
Aspirator Sobe / Manual Përdoruesi
46 / 51 SQ
1
Masat e sigurisë
1.1 Të përgjithshm
Lexoni me kujdes informacionet e mëposhtme
të rëndësishme në lidhje me sigurinë e instalimit
dhe mirëmbajtjen. Mbajeni këtë broshurë
informacionesh në vend praktik për ta parë
më vonë. Pajisja është bërë për t'u përdorur
në versionin me tubacion ajrimi (shkarkim ajri
përjashta - Fig. 3A), version me filtrin (qarkullim
ajri nga brenda - Fig. 3B) ose me motor të
jashtëm (Fig.3C).
Masat e sigurisë
1. Bëni kujdes kur aspiratori i sobës punon
njëkohësisht me një vatër ose furnelë të ndezur
e cila varet nga ajri në ambient dhe furnizohet
me burim tjetër përveç energjisë elektrike, pasi
kapaku i sobës e largon ajrin nga ambienti për
të cilin mund të ketë nevojë vatra ose furnela
për djegie. Presioni negativ në ambient nuk
duhet të tejkalojë 4 Pa (4x10-5bar). Siguroni
ajrim të mjaftueshëm në ambient për punimin
e sigurt të aspiratorit të sobës.
Zbatoni ligjet vendase për nxjerrjen e ajrit
jashtë.
Siguria e fëmijëve
• Kjo pajisje nuk është synuar për t’u përdorur
nga persona (përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, ndjesore ose mendore, apo me
mungese eksperience dhe njohurie. Fëmijët
duhet të mbikëqyren për t’u siguruar që të mos
luajnë me pajisjen.
• Materialet e paketimit janë të rrezikshme për
fëmijët. Mbajini materialet e paketimit në një
vend të sigurt larg arritjes të fëmijëve.
• Pajisjet elektrike janë të rrezikshme për fëmijët.
Mbajini fëmijët larg nga produkti. Mos i lini
fëmijët të luajnë me pajisjen.
Para se të lidhni modelin me rrjetin
elektrik:
• Kontrolloni pllakën e të dhënave (të pozicionuar
brenda pajisjes) për t'u siguruar që tensioni dhe
energjia të përputhen me rrjetin dhe prizën.
Nëse nuk jeni të sigurt pyesni një elektricist të
kualifikuar.
• Nëse kablli i energjisë është dëmtuar, duhet të
ndërrohet me një kabëll tjetër ose një montim
të veçantë, i cili mund të merret direkt nga
prodhuesi ose nga Qendra e Shërbimit Teknik.
• Kjo pajisje duhet të lidhet me rrjetin e furnizimit
qoftë përmes një sigurese 3A ose lidhje teli me
2 faza të mbrojtur nga një siguresë 3A.
A
Në rrethana të caktuara pajisjet
elektrike mund të jenë burim
rreziku.
• Mos kontrolloni gjendjen e filtrave ndërsa
aspiratori i sobës është në punë.
• Mos i prekni llambat ose vendet pranë, gjatë
ose menjëherë pas përdorimit të ndriçimit.
• Nuk lejohet gatimi me flakë poshtë aspiratorit
të sobës.
• Evitoni flakët pasi mund të dëmtohen filtrat dhe
të jenë burim rreziku.
• Kontrolloni vazhdimisht skuqjen e ushqimit në
mënyrë që nxehtësia e tepërt të mos jetë burim
rreziku.
• Hiqeni spinën nga priza para se të bëni punë
mirëmbajtjeje.
• Kjo pajisje nuk është bërë për t'u përdorur
nga fëmijët e vegjël ose personat me aftësi të
kufizuara pa mbikëqyrje.
• Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
• Duhet të ketë ajrim të mjaftueshëm në dhomë
kur aspiratori i sobës përdoret njëkohësisht me
pajisje me gaz të djegshëm ose karburante të
tjerë.
• Ekziston rrezik zjarri nëse pastrimi nuk bëhet
sipas udhëzimeve.