2_
informacioni për sigurinë
informacioni për sigurinë
_3
6. Mos e përdorni fshesën me korrent për të pastruar shkrepëset,
hirin ose bishtat e cigareve. Mbajeni fshesën me korrent larg
sobave ose burimeve të tjera të nxehtësisë. Nxehtësia mund të
deformojë dhe të çngjyrosë pjesët plastike të pajisjes.
7. Shmangni mbledhjen e objekteve të forta dhe të mprehta
nëpërmjet fshesës me korrent, pasi mund të dëmtoni pjesët e saj.
Mos u mbështetni te paneli i tubave. Mos vendosni ngarkesë mbi
tub. Mos e bllokoni portën thithëse dhe atë shkarkuese.
8. Fikeni fshesën me korrent duke shtypur më parë butonin në
trupin e pajisjes, para se ta hiqni nga priza elektrike. Shkëputeni
spinën nga priza elektrike para se të ndërroni qesen e pluhurave
ose enën e pluhurave. Për të shmangur dëmtimet, hiqeni nga
priza duke e kapur te spina dhe jo duke tërhequr kordonin.
9. Kjo aparaturë mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e lart dhe personat me aftësi të pakësuara fizike, të
ndjesisë ose mendore ose mungesë të përvojës dhe njohurisë
nëse u është dhënë mbikëqyrje ose udhëzime në lidhje me
përdorimin e sigurt dhe nëse i kuptojnë rreziqet e mundshme.
10. Fëmijët nuk duhet të luajnë me aparaturën. Pastrimi dhe mirëmbajtja
e përdoruesit nuk duhet bërë nga fëmijë pa mbikëqyrje.
11. Nuk rekomandohet përdorimi i kordonëve zgjatues.
12. Nëse fshesa me korrent nuk funksionon siç duhet, fikeni dhe
konsultohuni me agjentin e shërbimit të autorizuar.
13. Për të shmangur rrezikun, nëse kordoni elektrik është
dëmtuar, zëvendësimi i tij duhet të bëhet nga prodhuesi ose nga
agjenti i shërbimit ose nga një person i kualifikuar.
14. Mos e lëvizni fshesën me korrent duke e kapur nga tubi.
Përdorni dorezën e fshesës me korrent.
15. Hiqeni fshesën nga priza kur nuk e përdorni. Fikeni çelësin
elektrik para se ta hiqni nga priza.
DJ68-00461V-08.indb 3
2017. 1. 19. �� 11:45
Содержание SC4500 Series
Страница 16: ...DJ68 00461V 08 indb 16 2017 1 19 11 44 ...
Страница 32: ...DJ68 00461V 08 indb 16 2017 1 19 11 44 ...
Страница 48: ...DJ68 00461V 08 indb 16 2017 1 19 11 44 ...
Страница 64: ...DJ68 00461V 08 indb 16 2017 1 19 11 44 ...
Страница 80: ...DJ68 00461V 08 indb 16 2017 1 19 11 45 ...
Страница 96: ...DJ68 00461V 08 indb 16 2017 1 19 11 45 ...
Страница 112: ...shënim DJ68 00461V 08 indb 16 2017 1 19 11 45 ...
Страница 113: ...shënim DJ68 00461V 08 indb 17 2017 1 19 11 45 ...
Страница 114: ...DJ68 00461V 08 indb 18 2017 1 19 11 45 ...
Страница 130: ...beležka DJ68 00461V 08 indb 16 2017 1 19 11 46 ...
Страница 131: ...beležka DJ68 00461V 08 indb 17 2017 1 19 11 46 ...