Shqip
Montimi
(shih faqen 36)
Për të evituar lëndimet e pickimeve ose të prerjeve gjatë
procesit të montimit duhet që të vishni doreza.
Gjatë montimit të produktit nga ana e personit të kualifikuar
duhet pasur parasysh që e gjithë sipërfaqja mbërthyese
të jetë e drejtë (nuk duhet të ketë hapësira mes pllakave).
Mbi të gjitha muri duhet të jetë i përshtatshëm për montim
dhe nuk duhet të ketë pika të dobëta. Vidhat dhe kunjat
e bashkangjitura janë të përshtatshme vetëm për beton.
Te përbërja tjetër murore të merren parasysh të dhënat e
prodhuesit të kunjave.
Filtri i bashkëngjitur (A) duhet montuar për të garantuar
rrjedhjen sipas normave të ujit nga spërkatësja si dhe për
të evituar thithjen e ndotjeve nga tubacionet e ujësjellësit.
Nëse dëshironi më shumë vëllim uji, atëherë në vend të
filtrit (A) duhet të përdorni sitën (B).
Ndotjet mund të dëmtojnë pjesë funksionale të spërkatëses.
Hansgrohe nuk merr përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara
në këtë mënyrë. (shih faqen 38)
Mbajtësja e kokës së dushit është projektuar vetëm për
mbajtjen e kokës së dushit dhe nuk duhet që të rëndohet
me objekte të tjera!
Produkti nuk duhet të përdoret si dorëze mbajtëse. Duhet
të montohet një dorezë mbajtëse e veçantë
Të dhëna teknike
Presioni gjatë punës
maks. 1 MPa
Presioni i rekomanduar:
0,2 – 0,5 MPa
(1 MPa = 10 bar = 147 PSI)
Temperatura e ujit të ngrohtë
60 °C
Siguresa kundër rrjedhjes në drejtim të kundërt
Armaturat e Hansgrohe mund të përdoren në kombinim
me ngrohës elektrikë të ujit të drejtuar në mënyrë hidraulike
ose termike nëse presioni i rrjedhjes para armaturës është
minimumi 0,15 MPa.
Pjesët e servisit
(shih faqen 3)
Përdorimi
(shih faqen 39)
Sistemi i dushit duhet të përdoret vetëm qëllimet e banjave,
të higjienës dhe të larjes së trupit.
Fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara fizike, mendore
dhe/ose ndijuese nuk duhet ta përdorin sistemin e dushit
pa qenë nën mbikëqyrje. Personat që janë nën ndikimin
e drogave ose të alkoolit nuk duhet ta përdorin sistemin
e dushit.
Kontakti i valëve të dushit me pjesët e ndjeshme të trupit
(p.sh. me sytë) duhet që të shmanget. Midis dushit dhe trupit
duhet që të mbahet një distancë e mjaftueshme.
Pastrimi
(shih faqen 40)
Summary of Contents for Plug & Shower Showerpipe 27626000
Page 2: ...Plug Shower Showerpipe 27626000 Montageanleitung ...
Page 3: ... ...
Page 36: ...35 1 Bohrmaße bei Renovation Drilling maesures for renovation Silicone ...
Page 38: ...37 5 6 3 SW 3 mm 1 2 3 4 4 ...
Page 39: ...38 7 8 9 10 11 ...
Page 43: ...42 1 min 1 min 1 3 2 1 3 2 ...
Page 44: ...43 ...