
22
PËRSHKRIMI I PUNËS
PARALAJMËRIM:
•
Përpara se të lidhni fshesën në prizë, sigurohuni
gjithmonë që të jetë e fikur.
Vendosja e fshesës në
prizë kur është e ndezur mund të shkaktojë nisje të
papritur dhe mund të shkaktojë lëndim personal.
Veprimi i ndërrimit
Fig.1
Për ta ndezur fshesën, rrotulloni levën e çelësit në
pozicionin "I". Për ta ndaluar, rrotulloni levën e çelësit në
pozicionin "O".
Fig.2
Forca thithëse mund të rregullohet sipas nevojës suaj të
punës.
Forca e thithjes mund të rritet duke rrotulluar dorezën e
rregullimit të forcës së thithjes nga simboli
në
simbolin
.
Gjithashtu, vendosni çelësin e zgjedhjes së diametrit të
tubit sipas diametrit të tubit që do të përdorni.
Çelësi i zgjedhjes së diametrit të tubit
Rrotulloni drejtimin e çelësit sipas tubit që përdorni.
SHËNIM:
Mos e vendosni çelësin në mes. Gjithmonë kthejeni në
njërën nga anët sipas diametrit të tubit.
Sinjali akustik paralajmërues
Ka dy lloje tingujsh akustikë sinjalizues. Njëri është me
sinjale akustikë të shkurtër dhe tjetri me sinjal akustik të
gjatë.
Kur shpejtësia e rrymës së ajrit bie nën 20 m/s, fshesa
lëshon sinjale akustikë të shkurtër për arsye sigurie. Kur
të tingëllojë, kontrolloni çelësin e zgjedhjes së diametrit
të tubit ose nëse forca e thithjes është shumë e ulët.
Nëse sinjalet vazhdojnë, kryeni mirëmbajtjen ose
kërkoni informacion në qendrën lokale të shërbimit.
Kur depozita mbushet plot me lëng, fshesa lëshon një
sinjal paralajmërues akustik të gjatë.
Kur depozita mbushet dhe sinjali tingëllon, fikeni
fshesën dhe zbrazni depozitën.
Lidhja e veglave elektrike
PARALAJMËRIM:
•
Sigurohuni që fshesa dhe vegla elektrike të jenë fikur
të dyja përpara se ta lidhni ose shkëputni. Lidhja e
veglës elektrike me fshesën kur janë të dyja të ndezura
mund të sjellë nisje të papritur dhe të menjëhershme,
që mund shkaktojë lëndim të rëndë personal.
•
Mos lidhni kurrë një vegël elektrike me fuqi hyrëse që
tejkalon parametrat e specifikuara në seksionin
“SPECIFIKIMET” në prizën e fshesës duke rrotulluar
çelësin e rregullimit të forcës së thithjes. Lidhja e veglës
elektrike që tejkalon fuqinë hyrëse të specifikuar mund
të shkaktojë mbinxehje dhe dëmtim të fshesës.
•
Kur të lidhni një vegël të tokëzuar, fusni një spinë
me pllakë tokëzimi në prizën e fshesës.
Fshesa mund të lidhet me një vegël elektrike me fuqinë
hyrëse që tregohet në seksionin “SPECIFIKIMET”.
Fig.3
Fig.4
1.
Për të lidhur një vegël elektrike, ngrini kapakun e
prizës dhe fusni spinën e veglës elektrike në
prizën e fshesës.
Fig.5
2. Kur lidhni një vegël elektrike, siguroni kordonin
elektrik dhe tubin me anë të rripave të tubit në
largësi normale. Parandalon ngatërrimin e tubit
me kordonin elektrik.
3.
Rrotullojeni levën e çelësit në pozicionin “AUTO”.
4.
Lëvizni dorezën e rregullimit të forcës thithëse në
pozicionin e saktë për fuqinë hyrëse të veglës
elektrike që do të përdorni.
5. Ndezja dhe fikja e veglës elektrike të lidhur
njëkohësisht fik dhe ndez edhe fshesën. Fshesa
vazhdon të punojë edhe për pak sekonda pas
fikjes së veglës elektrike.
6. Pas përdorimit, shkëpusni veglën elektrike nga
priza e fshesës.
7.
Fikeni fshesën pas përdorimit.
Ndalimi i thithjes automatike gjatë punës së
thithjes
PARALAJMËRIM:
•
Mos thithni shkumë ose lëng sapuni.
Thithja e
shkumës ose e lëngut të sapunit mund të
shkaktojë daljen e shkumës nga tubat e ajrit para
se të aktivizohet ndalimi i thithjes automatike.
Vazhdimi i përdorimit në këto kushte mund të
shkaktojë goditje elektrike dhe prishje të fshesës.
Kur thithet më shumë ujë se ç’duhet, fshesa ka një
mekanizëm që parandalon hyrjen e ujit në motor.
Kur depozita është mbushur plot me lëng, fshesa
lëshon një sinjal paralajmërues akustik të gjatë. Fikni
fshesën dhe pastroni depozitën kur të tingëllojë sinjali.
Përdorimi i bazamentit mbajtës
KUJDES:
•
Bëni kujdes që të mos zini gishtat kur të
mbyllni bazamentin mbajtës.
Nëse nuk e bëni
këtë, mund të pësoni lëndim personal.
NJOFTIM:
•
Mos ushtroni forcë të tepërt në bazamentin
mbajtës. Forca e tepërt në bazamentin mbajtës
mund të dëmtojë bazamentin mbajtës. Mbylleni
bazamentin mbajtës kur nuk është në përdorim.
Hapja e bazamentit mbajtës mundëson përdorimet e
mëposhtme.