CM-8200
mbajtësi i filtrit dalin re të vogla avulli gjatë kohës së pritjes për bërjen e avullit, ajo është
një dukuri normale.
Në disa momente të caktuara, vendoseni filxhanin ose gotën nën shtojcën MAXI CAPPUCHINO
(H) dhe rrotulloni sustën e gypit për avull në të majtë. Në fillim do të rrjedhë pak ujë dhe pas kësaj
do të vijojë një spërkatje e avullit. Rrotulloni sustën (G) në të djathtë dhe vendoseni rezervuarin e
qumështit të cilin dëshironi të shndërroni në shkumë nën shtojcën MAXI CAPPUCCINO. Më pas
zhyteni hapjen në rezervuarin për qumësht dhe sërish rrotulloni sustën për avull (G) në të majtë,
deri sa nuk arrini nivelin e preferuar të qumështit të shkumuar.
Përgjatë procedurës së tillë ndoshta mund të vëreni që llamba (O) prej kohë në kohë do të kyçet
dhe do të ç’kyçet. Kur llamba është e ç’kyçur termostati e mirëmban ujin në temperaturën e
nevojshme për krijimin e avullit; rekomandohet shfrytëzimi i sustës për avullin vetëm kur kjo
llambë është e ç’kyçur.
PËRGATITJA E DOZËS SË DYFISHTË TË ESPRESSOS
Leni një kohë që ngrohësi të ftohet pas ç’kyçjes së kyçëse (N). Nëse dëshironi që ngrohësi shpejtë
të ftohet, rrotulloni sustën (G) në të majtë dhe vendoseni kyçësen (N) në pozitë ON, e cila
mundëson rrjedhjen e ujit nëpër shtojcën MAXI CAPPUCHINO, derisa llamba e indikatorit sërish
nuk kyçet; dhe më pas ç’kyçeni kyçësen (N) dhe mbylleni sustën (G), dhe para përgatitjes së
espressos në vijim priteni që llamba e indikatorit (O) të ç’kyçet.
PASTRIMI I RREGULLT
KUJDES: Të gjitha rregullat për pastrim të dhëna më poshtë kryhen derisa aparati është i ç’kyçur.
Pastrim i mbajtësit të filtrit.
Kontrolloni nëse vrimat e brendshme janë të bllokuara dhe nëse
janë pastroni me brushë të vogël. Kontrolloni nëse vrimat në fundin janë të bllokuara dhe nëse
janë ato pastroni me gjilpërë.
Pastrimi i vendit për mbajtjen e filtrit.
Gjatë shfrytëzimit mund të vëreni që kafe të grumbulluar
në vendin për mbajtjen e filtrit (unazë prej gome në të cilën vendoset dhe përforcohet shporta për
filtrin). Grumbujt në fjalë mund të largohen me një kruese për dhëmbë. Më tutje, prej kohe në
kohë duhet të pastrohet edhe disku i perforuar duke e larë me ujë duke mos vendosur shportën në
vendin për përforcim të vetin.
Pastrimi i shtojcës MAXI CAPPUCHINO.
Pastrojeni këtë shtojcë vetëm kur gypi i thatë prej
kromi është i ftohtë, për të shmangur djegie. Rrotulloni kokën e aparatin me gyp të vogël dhe
lajeni me ujë. Gypin e vogël mund të pastroni me leckë jo-abrazive. Kthejeni kokën e shtojcës në
vend. Nëse paraqite nevoja, me anë të gjilpërës sërish pastroni vrimat dhe kokën e aparatit.
Pastrimi i rezervuarit për ujë.
Prej kohë në kohë pastroni edhe brendësinë e rezervuarit për ujë
me një shpuzë ose me leckë të lagët.
KËSHILLA TË DOBISHME PËR PËRGATITJEN E ESPRESSOS SË MIRË ITALIANE
Kafja e bluar në shportën për filtrin duhet ngadalë të shtypet. Dendësia e espressos varet nga
imtësia e kafes së bluar, sasisë së vendosur në shportën për filtrin dhe shtypjes me të cilën është
shtypur kafja për filtrin. Është e nevojshme që për disa sekonda kafja vetëm më të fillojë të rrjedhë
në filxhanin. Nëse koha e nevojshme për rrjedhje është më e gjatë ajo nënkupton që kafja është
tepër imët e bluar ose është tepër fortë e shtypur për filtrin.
Содержание CM-8002
Страница 2: ...User manual Coffee Machine ENG CM 8002 RoHS 2002 95 EC ...
Страница 8: ...Upute za uporabu Aparat za kavu HR BiH CG RoHS 2002 95 EC CM 8002 ...
Страница 14: ...Korisničko uputstvo Aparat za kafu SR RoHS 2002 95 EC CM 8002 ...
Страница 20: ...Navodila za uporabo Aparat za kavo SLO RoHS 2002 95 EC CM 8002 ...
Страница 26: ...Udhëzime për shfrytëzim Aparat për kafe AL RoHS 2002 95 EC CM 8002 ...
Страница 32: ...Упатства за употреба Aпарат за кафе MAK RoHS 2002 95 EC CM 8002 ...
Страница 50: ...www vivax com ...
Страница 51: ...www vivax com ...