sq
134
3.
Mbyllni kapakun e sensorit të
temperaturës (vrimat për vidat tek
kapaku duhet të mbulohen me
dhëmbëzimet në pjesën e poshtme
të skeletit). Vidhosni vidat me
kaçavidë.
4.
Vendoni sërish kapakun prej silikoni
tek pjesa e poshtme e skeletit të
sensorit të temperaturës.
Udhëzim:
Përdorni vetëm bateri
cilësore të tipit CR2032, për të
garantuar një jetëgjatësi më të madhe.
Pastrimi
Sensori i temperaturës
Pastroni sensorin e temperaturës me
një pecetë të butë. Kurrë mos i lani në
lavastovilje. Mos e zhysni në ujë dhe
mos e pastroni me ujë të rrjedhshëm.
Pas përfundimit të gatimit hiqni sensorin
e temperaturë nga ena. Ruajeni në një
vend të pastër dhe të sigurt, për
shembull brenda në ambalazh dhe jo në
afërsi të burimeve të nxehtësisë.
Kapak silikoni
Pastrojeni dhe thajeni para se ta
vendosni tek sensori i temperaturës. I
përshtatshëm për lavastovilje.
Udhëzim:
Enën me kapak silikoni mos
e lini gjatë në ujë me detergjent.
Dritarja e sensorit pa kabull të
temperaturës
Dritarja e sensorit duhet të jetë
gjithmonë e pastër dhe e thatë. Veproni
si më poshtë:
■
Pastroni rregullisht ndotjet dhe pikat
e yndyrës.
■
Për pastrim përdorni një pecetë të
butë ose tamponë pambuku dhe
solucion me spruco për xhamat.
Udhëzime
■
Mos përdorni mjete pastrimi që
gërvishtni si sfungjerë të ashpër dhe
furça apo qumësht pastrues.
■
Mos e prekni me gishta dritaren e
sensorit. Ajo mund të bëhet pis apo
të gërvishtet.
Deklarata e konformitetit
Këtu Robert Bosch Hausgeräte GmbH
deklaron se pajisja me funksionin e
sensorit pa kabull të temperaturës i
përgjigjet kritereve bazë dhe
përcaktimeve të tjera të direktivës
2014/53/BE.
Deklaratën e plotë të konformitetit me
direktivën për pajisjet radio (RED) e
gjeni në internet në adresën
www.bosch-home.com në faqen e
produktit të pajisjes suaj te dokumentet
shtesë.
Logot dhe marka Bluetooth® janë
simbole dhe pronë e Bluetooth SIG, Inc.
dhe çdo përdorim i kësaj marke nga
Robert Bosch Hausgeräte GmbH duhet
të bëhet me liçensë. Markat dhe emrat
e tjera të markave janë pronë e firmave
përkatëse.