86
d)
Mos abuzoni me kordonin. Mos e përdorni kurrë
kordonin për transportin, tërheqjen ose heqjen e
spinës së veglës së punës. Mbajeni kordonin larg
nga nxehtësia, vaji, anët e mprehta ose pjesët
që lëvizin.
Kordonët e dëmtuar ose e bllokuar rrisin
rrezikun e goditjes elektrike.
e)
Kur përdorni një vegël pune në mjedise të jashtme,
përdorni një kordon zgjatues të përshtatshëm për
përdorim në mjedise të jashtme.
Përdorimi i një
kordoni të përshtatshëm për përdorime në mjedise të
jashtme zvogëlon rrezikun e goditjes elektrike.
f)
Nëse përdorimi i veglës së punës në një vend
me lagështi është i pashmangshëm, përdorni një
automat qarku me shkarkesë me tokëzim.
Përdorimi
i një automati me shkarkesë me tokëzim zvogëlon
rrezikun e goditjes elektrike.
3) SIGURIA PERSONALE
a)
Qëndroni në gatishmëri, shikoni se çfarë po bëni
dhe përdorni gjykimin kur përdorni një vegël pune.
Mos e përdorni një vegël pune kur jeni i lodhur
ose nën ndikimin e ilaçeve, alkoolit ose mjekimit.
Një moment humbje e vëmendjes gjatë përdorimit të
veglave të punës mund të shkaktojë dëmtime të rënda
personale.
b)
Përdorni pajisje personale mbrojtëse. Mbani
gjithmonë pajisje për mbrojtjen e syve.
Pajisjet
mbrojtëse si maska kundër pluhurit, këpucët që nuk
rrëshqasin, kaskat ose pajisjet për mbrojtjen e veshëve
për kushtet përkatëse do të zvogëlojnë dëmtimet
personale.
c)
Parandaloni ndezjen e rastësishme. Sigurohuni që
çelësi është në pozicionin fikur para se të lidhni
burimin e energjisë dhe/ose baterinë, para se të
merrni ose të transportoni pajisjen.
Transportimi i
veglave të punës me gishtin në çelës ose aktivizimi i
veglave të punës që kanë çelësin të ndezur është një
ftesë për aksidente.
d)
Hiqni çdo çelës ose çelës përshtatës para ndezjes
së veglës së punës.
Një çelës i lënë i lidhur me një
pjesë rrotulluese të veglës së punës mund të shkaktojë
dëmtime personale.
e)
Mos u zgjasni. Mbani një vendosje të mirë të
këmbëve dhe një ekuilibër të mirë në çdo moment.
Kjo gjë bën të mundur një kontroll më të mirë të veglës
së punës në situata të papritura.
f)
Vishuni në mënyrën e duhur. Mos vishni veshje
të gjera ose bizhuteri. Mbani flokët, veshjet dhe
dorashkat larg nga pjesët lëvizëse.
Veshjet e gjera,
bizhuteritë ose flokët e gjatë mund të kapen nga pjesët
në lëvizje.
g)
Nëse janë ofruar pajisje për lidhjen e pajisjeve të
mbledhjes dhe nxjerrjes së pluhurave, sigurohuni
që ato të jenë të lidhura dhe të përdoren si duhet.
Përdorimi i mbledhjes së pluhurave mund të zvogëlojë
rreziqet në lidhje me pluhurat.
4) PËRDORIMI DHE KUJDESI PËR VEGLËN E PUNËS
a)
Mos ushtroni forcë mbi veglën e punës. Përdorni
veglën e punës të duhur për përdorimin tuaj.
Vegla
e punës e duhur do të realizojë një punë më të mirë
dhe më të sigurt dhe me shpejtësinë që ajo është e
projektuar.
b)
Mos përdorni veglën e punës nëse çelësi nuk
e ndez apo e fik.
Çdo vegël pune që nuk mund të
kontrollohet me anë të çelësit është e rrezikshme dhe
duhet të riparohet.
c)
Shkëputni spinën nga burimi i energjisë dhe/
ose baterinë nga vegla e punës para se të bëni
rregullime të tjera, të ndryshoni aksesorët ose të
ruani veglat e punës.
Këto masa parandaluese të
sigurisë ulin rrezikun e ndezjes aksidentale të veglës së
punës.
d)
Mbani veglat e punës larg fëmijëve dhe mos lejoni
personat e pamësuar me veglën e punës ose këto
udhëzime për përdorimin e pajisjes.
Veglat e punës
janë të rrezikshme në duart e përdoruesve të patrajnuar.
e)
Mirëmbani veglat e punës. Kontrolloni për
mospërshtatje ose bllokim të pjesëve lëvizëse,
thyerje të pjesëve dhe gjendje të tjera që mund
të ndikojnë në funksionimin e veglës së punës.
Nëse dëmtohet, riparojeni veglën e punës para
përdorimit.
Shumë aksidente shkaktohen nga veglat e
punës jo të mirëmbajtura si duhet.
f)
Mbajini pajisjet prerëse të pastra dhe të mprehta.
Pajisjet e prerjes të mirëmbajtura dhe me anë të
mprehta kanë më pak mundësi për t’u bllokuar dhe janë
më të lehta për t’u kontrolluar.
g)
Përdorni veglat e punës, aksesorët dhe puntot,
etj. në përputhje me këto udhëzime, duke marrë
parasysh kushtet e punës dhe punën që do të
kryhet.
Përdorimi i veglave për përdorime të ndryshme
nga ato të përcaktuara mund të shkaktojë rreziqe.
5) SHËRBIMI
a)
Shërbimi i veglës së punës duhet të kryhet nga një
person i kualifikuar për riparimet duke përdorur
vetëm pjesë ndërrimi identike.
Kjo gjë do të sigurojë
ruajtjen e sigurisë së veglave të punës.
UDHËZIMET PËR SIGURINË PËR SMERILUESET
TË PËRGJITHSHME
•
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
•
Kjo vegël nuk është e përshtatshme për smerilim në
lagështi
•
Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
•
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
•
Shkëputni gjithmonë spinën nga burimi i energjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
AKSESORËT
•
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
•
Mos vazhdoni të përdorni fletët e smerilimit të
konsumuara, të çara ose shumë të bllokuara
PARA PËRDORIMIT
•
Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë
si voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
•
Shmangni dëmtimet që mund të shkaktohen nga vidat,
gozhdët dhe elementet e tjera në materialin e punës;
hiqni ato para se të filloni punën
•
Përdorni kordonë të pahapur dhe të sigurt për zgjatime,
me një kapacitet 16 amper
•
Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
Содержание 7420
Страница 2: ...2 7207 7208 7420 280 Watt 1 2 kg EPTA 01 2003 12500 P MIN 2 5 mm E D F A F B C ...
Страница 3: ...3 ACCESSORIES WWW SKIL COM 40 80 80 240 40 120 120 240 40 120 120 240 ...
Страница 94: ...94 40 80 80 240 40 120 120 240 40 120 120 240 COM SKIL WWW 7 8 5 6 امللحقات ...
Страница 95: ...95 7207 7208 7420 280 Watt 1 2 kg EPTA 01 2003 12500 P MIN 2 5 mm E D F A F B C 1 2 3 4 ...