51 / SQ
Makinë larëse / Udhëzim për përdorim
C
InformaCionE
Ruajini bulonat e sigurisë së transportit në një vend të sigurt që ti
ripërdorni kur makina larëse duhet të lëvizet sërish në të ardhmen.
Mos e lëvizni asnjëherë produktin pa vendosur në vend siç duhen
bulonat e sigurisë së transportit!
2.4 Lidhja e furnizimit me ujë
C
InformaCionE
Presioni i furnizimit me ujë që kërkohet për të vënë në punë
produktin është midis 1 dhe 10 (0.1 – 1 MPa). Është e nevojshme
që të keni 10 - 80 litra ujë të rrjedhshëm në një minutë nga rubineti
i hapur plotësisht që makineria të punojë normalisht. Vendosni një
valvul që ul presionin nëse presioni i ujit është i lartë.
Nëse keni ndërmend që të përdorni hyrjen dyfishe të ujit si një
njësi hyrje të vetme të ujit (të ftohtë), ju duhet të instaloni bllokuesin
në valvulën e ujit të nxehtë përpara vënies në punë të produktit.
(Zbatohet për produktet që kanë një grup bllokues qorr.)
Nëse dëshironi ti përdorni të dyja hyrjet e ujit të produktit, lidhni
tubin e ujit të nxehtë pasi të keni hequr bllokuesin dhe grupin e
rondeleve nga valvula e ujit të nxehtë. (Zbatohet për produktet që
kanë një grup bllokues qorr.)
A
KUjDEs
Modelet me një hyrje të vetme të ujit nuk duhet të lidhen me
rubinetin e ujit të nxehtë. Në një rast të tillë rrobat do të dëmtohen
ose produkti do të kalojë në metodën e mbrojtur dhe nuk do të
punojë.
Mos përdorni tuba uji hyrës të vjetër apo të përdorur për produktin e
ri. Mund të krijojë njolla mbi rrobat tuaja.
Lidhini tubat e veçantë që merren me produktin me hyrjet e
ujit të produktit. Tubi i kuq (majtas) (maks. 90 ºC) është për
hyrjen e ujit të nxehtë, tubi blu (djathtas) (maks. 25 ºC) është
për hyrjen e ujit të ftohtë.
A
KUjDEs
Sigurohuni që lidhjet e ujit të ftohtë dhe të ngrohtë të kryhen në
mënyrë korrektë kur instaloni produktin. Në të kundërt, rrobat do të
dalin të nxehta dhe të papërdorshme në fund të procesit të larjes.
Shtrëngojini me dorë të gjitha vidat e tubave. Mos përdorni
asnjëherë çelës për të shtrënguar vidat. Hapini rubinetat
plotësisht pasi të keni bërë lidhjen e tubave për të kontrolluar
për rrjedhje të ujit në pikat e lidhjes. Nëse ka ndonjë rrjedhje,
mbyllni rubinetin dhe hiqni vidën. Shtrëngoni sërish vidën me
kujdes pasi të keni kontrolluar mbylljen. Për të parandaluar
rrjedhjet e ujit dhe dëmtimet e shtaktuara prej tyre, mbajini
rubinetat mbyllur kur makineria nuk është në punë.
2.5 Lidhja me shkarkuesin
• Fundi i tubit të shkarkimit duhet të lidhet direkt me tubin e
shkarkimit të ujit të përdorur ose me lavamanin.
A
KUjDEs
Mos i hiqni kyçjet e transportit përpara heqjes së materialeve
përforcuese.
• Tubi duhet të instalohet në një lartësi të paktën 40 cm, dhe
maksimumi 100 cm.
• Në rastin kur tubi ngrihet pasi ka qenë në nivelin e
dyshemesë ose afër tokës (më pak se 40 cm mbi tokë),
shkarkimi i ujit bëhet më i vështirë dhe rrobat mund të
dalin shumë të njoma. Prandaj, merrni parasysh lartësitë e
treguara në figurë.
100cm
40cm
• Për të parandaluar kthimin pas të ujit të pistë në makineri
dhe për të mundësuar një shkarkim të lehtë, mos e zhysni
pjesën fundore të tubit në ujë të pistë ose mos e çoni në
shkarkim më shumë se 15 cm. Nëse është shumë i gjatë,
priteni.
• Fundi i tubit nuk duhet të jetë i palosur, nuk duhet të
jetë i shtypur dhe tubi nuk duhet të jetë i bllokuar midis
shkarkuesit dhe makinerisë.
• Nëse gjatësia e tubit është e pamjaftueshme, përdoreni
duke i shtuar një tub shtesë origjinal. Gjatësia e tubit
nuk mund të jetë më e gjatë se 3.2 m. Për të shmangur
problemet me rrjedhjen e ujit, lidhja midis tubit të shtuar
dhe tubit të shkarkimit duhet të mbërthehet mirë me një
morsetë të përshtatshme që të mos rrjedhë.
2.6 rregullimi i këmbëve
A
KUjDEs
Me qëllim që të sigurohemi që produkti punon pa zhurma dhe pa
dridhje, ai duhet të qëndrojë në nivel dhe i balancuar me këmbët
e tij. Balanconi makinerinë duke rregulluar këmbët. Përndryshe,
produkti mund të lëvizë nga vendi i tij dhe të shkaktojë shtypje dhe
probleme me dridhjen.
Lironi me dorë vidat bllokuese të këmbëve. Rregulloni
këmbët derisa produkti të qëndrojë në nivel dhe i balancuar.
Shtrëngojini sërish me dorë të gjitha vidat bllokuese.
A
KUjDEs
Mos përdorni asnjë mjet për të liruar vidat bllokuese. Në të kundërt,
ato do të dëmtohen.
2.7 Lidhja elektrike
Lidheni produktin me një prizë të tokëzuar të mbrojtur nga një
siguresë në përputhje me vlerat në tabelën e "Specifikimeve
teknike". Kompania jonë nuk do të mbajë përgjegjësi për
ndonjë dëmtim që mund të kryhet kur produkti përdoret pa
tokëzim në përputhje me rregulloret lokale.
• Lidhja duhet të jetë në përputhje me rregulloret kombëtare.
• Spina e kordonit elektrik duhet të arrihet lehtësisht pas
instalimit.
Summary of Contents for WMB 60801 Y+
Page 17: ...2820523933_BS 180314 1137 ...
Page 33: ...2820523933_SB 180314 1137 ...
Page 47: ......
Page 63: ...2820523933_MK 18 03 14 11 49 Број на документот ...