34
2.
Kontrolloni gjithmonë që pajisja të jetë e sigurt për
përdorim para se ta përdorni. Kontrolloni sigurinë e
veglës prerëse, të mbrojtëses dhe levës/këmbëzës
së çelësit për veprim të lehtë dhe të duhur.
Kontrolloni që dorezat të jenë të pastra dhe të thata
dhe testoni funksionin e ndezjes/fikjes.
3.
Kontrolloni pjesët e dëmtuara përpara përdorimit
të mëtejshëm të pajisjes. Mbrojtësja ose ndonjë
pjesë tjetër që është dëmtuar duhet të
kontrollohet me kujdes për të përcaktuar që
punon siç duhet dhe kryen funksionin e synuar.
Kontrolloni bashkërenditjen e pjesëve lëvizëse,
lidhjen e pjesëve lëvizëse, prishjen e pjesëve,
montimin dhe ndonjë rrethanë tjetër që mund të
ndikojë në funksionimin e saj. Mbrojtësja ose
ndonjë pjesë tjetër e dëmtuar duhet të riparohet
siç duhet ose të ndërrohet nga qendra jonë e
autorizuar e shërbimit, përveçse udhëzohet
ndryshe diku tjetër në manual.
4. Ndizeni motorin vetëm kur t’i keni duart dhe
këmbët larg veglës prerëse.
5. Para se ta ndizni, sigurohuni që vegla prerëse
nuk prek objekte të tjera.
Metoda e përdorimit
1. Përdoreni pajisjen vetëm në vende me shumë
dritë dhe pamje të mirë. Gjatë stinës së dimrit
bëni kujdes nga zonat e rrëshqitshme ose të
lagështa, akulli dhe dëbora (rrezik rrëshqitjeje).
Sigurohuni gjithnjë të shkelni mirë në rrëpira dhe
të mos vraponi, por të ecni.
2.
Bëni kujdes të mos lëndoni këmbët dhe duart me
veglën prerëse.
3. Mos qëndroni asnjëherë mbi shkallë dhe të
përdorni pajisjen.
4.
Mos hipni asnjëherë në pemë për të kryer prerje
me pajisjen.
5.
Mos punoni asnjëherë në sipërfaqe të paqëndrueshme.
6.
Hiqni rërën, gurët, gozhdët etj. që gjenden brenda
zonës së punës. Copëzat e huaja mund ta
dëmtojnë veglën prerëse dhe mund të shkaktojnë
kundërveprime të rrezikshme.
7. Nëse vegla prerëse godet gurë ose objekte të
tjera të forta, fikeni menjëherë motorin dhe
kontrolloni veglën prerëse.
8. Inspektojeni veglën prerëse në intervale të
shkurtra të rregullta për dëmtim (zbulimi i krisjeve
të vogla me anë të testit të zhurmës së trokitjes).
9.
Përpara fillimit të prerjes, vegla prerëse duhet të
ketë arritur shpejtësi të plotë pune.
10. Vegla prerëse duhet të pajiset me mbrojtësen e duhur.
Mos e përdorni asnjëherë pajisjen me mbrojtëse të
dëmtuara ose pa i vendosur mbrojtëset në vend!
11. Të gjitha instalimet mbrojtëse dhe mbrojtëset që
ofrohen me pajisjen duhet të përdoren gjatë punës.
12. Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë nga pajisja:
−
kur e lini pajisjen pa mbikëqyrje;
−
përpara pastrimit të një bllokimi;
−
përpara se të kontrolloni, pastroni apo të
kryeni punë në pajisje;
−
pasi të keni goditur objekte të huaja;
−
kur pajisja fillon të dridhet në mënyrë jonormale.
13. Sigurohuni gjithmonë që vrimat e ajrosjes të
mbahen të pastra nga papastërtitë.
14. Pjesët prerëse vazhdojnë të punojnë pas fikjes së
motorit.
Veglat prerëse
1. Përdorni vetëm veglën e duhur prerëse për
punën që po kryeni.
Udhëzimet për mirëmbajtjen
1. Përpara fillimit të punës duhet të kontrollohet
gjendja e pajisjes, në veçanti ajo e veglës prerëse
dhe e pajisjeve mbrojtëse.
2.
Fikni motorin dhe hiqni kutinë e baterisë përpara se
të kryeni mirëmbajtje, duke ndërruar veglat prerëse
ose duke pastruar pajisjen ose veglën prerëse.
3. Kontrolloni kapëset e liruara dhe pjesët e
dëmtuara si p.sh. krisjet në shtojcat prerëse.
4.
Ndiqni udhëzimet për lubrifikimin dhe ndërrimin e
aksesorëve.
5.
Kur nuk e përdorni pajisjen, ruajeni brenda në një
vend të thatë dhe të lartë ose të kyçur, larg fëmijëve.
Pastrojeni dhe kryeni mirëmbajtje përpara ruajtjes.
6. Përdorni vetëm pjesë ndërrimi dhe aksesorë të
rekomanduar nga prodhuesi.
7. Inspektoni dhe kryeni mirëmbajtje të pajisjes
rregullisht, veçanërisht përpara/pas përdorimit.
Riparojeni pajisjen vetëm në qendrën tonë të
autorizuar të shërbimit.
8.
Mbajini dorezat të thata, të pastra dhe pa vaj dhe
graso.
RUAJENI PËR REFERIM NË TË
ARDHMEN
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
ENC009-3
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
PËR SIGURINË
PËR KUTINË E BATERISË
1.
Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2.
Mos e hiqni kutinë e baterisë.