14
MIRËMBAJTJA
KUJDES:
•
Sigurohuni gjithnjë që vegla të jetë fikur dhe të jetë
hequr nga korrenti përpara se të kryeni
inspektimin apo mirëmbajtjen.
•
Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë pastrimi,
hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund të
shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Vegla dhe ventilatorët e saj duhen mbajtur pastër.
Pastrojini rregullisht vrimat e ajrit të veglës ose kurdo që
nisin të bllokohen.
Jetëgjatësia e shërbimit të presës dhe
mprehësit
Ndërrojeni ose mpriheni presën dhe mprehësin pasi të
keni prerë material në gjatësitë që tregohen në tabelën
shoqëruese. Sigurisht, që jetëgjatësia e tyre varet nga
trashësia e materialit që pritet dhe kushtet e lubrifikimit.
Presa
Zëvendësojeni pas 150 m në fletën e çeliktë prej 3,2 mm
Mprehësi
Mpriheni pas 300 m në fletën e çeliktë prej 3,2 mm
006441
Në rastin kur procesi i prerjes vazhdon të jetë i dobët
edhe pasi keni ndërruar presën, atëherë mpriheni majën
mprehëse. Gërryeni tehun më të topitur që tregohet në
figurë duke përdorur gërryes. Pasi të keni gërryer mirë
pjesën e padobishme, lëmojeni me një gur lëmues.
Copat e mbetura duhet të kenë një gjerësi rreth 0,3 deri
në 0,4 mm.
Fig.9
Kur të vendosni majën mprehëse duhet të ruhet një
hapësirë prej 3,5 deri në 4,0 mm, duke vendosur një
ose të dyja rondelat e dhëna, siç tregohet në figurë.
Mosarritja e nivelit të duhur të hapësirës do të shkaktojë
dridhje gjatë punës.
Fig.10
KUJDES:
•
Fiksojini vidat me kujdes. Një vidë e pa shtrënguar
mirë mund të shkaktojë thyerjen e veglës gjatë
punës.
SHËNIM:
•
Maja mprehëse mund të mprihet deri në dy herë.
Pas dy mprehjesh ajo duhet të zëvendësohet me
një majë mprehëse të re.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.11
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Fig.12
Përdorni kaçavidë për të hequr kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave. Hiqni karbonçinat e konsumuara, futni të
rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të tyre.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
•
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
•
Mprehësi
•
Presa
•
Çelësi hekzagonal
•
Çelësi 50
•
Rondela e rregullimit të lartësisë së mprehësit
SHËNIM:
•
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.
Содержание JN3201
Страница 43: ...43 ...
Страница 44: ...44 Makita Corporation Anjo Aichi Japan www makita com 885172 961 ...