![Beko GN163020 User Manual Download Page 440](http://html.mh-extra.com/html/beko/gn163020/gn163020_user-manual_2724751440.webp)
4 / 35 SQ
Udhëzuesi i frigoriferit / i përdorimit
Udhëzimet për sigurinë dhe mjedisin
•
Udhëzimet për sigurinë dhe
mjedisin
•
Vendoseni produktin në një prizë
me tokëzim. Tokëzimi duhet të
realizohet nga një elektricist i
kualifikuar.
•
Nëse produkti ka ndriçim të tipit
LED, kontaktoni me shërbimin e
autorizuar për ndërrimin e tij ose
në rast të ndonjë problemi.
•
Mos i prekni ushqimet e ngrira
me duar të njoma! Ato mund të
ngjiten në duar!
•
Mos vendosni lëngje në shishe
dhe kanoçe në ndarjen e
ngrirësit. Ato mund të çahen!
•
Vendosini lëngjet në një pozicion
vertikal pasi ta mbyllni mirë
kapakun.
•
Mos spërkatni me substanca
të djegshme pranë produktit,
pasi mund të digjet ose të
shpërthejë.
•
Mos mbani materiale të
djegshme dhe produkte
me gaze të djegshme (me
spërkatje, etj.) në frigorifer.
•
Mos vendosni kontejnerët me
lëngje mbi produkt. Derdhja e
ujit mbi një pjesë me elektricitet
mund të shkaktojë goditje
elektrike dhe rrezik zjarri.
•
Ekspozimi i produktit në shi,
borë, rrezet e diellit dhe erë
do të shkaktojë rreziqe nga
elektriciteti. Kur të ndryshoni
vendin e produktit, mos e
tërhiqni nga doreza e derës.
Doreza mund të këputet.
•
Tregoni kujdes që të shmangni
kapjen e ndonjë pjese të trupit
ose duart në ndonjë pjesë të
lëvizshme brenda produktit.
•
Mos shkelni apo mbështeteni
mbi derë, rafte dhe pjesë të
tjera të ngjashme të frigoriferit.
Kjo do të bëjë që produkti të
bjerë dhe të shkaktoni dëmtimin
e pjesëve.
•
Tregoni kujdes që të mos e
kapni kabllon elektrike.
1.1.1 Paralajmërimi HC
Nëse produkti përfshin një sistem
ftohjeje me gaz R600a, tregoni
kujdes që të shmangni dëmtimin
e sistemit të ftohjes dhe të tubit
të tij kur e përdorni dhe kur e
lëvizni produktin. Ky gaz është i
djegshëm. Në rast se dëmtohet
sistemi i ftohjes, mbajeni produktin
larg nga burimet e zjarrit dhe
ajrosni menjëherë dhomën.
C
Etiketa në anën e
brendshme majtas
tregon tipin e gazit të
përdorur në produkt.