71
SQ
PASTRIMI DHE MIRËMBAJTJA
PARALAJMËRIM! Përpara se të pastroni apo të kryeni procese
mirëmbajtjeje, shkëputeni pajisjen gjithmonë nga priza.
Veproni si më poshtë, pasi të keni montuar pajisjen:
1. Fshijeni pajisjen me një sfungjer të njomë dhe të shtrydhur mirë. Thajeni me një leckë të
thatë.
2. Hiqni çdo mbeturinë ushqimi nga brendësia e vasketës.
ZGJIDHJE E PROBLEMEVE
PROBLEMET
ZGJIDHJET
Makina paketuese me
vakum nuk ndizet
• Sigurohuni që makina të jetë lidhur si duhet në një prizë me
tokëzim.
• Sigurohuni që kablli i ushqimit të mos jetë dëmtuar. Mos e
përdorni makinën, nëse kablli është dëmtuar.
Makina paketuese me
vakum nuk e përfundon
formimin e vakumit në qeska
• Për ta thithur e mbyllur mirë hermetikisht, skaji i qeskës duhet
të vendoset mbi shufrën e mbylljes hermetike. Kontrolloni që
pjesa e hapur e qeskës të jetë mbi vasketë si dhe që qeska të
mos jetë zhubrosur në shufrën e mbylljes hermetike.
• Në rastin e qeskave në një rulon, sigurohuni që mbyllja e parë
hermetike të bëhet e plotë dhe që të mos jetë ndërprerje në
mbylljen hermetike.
• Në mënyrë që procedura e vakumit të realizohet si duhet,
makina dhe qeska duhet të jenë të pastra, të thara dhe pa
mbeturina. Nëse është nevoja, pastrojeni sipërfaqen e shufrës
së mbylljes hermetike dhe provoni sërish.
Pasi të jetë mbyllur
hermetikisht, qeska nuk
mbahet më.
• Objektet e mprehta mund të prodhojnë vrima të vogla nëpër
qeska. Për ta shmangur këtë, mbuloni skajet e mprehta me një
pecetë letre. Këshillohet t'i rrumbullakosni skajet e ushqimeve
të forta, si djathi.
• Disa ushqime mund të lëshojnë gaze nëse nuk janë trajtuar
apo ngrirë si duhet para se të paketohen me vakum, dhe kjo do
shkaktojë prishjen e tyre. Nëse kjo ndodh, këshillohet të mos e
hani ushqimin. Hidheni atë.
Makina paketuese me
vakum nuk e thith ushqimin
si duhet nga enët
• Tubi i aksesorëve mund të mos jetë lidhur si duhet. Sigurohuni
që tubi të jetë futur plotësisht në kapakun e kavanozit dhe
lidhjen e aksesorit dhe provoni sërish.
• Lini hapësirë të mjaftueshme në pjesën e sipërme të kavanozit.
• Sigurohuni që kavanozi dhe kapaku të mos jenë dëmtuar; në
enë formohen ndonjëherë krisje të vogla. Kur kjo ndodh, ena
nuk është më hermetike dhe nuk duhet të përdoret.
Në disa raste, në një
program mund të ndodhë
një gabim dhe të shkaktojë
defekt të makinës
• Fikeni makinën dhe hiqni kabllin e ushqimit nga priza. Rilidheni
kabllin e ushqimit dhe ndizeni makinën sërish.