për Vendin e Instalimit
Vendi
10
cm
2
cm
2
cm
Këmbët e nivelimit:
Pjerrësia e lejueshme poshtë të
gjithë lavatriçes është 1°.
Priza e energjisë:
Duhet të jetë brenda 1,5 metra në
cilëndo anë të vendit të lavatriçes.
•
Mos e mbingarkoni prizën me më shumë se një
pajisje.
Hapësirë shtesë:
Për murin, 10 cm: mbrapa/2 cm: ana
e djathtë & e majtë
•
Mos e vendosni ose mos mbani produkte larjeje mbi
lavatriçe asnjëherë.
•
Këto produkte mund të dëmtojnë lustrën ose
kontrollet.
Pozicionimi
•
Instalojeni lavatriçen mbi një sipërfaqe të fortë e të
sheshtë.
•
Sigurohuni që qarkullimi i ajfit rrotull lavatriçes të mos
pengohet nga qilimat, rrugicat, etj.
•
Asnjëherë mos u mundoni të korrigjoni mungesën e
nivelimit të dyshemesë me dru, kartona ose materiale
të ngjashem poshtë lavatrtiçes.
•
Nëse është e pamundur për të shmangur pozicionimin
e lavatriçes pranë një sobe me gaz ose kaldaje qymyri
duhet të mbulohet me izolim (85x60 cm) me fletë
alumini në anën përballë furrës ose sobës midis dy
pajisjeve.
•
Mos e instaloni lavatriçen në dhoma ku mund të ketë
temperatura ngrirjeje. Tubat e ngrirë mund të çahen
nga presioni. Besueshmëria e njësisë të kontrollit
elektronik mund të pengohet në temperatura nën
pikën e ngrirjes.
•
Ju lutem sigurohuni që kur të instalohet lavatriçja, të
arrihet me lehtësi nga inxhinieri në rast defekti.
•
Me lavatriçen të instaluar, rregulloni të katërta këmbët
duke përdorur çelësin spaner të dhënë për bulonat
e transportit për t'u siguruar që pajisja është e
qëndrueshme, dhe të mbetet një hapësire prej rreth
20 mm midis pjesës të sipërme të lavatriçes dhe
pjesës të poshtme.
•
Kjo pajisje nuk është bërë për t'u përdorur në anije
ose për përdorim në vende të lëvizshme si karavanë,
avionë, etj.
Lidhja Elektrike
•
Mos përdorni kabëll zgjatimi ose adaptor dysh.
•
Gjithmonë hiqeni lavatriçen nga priza dhe mbylleni
furnizimin me ujë pas përdorimit.
•
Lidheni lavatriçen me një prizë të tokëzuar sipas
rregullave vendase për instalimet.
•
Lavatriçja duhet të pozicionohet në mënyrë të tillë që
spina të arrihet me lehtësi.
•
Riparimet në lavatriçe duhet të bëhen vetëm nga
personeli i kualifikuar. Riparimet e bëra nga personat
pa eksperiencë mund të shkaktojnë lëndime ose
keqfunksionime serioze. Kontaktoni me qendrën
vendase të shërbimit.
•
Nëse lavatriçja jepet në dimër dhe temperaturat
janë nën pikën e ngrirjes, vendoseni lavatriçen në
temperaturë dhome për disa orë para se ta vini në
punë.
SHQIP