Shqip
Instalimi
Shqip
16
Kërkesat për instalimin
Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi
• Nevojitet siguresë ose automat AC 220-240 V /
50 Hz.
•
Përdorni qark të degëzuar individual specifik për
makinën larëse.
Për të siguruar tokëzimin e duhur, makina larëse vjen
me kordon elektrik me spinë tredhëmbëshe tokëzimi
për t'u përdorur në prizë të tokëzuar dhe të instaluar
siç duhet.
Kontrolloni me elektricistin e kualifikuar ose ekspertin
e shërbimit nëse nuk jeni të sigurt për tokëzimin.
Mos e modifikoni spinën e dhënë. Nëse nuk përputhet
me prizën, telefonojini elektricistit të kualifikuar për të
instaluar prizën e duhur.
VINI RE
• MOS përdorni zgjatues.
• Përdorni vetëm kordonin elektrik që vjen me
makinën larëse.
• MOS e lidhni kurrë kabllon e tokëzimit te
tubacionet plastike, linjat e gazit ose tubat e ujit
të ngrohtë.
• Përçuesit e patokëzuar siç duhet mund të
shkaktojnë goditje elektrike.
Furnizimi me ujë
Presioni i duhur i ujit për këtë lavatriçe është nga
50 kPa deri në 800 kPa. Presioni i ujit nën 50 kPa
mund të shkaktojë mosmbylljen e plotë të valvulës së
ujit. Ose, mund të duhet më shumë kohë për mbushjen
e kazanit, duke shkaktuar fikjen e makinës larëse.
Rubinetat e ujit duhet të jenë brenda 120 cm nga pjesa
e prapme e lavatriçes në mënyrë që zorrët e dhëna të
hyrjes së ujit të arrijnë lavatriçen.
Për të zvogëluar rrezikun e rrjedhjeve:
• Sigurohuni që rubinetat të arrihen lehtë.
• Mbyllini rubinetat kur makina larëse nuk përdoret.
• Kontrolloni rregullisht për rrjedhje te rakorderët e
zorrës së hyrjes.
KUJDES
Përpara përdorimit të makinës larëse për herë të parë,
kontrolloni të gjitha lidhjet në valvulën e ujit dhe
rubinetat e ujit për rrjedhje të mundshme.
Shkarkimi
Samsung-u rekomandon një tub vertikal në lartësi 60-
90 cm. Zorra e shkarkimit duhet të lidhet nëpërmjet
kapëses së zorrës tek tubi vertikal dhe ky duhet të
mbulojë tërësisht zorrën e shkarkimit.
Untitled-2 16
2020-09-07 6:10:50
Содержание WW7 TA Series
Страница 1: ...Washing Machine Usermanual WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 1 1 2020 08 28 3 41 41 ...
Страница 62: ...Memo Untitled 1 62 2020 08 28 3 41 57 ...
Страница 63: ...Memo Untitled 1 63 2020 08 28 3 41 57 ...
Страница 65: ...Perilicazarublje Korisničkipriručnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 2 1 2020 09 08 8 53 22 ...
Страница 129: ...Машиназаперење Упатствозакористење WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 3 1 9 8 2020 3 47 32 PM ...
Страница 193: ...Pralnistroj Uporabniškipriročnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 1 1 9 8 2020 1 54 15 PM ...
Страница 255: ...Beležka Untitled 1 63 9 8 2020 1 54 46 PM ...
Страница 257: ...Makinalarëse Manualiipërdorimit WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 2 1 2020 09 07 6 10 42 ...
Страница 321: ...Mašinazapranjeveša Korisničkipriručnik WW9 TA WW8 TA WW7 TA Untitled 3 1 2020 09 07 6 31 31 ...
Страница 339: ...Srpski Srpski 19 B 3 Umetnite zaštitne kapice B u otvore označene krugom na slici Untitled 3 19 2020 09 07 6 31 41 ...
Страница 382: ...Beleška Untitled 3 62 2020 09 07 6 32 24 ...
Страница 383: ...Beleška Untitled 3 63 2020 09 07 6 32 24 ...