R i cik li mi i amba laz hi t
K U J D E S !
Mos lejoni që fëmijë të luajnë me
ambalazhin ose me pjesë të tij. Ekziston
rreziku i asfiksisë me pjesë të kartonit të
valëzuar dhe me fletën e plastikut.
Për të arritur te ju në gjendje të mirë, aparati u
mbrojt me një ambalazh të përshtatshëm. Të
gjitha materialet e ambalazhit janë të
pajtueshme me mjedisin dhe të riciklueshme.
Ju lutem na ndihmoni për ta ricikluar
ambalazhin duke e mbrojtur mjedisin!
E R E N D E S I S H M E !
Para se ta vini aparatin në përdorim, lexojini
këto udhëzime me kujdes dhe në tërësi.
Përmbajnë informacione të rëndësishme për
ngritjen, përdorimin dhe mirëmbajtjen e
aparatit.
Prodhuesi është i lirë nga çfarëdo përgjegjësie
në qoftë se informacionet në këtë dokument
nuk respektohen. Ruajini udhëzimet në një
vend të sigurtë për t'i arritur lehtë në rast
nevoje. Gjithashtu mund të jenë të dobishme
më pas për një përdorues tjetër.
K U J D E S !
Ky aparat duhet të përdoret vetëm për
qëllimin e tij të parashikuar (përdorim
shtëpiak) në zona të përshtatshme, larg
shiut, lagështisë ose kushteve të tjera të
motit.
Udhëzime transporti
Aparati duhet të transportohet sipas
mundësisë vetëm në pozitën vertikale.
Ambalazhi duhet të jetë në gjendje perfekte
gjatë transportit.
Në qoftë se gjatë transportit aparati u vendos
në pozitën horizontale (vetëm sipas
shënimeve mbi ambalazhin), rekomandohet
që para vënies në përdorim, aparati të lihet
për 4 orë, kështu që qarku ftohës të
stabilizohet.
Mosrespektimi i këtyre udhëzimeve mund të
shkaktojë avarinë e motorkompresorit dhe
anulimin e garancisë së tij.
Pa rala j mëri me dhe kë s hil la
të veç a nta
Mos e lidhni aparatin me korrent nëse keni
vënë re një defekt.
Riparimet duhet të bëhen vetëm nga
personel i kualifikuar.
Në situatat vijuese ju lutem hiqeni aparatin
nga rrjeti:
- kur shkrini plotësisht akullin e aparatit;
- kur e pastroni aparatin.
Për ta hequr aparatin nga priza, tërhiqeni
fishën, jo kabllon!
Siguroni hapësirën minimale midis aparatit
dhe murit kundër të cilit është vendosur.
Mos u ngjitni mbi aparatin.
Mos lejoni që fëmijë të luajnë ose fshihen
brenda aparatit.
Mos përdorni kurrë aparate elektrike brenda
ngrirësit për heqjen e akullit.
Mos e përdorni aparatin pranë aparateve
nxehëse, sobave ose burimeve të tjera
nxehtësie dhe zjarri.
Mos lini derën e ngrirësit të hapur më
shumë sesa nevojitet për ta vënë ose nxjerrë
ushqimin.
Mos e lini ushqimin në aparat në qoftë se ai
nuk punon.
Mos mbani brenda produkte që përmbajnë
gazra të ndezshme ose të shpërthyeshme.
Mos mbani pije shkumëzuese (lëng, ujë
mineral, shampanjë etj.) në ngrirës: shishja
mund të shpërthehet! Mos ngrini pije në
shishe plastiku.
Mos hani kube akulli ose akullore
menjëherë pas nxjerrjes nga ngrirësi sepse
mund të shkaktojnë "ndezje ngrirësi".
Mos prekni kurrë pjesë metalike ose
ushqim të ngrirë me duar të lagështa sepse
duart tuaja mund të ngrihen shpejt mbi
sipërfaqet shumë të ftohta.
Për mbrojtjen e aparatit gjatë magazinimit
dhe transportit, ai është i pajisur me ndarës
midis derës dhe dhomëzës (në anën e
përparme dhe në anën e pasme). Këta ndarës
do të hiqen para se aparati të vihet në
përdorim.
35
AL
Udhëzime për përdorim
Summary of Contents for HSA40520F
Page 2: ......
Page 8: ...2 3 4 6 5 ...
Page 55: ......
Page 56: ...4578333974 AA EN RO SR BiH MK AL UA www beko com ...