Shqip
- 13 -
Shënim:
Kohëzgjatja e kërkimit do të ndryshojë në varësi të
Hapit të zgjedhur të Kërkimit
.
Sateliti:
Nëse aktivizohet opsioni i kërkimit të
transmetimeve të
Satelitit
, televizori do të kërkojë
për transmetime dixhitale satelitore pas përfundimit
të parametrave të tjerë fillestarë. Para kryerjes së
kërkimit satelitor duhet të caktohen disa parametra.
Do të shfaqet një meny ku mund të zgjidhni që të nisni
instalimin e operatorit
M7
ose një instalim standard.
Për të nisur një instalim të operatorit M7, caktoni
Tipin
e instalimit
si
Operator
dhe
Operatorin satelitor
si
operatorin përkatës M7. Më pas theksoni opsionin
Skanimi i preferuar
dhe caktojeni si
Skanimi
automatik i kanaleve
dhe shtypni
OK
për të nisur
kërkimin automatik. Këto opsione mund të zgjidhen
paraprakisht në varësi të zgjedhjeve të
Gjuhës
dhe
Shtetit
që keni bërë në hapat e mëparshëm të procesit
të instalimit për herë të parë. Mund t'ju kërkohet që të
zgjidhni listën e kanaleve
HD/SD
ose listën e kanaleve
specifike të shtetit sipas llojit të operatorit të M7.
Zgjidhni një prej tyre dhe shtypni
OK
për të vazhduar.
Prisni deri sa të përfundojë skanimi. Tani lista është
instaluar.
Kur kryeni instalimin e operatorit M7, nëse dëshironi të
përdorni parametra të instalimit satelitor që ndryshojnë
nga parametrat e parazgjedhur, zgjidhni opsionin
Skanimi i preferuar
si
Skanimi manual i kërkimeve
dhe shtypni butonin
OK
për të vazhduar. Më pas do të
shfaqet menyja
Lloji i antenës
. Pasi të zgjidhni llojin
e antenës dhe satelitin e dëshiruar në hapat vijues,
shtypni
OK
për të ndryshuar parametrat e instalimit
të satelitit në nënmeny.
Për të kërkuar për kanale satelitore të ndryshme
nga kanalet M7 duhet të filloni një instalim standard.
Zgjidhni
Llojin e instalimit
si
Standard
dhe shtypni
butonin
OK
për të vazhduar. Më pas do të shfaqet
menyja
Lloji i antenës
.
Ka tre opsione të zgjedhjes së antenës. Ju mund të
zgjidhni
Llojin e antenës
si
Direkt
,
Kabllo satelitore
njëshe
ose si
Çelësin DiSEqC
duke përdorur butonat
majtas ose djathtas. Pasi të zgjidhni llojin e antenës,
shtypni
OK
për të parë opsionet për të vazhduar.
Opsionet
Vazhdoni
,
Lista e transponderëve
dhe
Konfiguroni LNB
do të jenë të disponueshme. Mund
t'i ndryshoni parametrat e transponderit dhe LNB-së
duke përdorur opsionet përkatëse të menysë.
•
Direkt:
Nëse keni një dekoder të vetëm dhe një
antenë satelitore direkte, zgjidhni këtë lloj të antenës.
Shtypni butonin
OK
për të vazhduar. Zgjidhni një
satelit të disponueshëm në ekranin tjetër dhe shtypni
OK
për të skanuar për shërbimet.
•
Kablloja satelitore njëshe:
Nëse keni shumë
marrës dhe një sistem me kabllo njëshe satelitore,
zgjidhni këtë lloj të antenës. Shtypni butonin
OK
për
të vazhduar. Konfiguroni parametrat duke ndjekur
udhëzimet në ekranin tjetër. Shtypni
OK
për të
skanuar për shërbime.
•
Çelësi DiSEqC:
Nëse keni shumë marrës dhe një
çelës DiSEqC
, zgjidhni këtë lloj të antenës. Më pas
caktoni versionin e DiSEqC dhe
sh
typni OK për të
vazhduar. Mund të konfiguroni deri në katër satelitë
(nëse janë të disponueshëm) për versionin v1.0
dhe gjashtëmbëdhjetë satelitë për versionin v1.1
në ekranin tjetër. Shtypni butonin
OK
për të skanuar
satelitin e parë në listë.
Analoge:
Nëse aktivizohet opsioni i kërkimit të
transmetimeve
Analoge
, televizori do të kërkojë për
transmetime dixhitale analoge pas përfundimit të
parametrave të tjerë fillestarë.
Pas përfundimit të parametrave fillestarë, televizori do
të fillojë të kërkojë për transmetimet e disponueshme
të tipave të zgjedhur të transmetimit.
Ndërkohë që vazhdon kërkimi, rezultatet e skanimit
aktual do të shfaqen në fund të ekranit. Pasi të ruhen të
gjitha stacionet e disponueshme, do të shfaqet menyja
Kanalet
. Mund ta modifikoni listën e kanaleve sipas
preferencave tuaja duke përdorur opsionet e skedës
Modifiko
ose shtypni butonin
Meny
për ta mbyllur dhe
për të parë televizorin.
Gjatë kërkimit, mund të shfaqet një mesazh që ju pyet
nëse dëshironi t'i renditni kanalet sipas LCN-së(*)
.
Zgjidhni
Po
dhe shtypni
OK
për ta konfirmuar
.
(*)
LCN është sistemi i Numrit logjik të kanalit që organizon
transmetimet e disponueshme në përputhje me një sekuencë
të njohur numrash për kanalet (nëse ka).
Shënime:
Për të kërkuar për kanale M7 pas
Instalimit
për herë të parë
, duhet të kryeni përsëri instalimin
për herë të parë. Ose shtypni butonin
Meny
dhe hyni
te menyja
Parametrat>Instalimi>Skanimi automatik
i kanaleve>Sateliti
. Më pas ndiqni të njëjtat hapa të
përmendura më sipër në seksionin e satelitit.
Mos e fikni televizorin kur filloni instalimin për herë të parë. Kini
parasysh se disa opsione mund të mos jenë të disponueshme
në varësi të shtetit të zgjedhur.
Përdorimi i veçorisë së tabelës së kanaleve
satelitore
Këto veprime mund t'i kryeni duke përdorur menynë
Parametrat>Instalimi>Parametrat e satelitit>Tabela
e kanaleve satelitore
. Ka dy opsione në lidhje me
këtë veçori.
Mund të shkarkoni ose të ngarkoni të dhëna të tabelës
së kanaleve satelitore. Për të kryer këto funksione,
duhet të lidhni një pajisje USB me televizorin.
Mund të ngarkoni shërbimet aktuale dhe satelitët e
transponderët përkatës në televizor me një pajisje
USB.
Përveç kësaj mund të shkarkoni një nga skedarët e
tabelës së kanaleve satelitore të ruajtur në pajisjen
USB te televizori.
Kur të zgjidhni një nga këta skedarë, të gjitha shërbimet
dhe satelitët e transponderët përkatës në skedarin e