![Vaillant VAZ CPC Скачать руководство пользователя страница 130](http://html.mh-extra.com/html/vaillant/vaz-cpc/vaz-cpc_installation-instructions-manual_848790130.webp)
6 Zgjidhja e defektit
128
Udhëzuesi i instalimit 0020237952_03
– Një pajisje ajrimi pa kabëll e
banesës VAR 60/1 DW është
vendosur më parë si NJËSI
QENDRORE.
– Rregullatori pa kabëll është lidhur
me energjinë elektrike dhe po
furnizohet me energji për herë të
parë.
– Dritat LED (1) dhe (2) ndizen duke
pulsuar.
▶
Me anë të butonave (4–9) të
rregullatorit, vendosni kodin
tetëshifror, që keni krijuar më
parë gjatë instalimit të NJËSISË
QENDRORE të pajisjes së ajrimit të
banesës.
◁
Pas vendosjes së kodit të saktë,
të gjitha dritat LED (1–3) do të
qëndrojnë ndezur për një sekondë.
Udhëzim
Gjatë vendosjes së kodit,
kujdesuni që butonat (8) dhe
(9) të rregullatorit të përkojë
me butonat „shpejtësia
maksimale e ajrimit‟ dhe
„lagështia maksimale e ajrit‟
në pajisjen telekomanduese.
6 Zgjidhja e defektit
Udhëzim
Të gjitha pajisjet e ajrimit të
banesës janë instaluar nga fabrika
si NJËSI QENDRORE.
Vlefshmëria: VAZ CPC
Kushtet: Rregullatori nuk merr asnjë lidhje me
NJËSINË QENDRORE.
▶
Fikeni produktin.
▶
Sigurohuni që njësia e ventilatorit të jetë
montuar saktë në kornizën fiksuese të
murit dhe kontakti me lidhjen e spinës
të jetë vendosur.
Vlefshmëria: VAZ CPCW
Kushtet: Rregullatori nuk merr asnjë lidhje me
NJËSINË QENDRORE.
▶
Sigurohuni që rruga e transmetimit të
jetë ≤ 20 m.
ose:
▶
Rivendosni rregullimet e fabrikës në
rregullator.
▶
Regjistrojeni rregullatorin me kodin e
saktë në NJËSINË QENDRORE.
ose:
▶
Fikeni produktin.
▶
Sigurohuni që njësia e ventilatorit të jetë
montuar saktë në kornizën fiksuese të
murit dhe kontakti me lidhjen e spinës
të jetë vendosur.
Kushtet: Pajisjet e ajrimit të banesës punojnë vetëm
në modalitetin e natës
▶
Sigurohuni që sensori i dritës të mos
jetë i mbuluar tek NJËSIA QENDRORE.
6.1 Ndërrojeni rregullatorin me
defekt
1. Nxirreni produktin jashtë përdorimi në
mënyrë të përhershme. (→ Faqe 129)
2. Montoni rregullatorin në mur.
(→ Faqe 126)
3. Lidhni rregullatorin me energjinë
elektrike. (→ Faqe 127)
6.2 Rivendosni rregullimet e fabrikës
në rregullator
Vlefshmëria: VAZ CPC
OSE VAZ CPCW
Nëse nevojitet, mund të rivendosni
rregullimet e fabrikës në rregullator, për
t'i caktuar rregullatorit sërish një NJËSI
QENDRORE të pajisjes së ajrimit të
banesës. Caktimet ekzistuese, në këtë
mënyrë, do të fshihen.
▶
Ndërpriteni furnizimin me energji të
rregullatorit.