10 / 35 SQ
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
Montimi
1
2
3
3.6. Lidhja e tubit të
ujit me produktin
Për të lidhur tubin e ujit me produktin, ndiqni
udhëzimet më poshtë.
1.
Hiqni bashkuesin në përshtatësin e kokës
së tubit në pjesën e pasme të produktit dhe
kalojeni tubin te bashkuesi.
2.
Shtyjeni mirë poshtë tubin e ujit dhe lidheni
me përshtatësin e kokës së tubit.
3.
Shtrëngojeni bashkuesin me duar për ta
fiksuar te përshtatësi i kokës së tubit. Mund ta
shtrëngoni bashkuesin edhe me një çelës për
tuba ose një palë pinca.
3.7. Lidhja e rrjetit kryesor ujit
(Opsionale)
Për ta përdorur produktin duke e lidhur me rrjetin
kryesor të ujit të ftohtë, duhet të montoni një
bashkues standard të valvulës 1/2” me rrjetin
kryesor të ujit të ftohtë në shtëpi. Nëse bashkuesi
nuk është i disponueshëm ose nëse nuk jeni të
sigurt, këshillohuni me një hidraulik të kualifikuar.
1.
Hiqeni bashkuesin (1) nga përshtatësi i
rubinetit (2).
1
2
3
2.
Lidheni përshtatësin e rubinetit me valvulën e
rrjetit kryesor të ujit.
3.
Lidheni bashkuesin te tubi i ujit.
4.
Lidhni skajin tjetër të tubit me rrjetin kryesor
të ujit (shikoni Paragrafin 3.7) ose, për të
përdorur një shishe, me pompën e ujit (shikoni
Paragrafin 3.8).