SQ - 43
1.2 Paralajmërime gjatë instalimit
Para përdorimit të ngrirësit tuaj, ju lutemi
kushtoni vëmendje pikave vijuese:
•
Tensioni i punës për ngrirësin tuaj është
220-240 V në 50Hz.
•
Spina duhet të arrihet me lehtësi pas
instalimit.
•
Ngrirësi juaj mund të mbajë erë kur
përdoret për herë të parë. Kjo është
normale dhe era do të zhduket kur
ngrirësi juaj fillon të ftohet.
•
Para se të lidhni frigoriferin tuaj,
sigurohuni që të dhënat në etiketën e
të dhënave (tensioni dhe ngarkesa e
lidhjes) përputhen me rrjetin e rrymës
elektrike. Nëse dyshoni, konsultohuni me
elektricist të kualifikuar.
•
Futeni spinën në një prizë me lidhje
efikase të tokëzimit. Nëse priza nuk
ka kontakt tokëzimi ose spina nuk
përshtatet, ju sugjerojmë që të thërritni
një elektricist të autorizuar për ndihmë.
•
Pajisja duhet të lidhet me një prizë të
instaluar mirë me siguresë. Furnizimi
elektrik (AC) dhe tensioni në pikën e
punimit duhet të përputhen me detajet
në etiketën e pajisjes (etiketa ndodhet
në pjesën e brendshme në të majtë të
pajisjes).
•
Ne nuk mbajmë përgjegjësi për dëmtimet
që ndodhin për shkak të përdorimit pa
tokëzim.
•
Vendoseni ngrirësin në një vend ku nuk
do të ekspozohej nën dritën direkte të
diellit.
•
Ngrirësi asnjëherë nuk guxon të përdoret
në mjedis të hapur ose të ekspozohet
ndaj shiut.
•
Pajisja juaj duhet të jetë të paktën 50 cm
larg nga sobat, furrat me gaz dhe pajisjet
e ngrohjes dhe duhet të jetë të paktën 5
cm larg nga furrat elektrike.
•
Kur ngrirësi juaj vendoset pranë një
ngrirësi të thellë, duhet të ketë të paktën
2 cm distancë midis tyre për të mos
lejuar krijimin e lagështisë në sipërfaqen
e jashtme.
•
Mos e mbuloni trupin ose kreun e
ngrirësit me dantellë. Kjo ndikon në
performancën e ngrirësit tuaj.
•
Nevojitet hapësirë të paktën 150 mm
sipër pajisjes tuaj. Mos vendosni asgjë
sipër pajisjes.
•
Mos vendosni sende të rënda mbi pajisje.
•
Pastroni pajisjen mirë para se ta përdorni
(shiko Pastrimi dhe Mirëmbajtja).
•
Para se të përdorni ngrirësin tuaj, fshini
të gjithë pjesët me solucion të ujit të
ngrohtë dhe një lugë çaji me sodë
bikarbonat. Pastaj, shpëlajeni me ujë të
pastër dhe thajeni. Ktheni të gjitha pjesët
sërish në ngrirës pas pastrimit.
•
Instaloni dy udhëzuesit plastikë të
rregullimit të distancës
(pjesët në kondensatorin
me fletë të zeza prapa)
duke i rrotulluar 90° (siç
tregohet në figurë) për të
mos lejuar që
kondensatori të prekë
murin.
•
Distanca mes pajisjes dhe murit të
pasmë patjetër të jetë maksimum 75 mm.
1.3 Gjatë përdorimit
•
Mos lidh ngrirësin tuaj me furnizimin e
rrymës elektrike me përçues zgjatës.
•
Mos përdor spina të dëmtuara, të
zhveshura ose të vjetra.
•
Mos e tërhiqni, kërrusni ose dëmtoni
kabllon.
•
Mos përdorni përshtatës spine.
•
Kjo pajisje synon të përdoret vetëm nga
të rriturit. Mos i lejoni fëmijët të luajnë me
pajisjen ose të varen në derën e pajisjes.
•
Asnjëherë mos prekni përçuesin/spinën
me duar të lagura. Kjo mund të shkaktojë
qark të shkurtër ose tronditje elektrike.
•
Mos vendosni shishe qelqi ose kanoçe
në ngrirësin tuaj sepse do të plasin kur të
ngrijnë përmbajtjet.
•
Mos vendosni materiale shpërthyese ose
të djegshme në ngrirësin tuaj.
•
Kur të largoni akullin nga ndarja e
Summary of Contents for F 2451
Page 82: ...52366200 ...