Shqip - 12
mirëmbajtja
PASTRIM
Pastrojeni furrën rregullisht për të parandaluar grumbullimin e papastërtive
mbi furrë ose brenda saj. Gjithashtu, kushtojini vëmendje të veçantë derës,
gominës së derës, si dhe pjatës rrotulluese dhe unazës rrotulluese (vetëm
për modelet përkatëse).
Nëse dera nuk hapet ose mbyllet lirisht, kontrolloni së pari nëse janë
grumbulluar papastërti në gominat e derës. Përdorni leckë të butë me ujë
me sapun për pastrimin e sipërfaqes së jashtme dhe të brendshme të
furrës. Shpëlajini dhe thajini mirë.
Për të pastruar papastërtitë e forta me aroma të pakëndshme në pjesën e
brendshme të furrës
1.
Pasi ta keni zbrazur furrën, vendosni një filxhan me lëng limoni të holluar në qendër
të pjatës rrotulluese.
2.
Ngroheni furrën për 10 minua në fuqinë maksimale.
3.
Pas përfundimit të ciklit, prisni derisa furra të ftohet. Më pas, hapni derën dhe
pastroni dhomën e gatimit.
Për pastrimin e pjesës së brendshme të modeleve me ngrohës me rrotullim
Për pastrimin e pjesës së sipërme
të dhomës së gatimit, ulni elementin
e sipërm ngrohës me 45°
(A)
siç
tregohet. Kjo do të ndihmojë për
pastrimin e pjesës së sipërme. Pasi
të mbaroni, rivendosni elementin e
sipërm ngrohës.
A
KUJDES
• Mbajini derën dhe gominat e saj të pastra dhe sigurohuni që dera të hapet dhe
mbyllet lirisht. Përndryshe, mund të shkurtohet cikli i jetës së furrës.
• Bëni kujdes që të mos derdhni ujë në ventilatorët e furrës.
• Mos përdorni substanca gërryese ose kimike për pastrimin.
• Pas çdo përdorimi të furrës, përdorni një detergjent të butë për pastrimin e
dhomës së gatimit pasi furra të jetë ftohur.
INSTALIMI I FURRËS ME MIKROVALË
1.
Hiqni të gjitha materialet e paketimit që
ndodhen brenda në furrë. Vendosni
unazën rrotulluese dhe pjatën
rrotulluese. Kontrolloni nëse pjata
rrotulluese rrotullohet lirshëm.
2.
Furra me mikrovalë duhet të vendoset
në atë mënyrë që priza të jetë e
disponueshme.
Nëse kordoni i furnizimit me energji është i dëmtuar, duhet të
zëvendësohet me një kordon të posaçëm ose me një kabllo që ofrohet
nga prodhuesi ose nga një agjent shërbimi i autorizuar. Për sigurinë tuaj
personale, vendoseni kabllon në një prizë AC të tokëzuar në mënyrë
të përshtatshme. Nëse kablloja e energjisë së kësaj pajisjeje është e
dëmtuar, duhet të zëvendësohet me një kabllo të posaçme.
Mos e instaloni furrën me mikrovalë në ambiente të nxehta ose me
lagështirë, si për shembull pranë një furre të zakonshme ose pranë një
radiatori. Duhet të zbatohen specifikimet për furnizimin me energji të
sobës dhe çdo kabllo zgjatuese që përdoret duhet të jetë e të njëjtit
standard si dhe kablloja e energjisë që jepet bashkë me furrën. Pastrojeni
pjesën e brendshme dhe gominën e derës me një leckë të njomë para se
ta përdorni furrën për herë të parë.
FG87SST_BOL_DE68-03132X-04_BG+HR+MK+RO+SQ+SR+SL+EN.indb 12
2017-12-06 5:04:13