32
ENH003-15
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në
Makita deklaron që makineria(të) e mëposhtme:
Emërtimi i makinerisë:
Gërshërët me bateri të barit
Nr. i modelit/ Lloji: UH200D
Pajtohet me direktivën evropiane të mëposhtme:
2006/42/KE
Ato janë prodhuar konform standardit ose dokumenteve
të standardizuara si vijon:
EN60335, EN60745
Skedari teknik konform direktivës 2006/42/KE
disponohet nga:
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
30.9.2015
000331
Yasushi Fukaya
Drejtor
Makita, Jan-Baptist Vinkstraat 2, 3070, Belgjikë
GEA010-1
Paralajmërimet e përgjithshme
për sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM Lexoni të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për sigurinë.
Mosndjekja e
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të rezultojë në
goditje elektrike, zjarr dhe/ose dëmtim serioz.
Ruajini të gjitha paralajmërimet dhe
udhëzimet për të ardhmen.
GEB062-5
PARALAJMËRIME SIGURIE PËR
PRERËSIN ME BATERI TË
SHKURREVE
1.
Mbajini të gjitha pjesët e trupit larg diskut të
prerësit. Mos e largoni materialin e prerë dhe mos
e mbani materialin që do të prisni kur disqet janë
në lëvizje. Sigurohuni që çelësi të jetë i fikur kur
pastroni materiale të ngecura.
Një moment
pakujdesie gjatë përdorimit të prerësit të shkurreve
mund të shkaktojë lëndim të rëndë personal.
2.
Mbajeni prerësin e shkurreve nga doreza me
diskun e prerësit të ndaluar. Vendosni gjithmonë
kapakun e pajisjes prerëse gjatë transportimit
ose ruajtjes së prerësit të shkurreve.
Përdorimi i
duhur i prerësit të shkurreve pakëson lëndimin e
mundshëm personal nga disqet e prerësit.
3.
Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet e
izoluara të kapjes sepse disku i prerësit mund
të prekë tela të fshehur.
Disqet e prerësit që
prekin tel me rrymë mund të elektrizojnë pjesët e
ekspozuara metalike të veglës elektrike dhe
mund t’i japin punëtorit goditje elektrike.
4.
Mos e përdorni prerësin e shkurreve në shi ose
në kushte shumë të lagështa. Motori elektrik nuk
është rezistues ndaj ujit.
5. Përdoruesit fillestarë duhet të kenë pranë një
përdorues me përvojë të prerësit të shkurreve që
t'u tregojë si përdoret prerësi.
6. Prerësi i shkurreve nuk duhet të përdoret nga
fëmijët ose nga personat nën 18 vjeç. Të rinjtë
mbi 16 vjeç mund të përjashtohen nga ky kufizim
nëse trajnohen nën mbikëqyrjen e një eksperti.
7.
Përdoreni prerësin e shkurreve vetëm nëse jeni në
gjendje të mirë fizike. Vëmendja reduktohet nëse
jeni të lodhur. Tregohuni veçanërisht të kujdesshëm
në fund të ditës së punës. Kryejini të gjitha punët me
qetësi dhe kujdes. Përdoruesi është përgjegjës për
të gjitha dëmtimet ndaj palëve të treta.
8.
Asnjëherë mos e përdorni prerësin nën ndikimin e
alkoolit, drogave ose mjekimeve.
9.
Dorezat e punës prej lëkure të fortë janë pjesë e
pajisjeve bazë të prerësit të shkurreve dhe duhet të
vishen gjithmonë gjatë përdorimit të tij. Mbani
gjithashtu këpucë të forta me shuall kundër rrëshqitjes.
10. Përpara se të filloni punën, kontrolloni për t’u
siguruar që prerësi është në gjendje pune të mirë
dhe të sigurt. Sigurohuni që mbrojtëset janë
vendosur siç duhet. Prerësi i shkurreve nuk duhet
të përdoret nëse nuk është montuar plotësisht.
11. Sigurohuni që keni mbështetje të sigurt të
këmbëve përpara se të filloni punën.
12. Mbajeni veglën fort gjatë përdorimit.
13. Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
14. Fikeni menjëherë motorin dhe hiqni kutinë e
baterisë nëse prerësi prek ndonjë gardh ose objekt
tjetër të fortë. Kontrollojeni prerësin për dëmtime
dhe nëse është dëmtuar, riparojeni menjëherë.
15. Fikeni gjithmonë prerësin dhe hiqni kutinë e baterisë
përpara se të kontrolloni prerësin, të ndreqni defektet
ose të hiqni materiale të ngecura te prerësi.
16. Fikeni gjithmonë prerësin dhe hiqni kutinë e
baterisë përpara se të kryeni mirëmbajtje.
17. Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë dhe vendoseni
kapakun e disqeve mbi disqet e prerësit gjatë lëvizjes
së prerësit të shkurreve në një vend tjetër apo gjatë
punës. Asnjëherë mos e mbani ose e transportoni
prerësin ndërkohë që prerësi është duke lëvizur. Mos
e kapni asnjëherë prerësin me duar.
18. Pastrojeni prerësin e shkurreve dhe sidomos
prerësin pas përdorimit dhe përpara se ta ruani
prerësin për periudha të gjata kohore. Lyeni
prerësin pak me vaj dhe vendosni kapakun.
Kapaku i dhënë me njësinë mund të varet në mur,
duke ofruar një mënyrë të sigurt dhe praktike
ruajtjeje të prerësit të shkurreve.