Shqip 17
SHT
O
JC
A
Gjatë përdorimit
SHËNIM
• Veçoritë e produktit mund të ndryshojnë në varësi të modelit.
• Nëse komanda e dorezës nuk punon, fshesa me korrent mund të vihet në punë me anë të
butonit [Energjia] që ndodhet në trupin e pajisjes.
• Kur përdorni furçën e pluhurave ose veglën për pastrimin e pjesëve të çara, fshesa me
korrent mund të shkaktojë dridhje.
• Kur fshesa me korrent nuk funksionon, ndërroni bateritë. Nëse problemi vazhdon,
kontaktoni shitësin tonë të autorizuar. Përdorni 2 bateri të madhësisë AA.
KUJDES
• Kur të hiqni spinën nga priza elektrike, kapeni nga spina dhe jo nga kordoni.
• Mos e shtypni butonin e dorezës së koshit të pluhurave gjatë kohës që mbani pajisjen.
• Për ruajtjen e produktit, vendoseni kokën për fshirjen e dyshemesë në vjaskën e vogël në
fund të trupit.
Pastrimi dhe mirëmbajtja
SHËNIM
• Për pastrimin e filtrit të pluhurave, shtoni detergjent neutral në ujë të ngrohtë dhe lëreni
filtrin në të për 30 minuta përpara se ta lani.
• Mos e lani filtrin e daljes me ujë.
• Për cilësi maksimale pune të filtrit të daljes, ndërrojeni një herë në vit.
• Për të parandaluar gërvishtjen e dyshemeve, kontrolloni gjendjen e furçës dhe ndërrojeni
nëse është e konsumuar.
• Filtrat e zëvendësimit disponohen nga agjenti vendor i shërbimit i "Samsung".
• Meqenëse mund të lëndoheni në rastet kur kordoni elektrik humb kontrollin gjatë
rimbështjelljes, mbajeni dhe më pas shtypni butonin e rimbledhjes së kordonit.
• Nëse kordoni elektrik nuk mblidhet mirë, rishtypni butonin e rimbështjelljes pasi ta keni
tërhequr kordonin elektrik për rreth 2~3 m.
• Për të zbrazur dhe pastruar koshin e pluhurave, mund ta shpëlani koshin e pluhurave me
ujë të ftohtë.
• Kur fuqia thithëse bie vazhdueshëm dhe ndjeshëm, pastrojeni filtrin e pluhurave sipas
seksionit "Pastrimi i filtri të pluhurave".
Shënime dhe masa paraprake
SHTOJCA
}jZXWWXZWW^\ZkTWYnlUGGGX^
YWX^TW^TW[GGG㝘䟸G`aYXa[W