18
ALBANIAN
Paralajmërime sigurie për makinën
buzëprerëse
1.
Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet e izoluara
të kapjes sepse prerësi mund të prekë kordonin
e tij.
Prerja e një teli me rrymë mund të elektrizojë
pjesët metalike të ekspozuara të veglës elektrike
dhe mund t’i japë punëtorit goditje elektrike.
2.
Përdorni morseta ose ndonjë mënyrë tjetër praktike për
ta siguruar dhe për ta mbështetur materialin e punës
në një platformë të qëndrueshme.
Mbajtja e materialit me
dorë ose përkundrejt trupit tuaj e lë atë të paqëndrueshëm
dhe mund të shkaktojë humbje të kontrollit.
3.
Mbani mbrojtëse për dëgjimin gjatë periudhave
të tejzgjatura të përdorimit.
4.
Mbajini puntot e makinës buzëprerëse me
shumë kujdes.
5.
Kontrolloni punton e makinës buzëprerëse me kujdes
për krisje ose dëmtim përpara përdorimit. Zëvendësoni
menjëherë punton e krisur ose të dëmtuar.
6.
Shmangni prerjen e gozhdëve. Kontrolloni
për gozhdë dhe hiqini të gjitha nga materiali i
punës përpara përdorimit.
7.
Mbajeni veglën fort.
8.
Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
9.
Sigurohuni që puntoja e makinës buzëprerëse të mos
e prekë materialin e punës përpara se të ndizet çelësi.
10.
Përpara se të përdorni veglën mbi një material
aktual, lëreni të punojë për ca kohë. Bëni kujdes
nga dridhjet ose lëkundjet që mund të tregojnë
se puntoja nuk është vendosur siç duhet.
11.
Bëni kujdes nga drejtimi i rrotullimit të puntos së
makinës buzëprerëse dhe nga drejtimi i shtyrjes.
12.
Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
13.
Gjithmonë fikeni veglën dhe prisni që puntoja
e makinës buzëprerëse të ndalojë plotësisht
përpara se ta hiqni veglën nga materiali i punës.
14.
Mos e prekni punton e makinës buzëprerëse
menjëherë pas punës; mund të jetë shumë e
nxehtë dhe mund t’ju djegë lëkurën.
15.
Mos e lyeni me pakujdesi bazën e veglës me
hollues, benzinë, vaj ose të tjera si këto. Ato
mund të shkaktojnë krisje të bazës së veglës.
16.
Përdorni punto makine buzëprerëse me diametër të
duhur të bishtit që i përshtatet shpejtësisë së veglës.
17.
Disa materiale përmbajnë kimikate që mund të
jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni thithjen
e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën. Ndiqni të
dhënat e sigurisë nga furnizuesi i materialit.
18.
Përdorni gjithmonë maskën kundër pluhurit/
respiratorin e duhur për materialin dhe për
aplikacionin me të cilët po punoni.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose
familjarizimi me produktin (të fituara nga përdorimi
i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin me përpikëri
të rregullave të sigurisë për produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund të
shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
është fikur dhe hequr nga korrenti përpara se ta
rregulloni apo t’i kontrolloni funksionet.
Rregullimi i pjesës së dalë të puntos
së makinës buzëprerëse
Për të rregulluar pjesën e dalë të puntos lironi vidën
shtrënguese dhe lëvizni bazën e veglës lart ose poshtë
sipas dëshirës. Pasi ta keni rregulluar, shtrëngoni fort
vidën shtrënguese për të siguruar bazën e veglës.
►
Fig.1:
1.
Baza
2.
Shkalla
3.
Dalja e puntos
4.
Vida
e mbërthimit
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se të lidhni veglën me
korrentin, sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë fikur.
Për ta ndezur veglën, lëvizeni levën e çelësit drejt
pozicionit I. Për ta ndaluar veglën, lëvizeni levën e
çelësit drejt pozicionit O.
►
Fig.2:
1.
Leva e çelësit
MONTIMI
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është
fikur dhe hequr nga korrenti përpara se të bëni
ndonjë punë mbi të.
Instalimi ose heqja e puntos së
makinës buzëprerëse
KUJDES:
Mos e shtrëngoni dadon unazë pa
futur punton e makinës buzëprerëse përndryshe koni
në formë unaze do të thyhet.
KUJDES:
Gjithmonë përdorni çelësat që ofrohen
bashkë me veglën.
Futni punton e makinës buzëprerëse deri në fund në mandrino
dhe shtrëngojeni fort dadon e mandrinos me dy çelësa. Për ta
hequr punton, ndiqni procedurën e anasjellë të instalimit.
►
Fig.3:
1.
Lirimi
2.
Shtrëngimi
3.
Mbajtja
PËRDORIMI
KUJDES:
Gjithmonë mbajeni fort veglën me njërën
dorë në trupin e saj. Mos e prekni pjesën metalike.
KUJDES:
Meqë prerja e tepërt mund të shkaktojë
mbingarkim të motorit ose vështirësi në kontrollin e
veglës, thellësia e prerjes nuk duhet të jetë më e madhe
se 3 mm për çdo kalim gjatë prerjes së kanaleve. Nëse
dëshironi të prisni kanale me thellësi mbi 3 mm, bëni disa
duar me parametra gradualë më të thellë të puntos.
Содержание M3700
Страница 2: ...1 2 3 4 Fig 1 1 Fig 2 1 2 3 Fig 3 Fig 4 1 2 3 4 4 2 Fig 5 1 2 3 4 Fig 6 Fig 7 2 3 1 Fig 8 2 ...
Страница 4: ...1 2 3 Fig 17 Fig 18 1 A B 2 3 4 Fig 19 1 2 3 Fig 20 1 Fig 21 1 Fig 22 Fig 23 R Fig 24 4 ...
Страница 5: ...Fig 25 Fig 26 Fig 27 Fig 28 Fig 29 Fig 30 Fig 31 Fig 32 5 ...
Страница 6: ...Fig 33 Fig 34 Fig 35 Fig 36 6 ...