Shqip
- 8 -
shtypur butonin për rreth 2 sekonda për të aktivizuar
opsionin e zgjedhur. Ngjyra e ikonës së opsionit
ndryshon kur ai aktivizohet. Më pas shtypni butonin
për të ngritur ose për të ulur volumin.
Për të ndryshuar kanalin:
Shtypni butonin e kontrollit
për të shfaqur menynë e opsioneve të funksionit dhe
më pas shtypni butonin në vazhdim për ta kaluar
fokusin tek opsioni
Pr
ose
Programi -
.
Mbani të shtypur butonin për rreth 2 sekonda për të
aktivizuar opsionin e zgjedhur. Ngjyra e ikonës së
opsionit ndryshon kur ai aktivizohet. Më pas shtypni
butonin për të kaluar te kanali tjetër ose i mëparshëm
në listën e kanaleve.
Për të ndryshuar burimin:
Shtypni butonin e kontrollit
për të shfaqur menynë e opsioneve të funksionit dhe
më pas shtypni butonin në vazhdim për ta kaluar
fokusin tek opsioni
Source (Burimi)
. Mbani të shtypur
butonin për rreth 2 sekonda për të aktivizuar këtë
opsion. Ngjyra e ikonës së opsionit ndryshon kur ai
aktivizohet. Më pas shtypni përsëri edhe një herë
butonin për të shfaqur listën e burimeve. Lëvizni
në burimet e disponueshme duke shtypur butonin.
Televizori do të kalojë automatikisht te burimi i
theksuar.
Shënim:
Ekrani OSD i menysë kryesore nuk mund të shfaqet
me butonin e komandimit.
Funksionimi me pult
Shtypni butonin
Menu
në pultin tuaj për të shfaqur
menynë kryesore. Përdorni butonat e drejtimit dhe
butonin
OK
për të naviguar dhe për të caktuar. Shtypni
butonin
Return/Back
ose
Menu
për të mbyllur një
ekran të menysë.
Zgjedhja e hyrjes
Pasi të keni lidhur sistemet e jashtme me televizorin
tuaj, mund të kaloni te burime të ndryshme të hyrjes.
Shtypni vazhdimisht butonin
Burimi
në telekomandë
për të zgjedhur burimet e ndryshme.
Ndryshimi i kanaleve dhe volumit
Ju mund të ndërroni kanalin dhe të rregulloni volumin
duke përdorur butonat
Pr/-
dhe
/-
në telekomandë.
Montimi i baterive në telekomandë
Hiqni kapakun e pasmë për të zbuluar vendin e bate-
rive. Vendosni dy bateri të madhësisë
AAA
. Sigurohuni
që shenjat (+) dhe (-) të përputhen (kini parasysh po-
laritetin e saktë). Mos përzieni bashkë bateri të vjetra
dhe të reja. Zëvendësoni bateritë vetëm me bateri të
njëjta ose ekuivalente. Vendosni përsëri kapakun.
Në ekran do të shfaqet një mesazh kur bateritë janë
të rëna dhe duhet të ndërrohen. Kini parasysh se kur
bateritë janë të rëna, kjo mund të dëmtojë rendimentin
e telekomandës.
Bateritë nuk duhet të ekspozohen ndaj nxehtësisë së
lartë, si drita e diellit, zjarri, etj.
Lidhja elektrike
E RËNDËSISHME
: Aparati i televizorit është i
projektuar të funksionojë në spina me
220-240V AC,
50 Hz
. Pas heqjes së paketimit, lëreni televizorin të
arrijë në temperaturën e ambientit në dhomë para se
ta lidhni me rrjetin elektrik. Vini kabllon elektrike në një
prizë të rrjetit elektrik.
Lidhja e antenës
Lidhni fishën e antenës ose kabllos në fishën e
HYRJES SË ANTENËS (ANT) ose fishën e lidhjes
satelitore te fisha e HYRJES SATELITORE (LNB) që
ndodhet në pjesën e pasme të televizorit.
Ana e pasme e televizorit
1
2
1.
Satelitor
2.
Antenë ose kabllor
Nëse dëshironi të lidhni një pajisje me televizorin,
sigurohuni që televizori dhe pajisja të jenë të fikura
para se të kryeni lidhjen. Pasi të realizohet lidhja,
mund t'i ndizni të dyja njësitë dhe t'i përdorni.