![Makita KP0810 Скачать руководство пользователя страница 23](http://html.mh-extra.com/html/makita/kp0810/kp0810_instruction-manual_229089023.webp)
23
Për parametra të saktë të thikës së
zdrukthimit
Sipërfaqja e zdrukthimit do të jetë e ashpër dhe jo
uniforme nëse thika nuk vendoset siç duhet dhe në
mënyrë të sigurt. Thika duhet të montohet në mënyrë të
tillë që skaji i prerjes është në nivel absolut, pra, paralel
me sipërfaqen e bazës së pasme.
Referojuni disa shembujve më poshtë për parametrat e
saktë dhe të jo të saktë.
(A)
(B)
(B)
(A)
(B)
(A)
(A) Baza e përparme (Ferrota e lëvizshme)
(B) Baza e pasme (Ferrota e palëvizshme)
Vendosja e duhur
Çarjet në sipërfaqe
Matja në fillim
Matja në fund
Edhe pse kjo anë nuk mund ta
shfaqë, tehet e fletëve lëvizin në
mënyrë të përkryer paralelisht
me sipërfaqen e bazës së
pasme.
Shkaku: Njëra ose të dyja fletët nuk
e kanë tehun paralel me
vijën e bazës së pasme.
Shkaku: Njëri ose të dy tehet e
fletëve nuk del
mjaftueshëm në vijën e
bazës së pasme.
Shkaku: Njëri ose të dy tehet e
fletëve del shumë larg vijës
së bazës së pasme.
EN0004-1
Ndryshoni drejtimin e shkarkimit të ciflave
Fig.10
Drejtimi i shkarkimit të ciflave mund të ndryshohet
djathtas ose majtas. Për të ndryshuar drejtimin tërhiqni
bllokuesin ndërkohë që e rrotulloni pak mbrapsht dhe e
vendosni në një nga dy hapësirat në anën e kundër të
shkarkimit të ciflave në mënyrë që pjesa e futur të
përshtatet me pjesën e dalë.
Fig.11
Qesja e pluhurit (aksesor)
Fig.12
Vendosni qesen e pluhurit në vrimën ku shkarkohen
ciflat. Vrima ku shkarkohen ciflat vjen duke u ngushtuar.
Kur vendosni qesen e pluhurit shtyjeni me forcë drejt
vrimës ku shkarkohen ciflat deri në fund për të
parandaluar rënien e saj gjatë punës.
Kur qesja e pluhurit të jetë afërsisht gjysmë e mbushur,
hiqeni qesen e pluhurit nga vegla dhe hiqeni
mbërthyesin. Boshatiseni qesen e pluhurit duke e
goditur lehtë që të hiqni grimcat që janë ngjitur nga
brenda, të cilat mund të vështirësojnë mbledhjen e
mëtejshme të pluhurit.
Fig.13
SHËNIM:
•
Nëse e lidhni këtë vegël me një fshesë me korrent
Makita, puna e kryer mund të rezultojë më efikase
dhe më e pastër.
Lidhja me një fshesë me korrent
Fig.14
Kur dëshironi të kryeni zdrukthim të pastër, lidhni një
fshesë me korrent Makita me veglën tuaj. Më pas, lidhni
tubin e fshesës me korrent në vrimën ku shkarkohen
ciflat, siç tregohet në figurë.
Bërryli (aksesor opsional)
Fig.15
Përdorimi i një bërryli bën që të kryhet një punë më e
mirë me ndërrimin e drejtimit të shkarkuesit të ciflave.
Vendosni bërrylin (aksesor opsional) në vegël thjesht
duke e rrëshqitur mbi të. Për ta hequr vetëm tërhiqeni.
Содержание KP0810
Страница 4: ...4 b a 1 25 007828 1 26 002588 1 2 3 4 5 27 002589 28 002590 1 29 001145 1 2 30 007651 1 31 007652 ...
Страница 77: ...77 ...
Страница 78: ...78 ...
Страница 79: ...79 ...
Страница 80: ...80 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 884693A960 ...