Shqip
Shqip
7
• Për të pastruar të gjitha zonat në shtëpi,
hapni të gjitha dhomat dhe caktoni zonat e
ndaluara me aplikacionin "SmartThings" ose
për siguri, vendosni shënjuesit e kufirit në
vendet ku "Jet Bot" mund të dëmtohet, si
p.sh. te dera kryesore, veranda, tualeti dhe
shkallët.
• Për karikim të saktë automatik, ndiqni këto
rekomandime.
- Ndizni gjithmonë stacionin e fshesës.
- Instaloni stacionin e fshesës aty ku
"Jet Bot" mund ta gjejë lehtësisht.
- Mos lini objekte përpara stacionit të
fshesës.
• Mos e përdorni "Jet Bot" në dysheme të
zeza.
- "Jet Bot" mund të mos funksionojë
normalisht.
• Mos vendosni objekte brenda distancës
0,5 m nga anët e stacionit të fshesës ose
brenda distancës 1 m nga ana e përparme
e tij.
• Sigurohuni që sipërfaqja e kontaktit të
karikimit të stacionit të fshesës të mos jetë
e dëmtuar dhe të mos ketë lëndë të huaja
sipër.
• Për zonat shumë të ulëta ku "Jet Bot" mund
të ngecë, caktoni zonat e ndaluara me
aplikacionin "SmartThings" ose vendosni
shënjuesit e kufirit për të parandaluar
futjen e "Jet Bot".
• Mos e instaloni stacionin e fshesës në një
zonë me dysheme të errët.
- Nëse dyshemeja përreth stacionit të
fshesës është e errët, pengohet karikimi.
• Përpara pastrimit, hiqni pengesat që mund
të pengojnë lëvizjen e "Jet Bot" (si p.sh.
shilarësi ose rrëshqitëset e fëmijëve për
ambiente të brendshme).
• Mos e përdorni "Jet Bot" në vende më të
ngushta se rrezja e tij e rrotullimit prej
0,5 m ose më pak.
• Përpara përdorimit të "Jet Bot", hiqni
objektet që mund të thyhen, si p.sh. xhama,
korniza, pasqyra dhe sende prej porcelani,
në mënyrë që "Jet Bot" të punojë pa
ndërprerje.
• Nëse furça apo kapaku i furçës nuk është
montuar siç duhet, dyshemeja mund të
gërvishtet ose produkti mund të pësojë
avari.
• Përdorni të dyja duart për ta mbajtur
produktin.
• Mos e vendosni stacionin e fshesës në një
vend ku njerëzit kalojnë shpesh, në hyrje
apo kalime të ngushta.
- Njerëzit mund të pengohen dhe të
lëndohen ose produkti mund të dëmtohet.
• Mos e shtyni stacionin e fshesës.
Gjatë përdorimit
PARALAJMËRIM
• Nëse "Jet Bot" lëshon tinguj jonormalë,
aroma ose tym, fikni menjëherë çelësin
elektrik të "Jet Bot" dhe kontaktoni qendrën
e shërbimit.
KUJDES
• Përdorimi i "Jet Bot" në tapet të trashë
mund të dëmtojë si "Jet Bot", ashtu edhe
tapetin.
- "Jet Bot" nuk mund të kalojë mbi një tapet
me fibra më të gjata se 2 cm.
• Mos e përdorni "Jet Bot" mbi tavolina ose
sipërfaqe të tjera të larta.
- Ka rrezik dëmtimi nëse ai rrëzohet.
• "Jet Bot" mund të përplaset me karriget ose
këmbët e tavolinës, ndaj zhvendosini ato
për pastrim më të shpejtë dhe efikas.
• Kur "Jet Bot" është në punë, mos e ngrini
dhe mos e zhvendosni atë në një zonë
tjetër.
• Mos e mbani "Jet Bot" nga rrotat drejtuese
kur e zhvendosni atë në një zonë tjetër.
Informacione për sigurinë
Содержание Jet Bot VR30T85 Series
Страница 3: ...3 1 2 0 5 m 1 m 3 0 5 m A ...
Страница 4: ...4 B 1 1 2 B 2 1 2 3 1 4 B OFF ON ...
Страница 5: ...5 1 2 3 4 5 6 7 8 C 1 24H C ...
Страница 6: ...6 C 2 1 2 3 4 C 3 C ...
Страница 7: ...7 C 5 C 4 2 1 C ...
Страница 8: ...8 1 2 3 4 1 2 3 4 D 1 D 2 D ...
Страница 24: ......
Страница 42: ......
Страница 60: ......
Страница 78: ......
Страница 96: ......
Страница 114: ......
Страница 132: ......
Страница 186: ......
Страница 204: ......