Shqip
37
Udhë
zue
s g
atimi
Sugjerime specifike
SHKRIRJA E GJALPIT
Vendosni 50 g gjalpë në një enë të vogël e të thellë qelqi. Mbulojeni me kapak plastik.
Nxeheni për 30-40 sekonda duke përdorur 800 W, derisa gjalpi të shkrijë.
SHKRIRJA E ÇOKOLLATËS
Vendosni 100 g çokollatë në një enë të vogël e të thellë qelqi.
Nxeheni për 3-5 minuta me 450 W derisa çokollata të shkrijë.
Trazojeni një ose dy herë gjatë shkrirjes. Përdorni doreza gatimi kur ta nxirrni jashtë!
SHKRIRJA E MJALTIT TË KRISTALIZUAR
Vendosni 20 g mjaltë të kristalizuar në një enë të vogël e të thellë qelqi.
Nxeheni për 20-30 sekonda me 300 W derisa mjalti të shkrijë.
SHKRIRJA E XHELATINËS
Përgatitni shtresa xhelatine (10 g) për 5 minuta në ujë të ftohtë.
Vendoseni xhelatinën e kulluar në një tas të vogël pireks, prej qelqi.
Nxeheni për 1 minutë duke përdorur 300 W.
Trazojeni pasi të ketë shkrirë.
GATIMI I SHTRESËS/VESHJES (PËR KEKË DHE PËR ËMBËLSIRA)
Përzieni shtresën (afërsisht 14 g) me 40 g sheqer dhe me 250 ml ujë të ftohtë.
Gatuajeni të pambuluar në një tas qelqi pireks për 3½ deri në 4½ minuta në 800 W derisa
shtresa/veshja të jetë transparente. Trazojeni dy herë gjatë gatimit.
GATIMI I REÇELIT
Vendosni 600 g fruta (për shembull, fruta pylli të përziera) në një tas pireks, prej qelqi me
madhësi të përshtatshme dhe me kapak. Shtoni 300 g sheqer për konservim dhe trazojeni
mirë.
Gatuajeni të mbuluar për 10-12 minuta duke përdorur 800 W.
Trazojeni disa herë gjatë gatimit. Hidheni drejtpërdrejt në enë të vogla prej qelqi, të vulosur
me kapakë. Lërini me kapak për 5 minuta.
GATIMI I BUDINGUT
Përziejeni miellin e budingut me sheqer dhe qumësht (500 ml) duke zbatuar udhëzimet e
prodhuesve dhe trazojeni mirë. Përdorni një tas qelqi pireks me madhësi të përshtatshme dhe
me kapak. Gatuajeni të mbuluar për 6½ deri 7½ minuta duke përdorur 800 W.
Trazojeni mirë disa herë gjatë gatimit.
SKUQJA E FETAVE TË BAJAMEVE
Shpërndani në mënyrë të njëtrajtshme 30 g bajame të copëtuara, në një pjatë qeramike me
madhësi mesatare.
Trazojeni disa herë gjatë skuqjes për 3½ deri 4½ minuta në 600 W.
Lëreni të qëndrojë për 2-3 minuta në furrë. Përdorni doreza gatimi kur ta nxirrni jashtë!
FG87SUG_OL_DE68-04559D-00_BG+HR+RO+SR+SQ+SL+HU+EN.indb 37
2019-01-10 2:52:15
Содержание FG87S
Страница 43: ...Бележка FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 51 34 ...
Страница 87: ...Bilješke FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 51 44 ...
Страница 131: ...Notă FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 51 54 ...
Страница 175: ...Beleška FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 05 ...
Страница 219: ...Shënime FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 15 ...
Страница 263: ...Beležke FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 25 ...
Страница 307: ...Jegyzet FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 36 ...
Страница 309: ...Microwave Oven User manual FG87S FG88S FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 1 2019 01 10 2 52 38 ...
Страница 351: ...Memo FG87SUG_OL_DE68 04559D 00_BG HR RO SR SQ SL HU EN indb 43 2019 01 10 2 52 46 ...