
26 SHQIP
Ndezja e llambës së përparme
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose
burimin e dritës.
Për ta ndezur llambën, shtypni butonin e bllokimit/
zhbllokimit. Për ta fikur llambën, shtypni sërish butonin
e bllokimit/zhbllokimit.
VINI RE:
Kur vegla mbinxehet, llamba pulson.
Lëreni veglën që të ftohet plotësisht përpara se ta
përdorni veglën sërish.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të mos
gërvishtni lentet e llambës, në të kundërt ajo do të ulë
ndriçimin.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
►
Fig.5:
1.
Disku i rregullimit të shpejtësisë
Shpejtësia e veglës mund të rregullohet duke rrotulluar
diskun e rregullimit të shpejtësisë. Mund të caktoni
shpejtësinë më të lartë në 5 dhe shpejtësinë më të ulët në 1.
Referojuni tabelës për të përzgjedhur shpejtësinë e duhur
për materialin që do të pritet. Megjithatë, shpejtësia
e përshtatshme mund të ndryshojë sipas llojit ose
trashësisë së materialit. Në përgjithësi shpejtësia më e
lartë ju lejon që t’i prisni materialet më shpejt, por në këtë
mënyrë jetëgjatësia e shërbimit të fletës do të ulet.
Materiali i punës
Numri
Dru
4 - 5
Çelik i butë
3 - 5
Inoks
3 - 4
Alumin
3 - 5
Plastikë
1 - 4
VINI RE:
Kur ndryshohet disku i shpejtësisë
nga “5” në “1”, rrotullojeni diskun në drejtim
të kundërt të akrepave të orës. Mos e rrotulloni
diskun në drejtim të akrepave të orës me forcë.
Funksioni elektronik
Vegla është e pajisur me funksione elektronike për
përdorim të lehtë.
•
Nisja e butë
Funksioni i nisjes së butë minimizon tronditjen
gjatë nisjes dhe bën që vegla të niset pa
probleme.
•
Rrotullim i butë pa ngarkesë
Për të reduktuar dridhjen dhe për të
bashkërenditur fletën e sharrës për punime në
forma me vijën e prerjes lehtësisht, vegla redukton
automatikisht shpejtësinë e rrotullimit derisa
vegla të nisë prerjen e materialit të punës kur
disku i rregullimit të shpejtësisë është vendosur
në pozicionin 2 ose më shumë. Pasi vegla të nisë
prerjen e materialit të punës, shpejtësia e veglës
arrin në shpejtësinë e paracaktuar dhe e ruan
shpejtësinë derisa vegla të ndalojë.
SHËNIM:
Kur temperatura është e ulët, ky funksion
mund të mos jetë i disponueshëm.
Çaktivizimi i funksionit të rrotullimit
të butë pa ngarkesë
Për të çaktivizuar funksionin e rrotullimit të butë pa
ngarkesë, ndiqni hapat e mëposhtëm.
1.
Sigurohuni që vegla të jetë e fikur.
2.
Vendoseni diskun e rregullimit të shpejtësisë në “1”.
3.
Shtypni butonin e bllokimit/zhbllokimit për të
ndezur veglën.
4.
Vendosni diskun e rregullimit të shpejtësisë në “5”
duke e rrotulluar atë dhe më pas vendoseni në “1” duke
e kthyer prapa.
Llamba pulson dy herë për të treguar se është
çaktivizuar funksioni i rrotullimit pa ngarkesë. Për
ta aktivizuar sërish këtë funksion, kryeni të njëjtën
procedurë sërish.
SHËNIM:
Nëse funksioni i rrotullimit të butë pa
ngarkesë çaktivizohet, llamba pulson dy herë kur
vegla fiket.
SHËNIM:
Gjithashtu mund ta aktivizoni ose
çaktivizoni funksionin e rrotullimit pa ngarkesë duke
ndryshuar diskun e rregullimit të shpejtësisë nga “5”
në “1” dhe duke e ndryshuar nga “1” në “5”.
MONTIMI
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla
të jetë e fikur dhe kutia e baterisë të jetë hequr
përpara se të kryeni ndonjë punë në vegël.
Instalimi ose heqja e tehut të
sharrës për punime në forma
KUJDES:
Pastroni gjithmonë të gjitha ashklat
ose lëndët e huaja që ngjitin në tehun e sharrës
për punime në forma dhe/ose në mbajtësen e
tehut.
Moskryerja e këtij veprimi mund të rezultojë në
shtrëngimin e pamjaftueshëm të tehut, duke çuar në
lëndim të rëndë të personit.
KUJDES:
Mos e prekni tehun e sharrës
për punime në forma apo materialin e punës
menjëherë pas kryerjes së punës.
Ato mund të
jenë jashtëzakonisht të nxehta dhe mund t’ju djegin
lëkurën.
KUJDES:
Fiksojeni gjithmonë fort tehun
e sharrës për punime në forma.
Shtrëngimi i
pamjaftueshëm i tehut mund të shkaktojë thyerje të
tehut ose lëndim të rëndë të personit.
KUJDES:
Përdorni vetëm tehe të llojit B të
sharrës për punime në forma.
Përdorimi i teheve të
tjera, përveç llojit B, bën që tehu të mos shtrëngohet
mjaftueshëm, duke çuar kështu në lëndim të rëndë
të personit.
KUJDES:
Kur hiqni fletën e sharrës për
punime në forma, kini kujdes të mos lëndoni
gishtat me pjesën e sipërme të fletës ose me
majat e materialit të punës.
Содержание JV102D
Страница 2: ...1 2 3 Fig 1 1 2 Fig 2 1 Fig 3 1 2 Fig 4 1 Fig 5 1 2 3 Fig 6 1 2 Fig 7 1 2 Fig 8 2 ...
Страница 3: ...1 2 Fig 9 1 2 Fig 10 Fig 11 1 2 3 Fig 12 1 2 Fig 13 1 2 3 Fig 14 Fig 15 Fig 16 3 ...
Страница 4: ...Fig 17 1 Fig 18 1 Fig 19 1 Fig 20 1 2 Fig 21 4 ...
Страница 5: ...Fig 22 1 Fig 23 1 2 3 4 Fig 24 1 Fig 25 1 2 3 4 Fig 26 1 2 Fig 27 1 2 Fig 28 2 1 Fig 29 5 ...
Страница 6: ...1 2 3 Fig 30 6 ...