
e. Nëse jeni duke punuar me veglën elektrike në një ambient të jashtëm, përdorni
kabuj zgjatues që janë të përshtatëshm për ambiente të jashtme. Përdorimi i
një kablli zgjatues të përshtatshëm për ambientet e jashtme redukton rrezikun e një
goditjeje elektrike.
f. Nëse funksionimi i veglës elektrike të punës nuk mund të mënjanohet nga
mjedisi me lagështi, përdorni një prizë mbrojtëse elektrike. Shtimi i kësaj pajisjeje
shmang rrezikun e një goditje elektrike.
3. Siguria e personave
a. Jini të vëmendshëm, kujdesuni për çka bëni dhe kur keni të bëni me një vegël
elektrike, përdoreni atë me logjikë. Mos e përdorni veglën elektrike nëse jeni të
lodhur apo jeni nën efektin e drogës, alkolit apo medikamenteve. Në një moment
të pavëmendjes gjatë përdorimit të aparatit, mund të shkaktohen lëndime serioze.
b. Përdorni pajime mbrojtëse dhe gjithmonë syze mbrojtëse. Mbajtja
e pajisjeve personale mbrojtëse, si maskë kundër pluhurit, këpucë sigurie qe nuk
rrëshqasin, helmetë apo kufje mbrojtëse, në varësi të llojit dhe përdorimit të pajisjeve
elektrike, zvogëlon rrezikun e lëndimeve.
c. Mos e vini në punë pa vëmendjen e duhur. Sigurohuni që, vegla elektrike të jetë
e fikur para se ta lidhni në rrjet apo ti vendosni baterinë, para se ta ngrini apo ta
transportoni diku. Nëse, ndërsa mbani veglën elektrike, e keni gishtin te çelësi apo
nëse vegla elektrike lidhet në rrjetin elektrik ndërkohë që është lënë ndezur, mund të
shkaktohen aksidente.
d. Hiqini veglat rregulluese ose çelësin anglez, para se të ndizni veglën elektrike.
Një vegël apo një çelës që ndodhet në një pjesë të veglës elektrike e cila rrotullohet
mund të shkaktojë lëndime.
e. Shmangni një qëndrim jo të mirë të trupit. Kujdesuni të keni një qëndrim të
sigurt dhe ruani ekuilibrin. Në këtë mënyrë mund të kontrolloni më mirë situatat
e papritura.
f. Mbani veshje të përshtatshme. Mos mbani rroba të gjëra ose stoli. Flokët dhe
rrobat mbajini larg nga pjesët e lëvizshme. Rrobat e lirshme, stolitë apo flokët e
gjata mund të ngecin te pjesët lëvizëse.
g. Thithësja e pluhurit dhe pajisjet kapëse duhen montuar dhe përdorur si duhet.
Përdorimi i një thithëse të pluhurit mund të zvogëlojë rreziqet përmes pluhurit.
h. Mos u mbështesni në një siguri të rreme si dhe mos i anashkaloni rregullat e
sigurisë për veglat elektrike edhe nëse ndjeheni të familjarizuar me veglën
elektrike nga përdorimi i shpeshtë. Manovrimi i pavëmendshëm mund të
shkaktojë lëndime të rënda në fraksion sekonde.
30
1196978 BDA WB 400 DSM.indd 30
1196978 BDA WB 400 DSM.indd 30
17.11.20 08:05
17.11.20 08:05
Содержание WB 400 DSM
Страница 46: ...1 2 3 4 5 5 6 7 45 1196978 BDA WB 400 DSM indd 45 1196978 BDA WB 400 DSM indd 45 17 11 20 08 05 17 11 20 08 05...
Страница 49: ...30 4 150 3 A 48 1196978 BDA WB 400 DSM indd 48 1196978 BDA WB 400 DSM indd 48 17 11 20 08 05 17 11 20 08 05...
Страница 52: ...51 1196978 BDA WB 400 DSM indd 51 1196978 BDA WB 400 DSM indd 51 17 11 20 08 05 17 11 20 08 05...
Страница 98: ...1 2 3 4 5 5 6 7 97 1196978 BDA WB 400 DSM indd 97 1196978 BDA WB 400 DSM indd 97 17 11 20 08 06 17 11 20 08 06...
Страница 101: ...30 4 150 mm 3 100 1196978 BDA WB 400 DSM indd 100 1196978 BDA WB 400 DSM indd 100 17 11 20 08 06 17 11 20 08 06...
Страница 103: ...A 50 C MAX 50 C RECY 102 1196978 BDA WB 400 DSM indd 102 1196978 BDA WB 400 DSM indd 102 17 11 20 08 06 17 11 20 08 06...
Страница 104: ...103 1196978 BDA WB 400 DSM indd 103 1196978 BDA WB 400 DSM indd 103 17 11 20 08 06 17 11 20 08 06...