62 / SQ
Makinë larëse / Udhëzim për përdorim
7 zgjidhja e defekteve
Programi nuk mund të niset apo përzgjidhet.
• Makina larëse ka kaluar në metodën e mbrojtjes së vetes për shkak të një problemi furnizimi (tensioni i rrjetit, presioni i ujit
etj.) >>> Për ta anuluar programin, rrotullojeni çelësin e Përzgjedhjes së Programit duke përzgjedhur një program tjetër.
Programi i mëparshëm do të anulohet.
(Shihni "Anulimi i programit")
Ujë në makineri.
• Një sasi uji mund të ketë mbetur në produkt për shkak të proceseve të kontrollit të cilësisë në prodhim. >>>
Ky nuk është
një defekt; uji nuk është i dëmshëm për makinerinë.
Makineria dridhet ose bën zhurmë.
• Makineria mund të mos jetë e balancuar. >>>
Rregulloni këmbët që të vendosni në nivel makinerinë.
• Një substancë e fortë mund të ketë hyrë në filtrin e pompës. >>>
Pastro filtrin e pompës.
• Bulonat e sigurisë së transportit nuk janë hequr. >>>
Hiqni bulonat e sigurisë së transportit.
• Sasia e rrobave në makineri mund të jetë shumë e vogël. >>>
Shtoni më shumë rroba në makineri.
• Makina mund të jetë mbingarkuar me rroba. >>>
Hiqni disa nga rrobat nga makineria ose shpërndajeni me dorë ngarkesën
për ta balancuar në mënyrë homogjene në makineri.
• Makineria mund të jetë mbështetur mbi një send të ngurtë. >>>
Sigurohuni që makineria të mos mbështetet në ndonjë gjë.
Makineria ndaloi pak pasi programi nisi.
• Makineria mund të ketë ndaluar përkohësisht për shkak të një tensioni të ulët. >>>
Ajo do të rifillojë punën kur tensioni të
shkojë në nivelin normal.
Koha e programit nuk numëron së prapthi. (Në modelet me ekran)
• Kohëmatësi mund të ndalojë gjatë marrjes së ujit. >>>
Treguesi i kohëmatësit nuk do të numërojë së prapthi derisa makineria
të marrë sasinë e përshtatshme të ujit. Makineria do të presë derisa të ketë sasi të mjaftueshme uji për të shmangur rezultatet e
dobëta të larjes për shkak të mungesës së ujit. Pas kësaj treguesi i kohëmatësit do të rifillojë numërimin së prapthi.
• Kohëmatësi mund të ndalojë gjatë marrjes së ujit. >>>
Treguesi i kohëmatësit nuk do të numërojë së prapthi derisa makineria
të ketë arritur temperaturën e përzgjedhur.
• Kohëmatësi mund të ndalojë gjatë fazës së rrotullimit. >>>
Sistemi i gjurmimit automatik të ngarkesës së pabalancuar mund
të vihet në punë për shkak të shpërndarjes së pabalancuar të rrobave në kazan.
C
InformaCionE
Makineria nuk kalon në fazën e rrotullimit kur rrobat nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë në kazan për të parandaluar ndonjë
dëmtim të makinerisë dhe mjedisit rrethues. Rrobat duhet të rregullohen sërish dhe të rrotullohen sërish.
Po del shkumë nga sirtari i detergjentit
• Është përdorur më tepër detergjent sesa duhet. >>>
Përzjeni 1 lugë gjelle zbutës dhe ½ l ujë dhe derdheni në ndarësen e
larjes kryesore të sirtarit të detergjentit.
C
InformaCionE
Vendosni detergjent në makineri në përshtatje me programet dhe ngarkesat maksimale të treguara në "Tabelën e programit dhe konsumit".
Kur përdorni kimikate shtesë (heqës njollash, zbardhues e kështu me radhë), ulni sasinë e detergjentit.
Rrobat ngelen të lagura në fund të programit
• Mund të ketë patur shkumë të tepërt dhe sistemi i thithje automatike të shkumës mund të jetë aktivizuar për shkak të
përdorimit të një sasie të madhe detergjenti. >>>
Përdorni sasinë e rekomanduar të detergjentit.
C
InformaCionE
Makineria nuk kalon në fazën e rrotullimit kur rrobat nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë në kazan për të parandaluar ndonjë
dëmtim të makinerisë dhe mjedisit rrethues. Rrobat duhet të rregullohen sërish dhe të rrotullohen sërish.
A
KUjDEs
Nëse nuk arrini ti zgjidhni problemet megjithëse i keni ndjekur udhëzimet në këtë pjesë, këshillohuni me shitësin tuaj apo Agjentin e Autorizuar të
Shërbimit. Mos u përpiqni asnjëherë të rregulloni vetë një produkt që nuk funksionon.
Summary of Contents for WMB 60801 Y+
Page 17: ...2820523933_BS 180314 1137 ...
Page 33: ...2820523933_SB 180314 1137 ...
Page 47: ......
Page 63: ...2820523933_MK 18 03 14 11 49 Број на документот ...