22
30.
Mos i ndaloni fletët e sharrës duke ushtruar
forcë anësore mbi to.
31.
Mos përdorni disqe abrazive.
32.
Përdorni vetëm disk sharre me diametrin që
shënohet në vegël ose që specifikohet në
manual.
Përdorimi i një disku me madhësi jo të
duhur mund të ndikojë në mbrojtjen e
përshtatshme të diskut ose në funksionimin e
mbrojtëses, gjë e cila mund të shkaktojë lëndim
të rëndë personal.
33.
Mbajini fletët të mprehta dhe të pastra.
Pluhuri
i shpimit dhe palca e drurit të forcuara në fleta
ngadalësojnë sharrën dhe rrisin mundësinë e
zmbrapsjes. Mbani fletën të pastër, fillimisht duke
e hequr atë nga pajisja dhe pastaj duke e
pastruar me pastrues pluhurash dhe palce druri,
ujë ose vajgur. Asnjëherë mos përdorni benzinë.
34.
Mbani maskë kundër pluhurit dhe mbrojtëse
për dëgjimin gjatë përdorimit të pajisjes.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
•
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Rregullimi i thellësisë së prerjes
KUJDES:
•
Pas rregullimit të thellësisë së prerjes,
shtrëngojeni gjithnjë mirë levën.
Fig.1
Lironi levën në niveluesin e thellësisë dhe lëvizni bazën
lart ose poshtë. Siguroni bazën në thellësinë e
dëshiruar të prerjes duke shtrënguar levën.
Për prerje më të pastra, më të sigurta, vendoseni
thellësinë e prerjes në mënyrë të tillë që poshtë
materialit të punës të mos dalë më shumë se një dhëmb
i diskut. Përdorimi i thellësisë së saktë të prerjes
ndihmon në uljen e mundësisë për ZMBRAPSJE të
rrezikshme që mund të shkaktojnë lëndime personale.
Prerje me buzë
Fig.2
Fig.3
Lironi vidat shtrënguese. Caktoni këndin e dëshiruar (0°
- 45°) duke e anuar sipas rastit dhe më pas shtrëngoni
mirë vidat shtrënguese.
Shikimi
Fig.4
Për prerje të drejta, bashkërendisni pozicionin 0° në
pjesën e përparme të bazës me vijën e prerjes. Për
prerje me buzë 45° bashkërendisni pozicionin 45° me
vijën e prerjes.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
•
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
•
Mos e tërhiqni fort këmbëzën e çelësit pa shtypur
butonin e zhbllokimit. Kjo mund të shkaktojë
thyerjen e çelësit.
Fig.5
Për të shmangur tërheqjen aksidentale të çelësit, është
siguruar një buton zhbllokimi.
Për ta ndezur veglën, shtypni butonin e zhbllokimit dhe
tërhiqni çelësin. Lëshoni çelësin për ta ndaluar.
PARALAJMËRIM:
•
Për sigurinë tuaj, vegla është e pajisur me një
buton zhbllokimi, i cili parandalon ndezjen e
paqëllimshme të veglës. ASNJËHERË mos e
Содержание HS7601
Страница 78: ...78 ...
Страница 79: ...79 ...
Страница 80: ...80 www makita com Makita Jan Baptist Vinkstraat 2 3070 Belgium Makita Corporation Anjo Aichi Japan 885382 960 ...